FAKSIMILE / Kryebashkiaku i Tiranës lë nam: Kat shtesë për veten dhe 3.4 miliardë lekë tendera, 20 ditë para zgjedhjeve!

redaktor

E PËRDITËSUAR: Lulzim Basha ka firmosur një leje për të shtuar një kat të 13-të për veten në pallatin ku banon pranë stadiumit Qemal Stafa.

Banorët e pallatit që janë komshinj me Bashën, me siguri që do të përjetojnë një periudhë terrori akustik dhe jo vetëm derisa Basha të ndërtojë katin e 13 mbi ta, duke dhënë shembullin më të shëmtuar si bashkëqytetar dhe kryeqytetar.

Bie në sy fakti se nuk ka raste të tjera në Tiranë, ku të lejohet shtesë kati e një objekti ekzistues të kësaj lartësie.

Të bësh një shtesë në katin e 13 të një pallati duke qenë vetë kryetar bashkie, do të thotë ti japësh fund çdo morali për debat në një Tiranë ku ndërtimet dhe shtesat pa kriter po u marrin frymën njerëzve.

Kryebashkiaku ka rënë kështu në nivelin e lukunisë që  ka shndërruar Tiranën në një qytet pa hapësira publike dhe pa rregulla urbanistike.

Pas publikimit të faksimileve në orët e vona të mbrëmjes ka reaguar edhe zyra e shtypit e Bashkisë.

 

Kryebashkiaku firmos shtesë kati për veten (DOK 1)
Kryebashkiaku firmos shtesë kati për veten (DOK 1)
Kryebashkiaku firmos shtesë kati për veten (DOK 2)
Kryebashkiaku firmos shtesë kati për veten (DOK 2)

 

“Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë. Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij. Praktika në fjalë është publike, transparente dhe është kryer në përputhje me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, pas një komunikimi zyrtar me ILDKPI, e kontrolluar nga qeveria aktuale”, – thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Por nuk mbaron me kaq.

Ngjashëm me babëzinë e muajve të tranzitit të pushtetit pas humbjes së 23 Qershorit, në prag të largimit nga Bashkia e Tiranës, Lulzim Basha ka nxituar që brenda një muaji të zhvillojë tender për 7 projekte të ndryshme.

Dokumentat tregojnë që kryesisht janë rikualifikime urbane të blloqeve të pallateve dhe të trotuarëve.

“Dita” mëson se në total nga shtatë projektet për të cilat Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin llogariten në 337 milionë lekë të rinj, ose 3.37 miliardë..

 

1

 

2

 

1

 

4

Share This Article
39 Comments
  • ore ky e ka shtepine dupleks (shihni se e ka akuzuar Brace per dupleks dhe ashensor privat vitin e kaluar)
    E gjithë Tirana me moratoriuom për ndërtimet, e gjithë Tirana ndaloi ndërtimet, e gjithë Shqipëria ndaloi ndërtimet, por Lulzim Basha vajti një ditë në punë, pasi kishte 1 vit që rrinte në Hollandë dhe i dha leje Lulzim Bashën për të bërë katin e 13, aty ku ka apartamentin në katin e 12!!!!!!!!!
    Kur vetë kryetari i bashkisë ndërton vetë kur Tirana e ka të ndaluar ndërtimin dhe shton vetë kat, pyetja është si mund të jesh kaq i pafytyrë??????

      • P.d.eshte parti e krimit e zuzareve ete shkalurve,deri sa te jete gjalle monstra Berisha mos prisnibje nga kjo larti.Ky luli ,ky kopil i koopit ,me njezet surrate eshte nje kopje me keqe se e Sali vicidolit .Votojini keta ju qytetare Tiranas,se ne fund do tu marre malli per Kandaharin e Afganistanit

    • Lulezim korrupsioni nuk le gje pa bere. Cfare nuk pritet nga ky. Te njejten gje beri Lulezim basha kur ishte ne ministrine e trasporteve beri tenderin me te korruptuar qe ka njohur ndonjehere historia e shqtetit shqipetar Tenderin e rruges se Kukesit qe vetem e shifra te ekonomisteve dhe Vleresim te Prokuroise Ky lulezim basha akuzohej per te pakten 300 milione euro abuzime dhe vec te tjeradh nuk perfundoi ne burg por i shpetoi burgut si lepur me procedura dhe me gjyqetarete gjykates se larte.
      Prokuroria e Pergjitheshme te filloje menjehere hetimin dhe ta arrestoje per shkelje te rende te ligjit.

  • Fatkeqesia e PD-se dhe fati i popullit Shqiptar eshte nje dhe vetem nje.Edi Rama erdhi ne pushtet me vote.E me keq se kaq per PD-ne.Zgjedhjet i organizoi Saliu.President ishte Bujar Nishani(Zhvejku i Saliut).Kryeprokuror ishte Llalla i emeruar nga po vete Saliu.Te gjitha keto sebashku sollen Ramen ne pushtet,me vote.Kjo ishte fatkeqesia me e madhe per Saliun dhe fati me i madh i Shqiptareve.Per nje arsye te thjeshte.Nje Qeveri e ardhur ne pushtet me vote,nuk mund te rrezohet ne asnje menyre tjeter pervecse me vote.Kjo e terbon Saliun dhe ja lidh duart e Krimit.Kjo e paralizon Banden e tij Kriminale.Sado te protestoje dhe te beje rremuje Sali Berisha,kjo do jete thjesht dhe vetem per te keqen e tij dhe te Kamikazeve te tij qe do nxjerre ne shesh.Nese Rama do kishte ardhur ne pushtet,me zgjedhje te organizuara nga vete Rama,at’here Berishovici,prej kohesh do i kishte vene zjarrin Shqiperise.Por e keqja e Dhendrrit te Serbise dhe vete Serbise eshte se Rama erdhi ne pushtet me vote,e madje me vote masive.Protestat e PD-se,nuk mund te kalojne cakun e protestes Demokratike.Nuk lejohet pikerisht nga ky fakt.Qeveria eshte e legjitimuar masivisht nepermjet votes se Shqiptareve.Madje me shumice derrmuese prej 60% te kolltuqeve te Parlamentit.Sali Berisha mbasi pranoi humbjend dhe dha dorheqjen si kryetar de-Jure i PD-se,diten tjeter menjehere ngriti akuzen se Rama-Meta kishin vjedhur votat.Arsyeja??Nuk mund te pranonte dot deri ne fund se iku nga pushteti me vote,sepse kjo i paralizon Doren Kriminale.Asnje qeveri Partnere e Shqiperise,nuk do pranoje kurre dhunen per te ardhur ne pushtet,pervec votes.Vetem vota dhe kurrsesi asnje mekanizem tjeter,mund te te sjelli ne pushtet.Sali Berisha e di kete me mire se kushdo tjeter.E di shume mire madje,qe Qeveria nuk mund te rrezohet.Por,per te mbajtur me shprese militantet e tij,kerkon te beje mitingje,ndoshta edhe te dhunshme,por kurrsesi per te ardhur ne pushtet me dhune.Protesta e te enjtes date 12 Mars,nuk eshte shenje force,por shenje e dobesise totale te PD-se.Frika e braktisjes perfundimtare nga votuesit,e detyron Saliun te tensionoje situaten.Votuesit e PD-se e dine se sa te jete gjalle Sali Berisha PD-ja nuk vjen dot ne pushtet.Saliu nepermjet protestave me tension shoqeror,kerkon qe ti binde per te kunderten.Kerkon te tregoje se ai vjen ne pushtet kur te deshiroje.Nese nuk verteton dot kete,PD-ja perfundon me 5% te votave ne rang Kombetar.Prandaj i dihuej me patjeter Filmi “Tomka dhe Shoket e tij”.

  • DIKUSH PO NA DASHUROHET KETU,,,, NUK E DI SE LIGJI PER GAY NE SHQIPERI ESHTE LEGALIZUAR? NE QOFTE SE JO, MUND TE SHKONI NE HOLLANDE ATY KU ESHTE RRITUR LULKA,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,……,,,,..,.,.,.,,.,, JETE TE LUMTUR DHE ME DJEM,,,,,,,,,,,,,,

    • TRAMI
      (ç`është? si është? ku është? A hahet?)
      Djali i vogël dëgjoi për herë të parë për tramin në një fushatë elektorale. Ngjasimi me një fjalë të pisët krijoi idenë tek ai se bëhej fjalë për diçka të ngjashme. “Do të ndërtojmë tramin……” mbajti mend vogëlushi dhe sepse iu fiksua ta përkthente në mendjen e tij me “ Do të ndërtojmë trapin…..”. Kishte dëgjuar nga babai se me trap kalohej lumi. Por çfarë ishte ky trapi që nuk ishte urë dhe ngjante me tramin. Vendosi të pyeste të atin, por kishte frikë. Kishte dëgjuar që “trap” thoshin të rriturit kur shanin njeri-tjetrin. Babai mund ta quante fjalë të pisët dhe pastaj mbas qortimeve do të fillonin pyetjet se ku dhe nga kush e kishte dëgjuar. U përpoq ta dëgjonte përsëri në televizor dhe vende të tjera, hapi librat se mos e gjente diku të shkruar por asgjë. Mbas shumë ngurimesh iu afrua babait dhe po i sillej rrotull sikur kërkonte diçka. I ati e pa me habi dhe kujtoi se do t`i kërkonte ndonjë ëmbëlsirë apo akullore. E pyeti përnjëherë:
      – A ke ngrënë drekë?
      -Po babi!
      -Do ndonjë ëmbëlsirë?
      -Jo babi!
      -Po akullore?
      -Jo babi!
      -Do ndonjë top futbolli të ri?
      -Jo babi!
      -Epo më thuaj çfarë do?
      -Asgjë!-tha djali ngurues.
      -Si asgjë? Më thuaj tani!-duket sikur e urdhëroi i ati.
      -Mirë babi, desha të di se kur nuk ka urë mbi lumë, me çfarë e kalojmë atë?
      -Po në çdo lumë ka ura!
      -Po kur nuk kishte?
      -Atëherë kalohej me barka apo me trap!
      Djali i gëzuar që i ati e tha vetë fjalën e pisët e pyeti tërë kërshëri e gjakim:
      -Babi çfarë është trapi?
      -Trapi është një gjë si barka , por më e madhe e me më shumë drurë të lidhura bashkë që munden të pluskojnë mbi ujë. Vendoseshin brenda në lumë dhe lidheshin në të dy anët e tij me një kavo që ishte një lloj teli i trashë e i fortë dhe me anë të tij kalohej në anën tjetër.
      -Qenka si autobusi me tela sipër që kemi parë në televizor!-tha djali.
      Babai e shikoi i habitur për krahasimin e goditur që gjeti djali i tij dhe pasi u mendua njëfarë kohe tha:
      -Ka njëfarë ngjashmërie ndërmjet trapit dhe tramit, sepse kështu quhet autobusi me kavo sipër që më përshkrove. Që të dy mjetet transportojnë njerëz dhe kanë kavo. Tek kavo e trapit përdoret energjia e duarve të njeriut ose një motor i vogël ndërsa tek trami përdoret energjia elektrike!
      Kur u përmend emri i tramit fytyra e djalit ishte në delir. Arriti tek ajo që donte pa asnjë qortim e nëse i ati i thoshte të mos thoshte fjalë të pista, do t`i kujtonte se ai e tha i pari.
      -Po mirë o babi, pse disa shajnë dhe thonë “trap”?
      Babai u ngrys në fytyrë.
      -Mos ta dëgjoj më atë fjalë të ndyrë. Atë e përdorin të mëdhenjtë jo të edukuar. Kur e themi si sharje ka kuptim të keq, ndërsa kur e përdorim si mjet të vjetër për të kaluar lumin ngjason me tramin që ta shpjegova si autobus që ecën mbi shina hekuri si tren dhe me kavo elektrike!
      -Po trami a është e lehtë të bëhet?
      -Ka ca punë, duhen shtruar shinat, zgjeruar rrugët, duhen vendosur kavot, duhen vënë semaforë të tjerë, dmth duhen shumë para.
      -Mos ta bëjnë me shina autubusin por të ecë me rrota- tha djali sikur bëri ndonjë zbulim.
      -Autobusi me rrota gome ka emër tjetër dhe quhet troley.
      Djali u habit dhe më tepër. E çorientuan gjithë këto terma të përafërt. “Tr-am”, “tr-ap”, “tr-oley”, të tëra me “tr” në fillim. Tani u sigurua në vetvete se të gjitha këto ishin njësoj sepse fillonin me “tr”. Mendja e tij filloi të punonte me superxhiro dhe iu shfaq përpara syve targa e Tiranës që e kishin të tërë autobusat. Atëherë çdo gjë iu bë e qartë. Të gjitha këto që fillonin me “tr” (tr-am, tr-ap, tr-oley) kishin të bënin me Tiranën, prandaj ai xhaxhi thoshte në televizor se do të ndërtonte në Tiranë një tram. Vendosi të pyeste të atin që të kuptonte fiks se kur do të ndërtohej sepse e kapi dëshira ta shihte sa më shpejt dhe donte të hipte e të bënte xhiro mbi të.
      -Babi, kur do të bëhet sepse dua të hipi e ta provoj!
      -Do vonojë shumë vjet bir. Mos prit! Të hipi babi tek lojërat, njësoj është!
      -Po atje kam hipur shumë herë. Unë dua ta provoj njëherë kur të bëhet. Do të pres kur ta bëjë ai xhaxhi.
      -Kush xhaxhi?-pyeti i ati tashmë i lodhur dhe me zë të shuar.
      -Ai xhaxhi në televizor ka thënë se “do të ndërtojmë tramin”!
      -Trapin ka për ta bërë tramin!-tha babai i nxehur.
      Fëmija i vogël e pa i trembur dhe nuk arrinte të kuptonte nëse ishte fjala për trapin mbi lumë apo atë trapin tjetër që përdorin të mëdhenjtë.

  • ……..qe Basha eshte skrement i ketij populli kjo dihet nga kohe,por sa skremente do ta ndjekin,kete do e shohim.

  • Lulja e hajnise vrasesi i kusarise….mallkimi i popullit do tju ze….shume shpejt…se s’ka Avni Rustema per ju o kriminele….Ka shume e mos na acarojne me krimet e tyre…se edhe populli nuk duhet ti shkoje pas sado leke te japi…e drogoheni…por kush shet vatane ,plumbin pas vehtes e ka…

  • Si mund te perfaqesoje popullin nje parti e cila ka humbur zgjedhjet ne menyre spetakolare dhe eshte ne opozite pikerisht sepse ishte e korruptuar nga te gjitha anet dhe kur drejtesia nuk funksiononte dhe sot akuzojne prokurorine qe keta vete e kane emeruar dhe qe varet nga presidenti…
    Sa sharlatan dhe naiv mund te jete dikush qe fyen intiligjencen e popullit Shqipetar ne kete menyre dhe qe fatkeqesisht “DREJTON” partin me te madhe Opozitare ….

  • ne shqiperi ka shume hajdute qe jane pjese e popullit) por nuk mund te perjashtosh nga populli nje te pasur.

    • Ore Endri, shume mire e ke ti, se edhe i pasuri eshte pjese e popullit.
      Por karakteristike e te pasurve ne Shqiperi, eshte se ata jane te gjithe HAJDUTE, se me 25 vjet pune, me cfardo biznesi qe te kesh, nuk eshte e lehte te behesh miliarder. Ketu fute pak ne pune matematiken, pra ne rastin kur behet fjale per PUNE e BIZNES te ndershem. Pra eshte tmerresisht e veshtire, ne mos e pamundur qe te behesh MILIARDER, ne radhet e te cileve, mese shumti jane te ardhur nga fshati, pra nuk kane patur ndonje baze a “trampoline” per te filluar biznesin e tyre. Pra i bije qe te jene HAJDUTE dhe hajdutet, sipas teje nuk duhet te futen ne POPULL. Reflekto Endri. Bye-bye.

  • Sa me shume shkrime per te keqiat qe i kane bere kombit tone keta kelysha Serbie. U shofte rraca e tyre bashke soj e sorollop plus Fevziu pasardhesi i mbret shkerdhates plus Pollo kuqi

  • Po çkeni me lulken o njerez?
    Ai nuk ka faj. Eshte thjeshte nje manekin. Kurdiset dhe flet per shtriganin e matrapazin sali. Eshte ne hall. Vertete ne hall. Dhe fatin e tij mos e paste njeri. Altopolant dhe figurant qe reciton tekstet qe i a jep çmendurisht nga pas saliu. Ne se nuk i zbaton e di shume mire se e pret fati i hajdarit, trebickes e olldashit…Natyrisht qe ka vene para nen pushtetin dhe hijen e berishes. madje ka vjdhe e grabitur si ato te rruges se kombit per familjen e viçidolasit. Dhe ka vrare. Eshte komplet ne spiralen e krimit nga ku nuk del dot. Berisha te enjten e do te vdekur per ta bere kurban qe ti shpetoje ndeshkimit te familjes se tij para drejtesise e cila po i a ngushton lakun. Skenari eshte i qarte per destabilizim se eshte menyra me te cilen do te rrafshoje gjithçkah si ai i vitit 98. Nje grusht shteti tipik.
    Lulkja i di mire dhe di ta lexoje po aq mire paranojen e babait te tij shpirteror. Natyrisht qe nuk ka as edhe gjume. Ne shqup ku ligjeron e pellet paranoja e Saliut para roboteve paloqe e ristan, figurina pa asnje personalitet, e kerkojne ore e çast dhe i servirin plane e skenare kobsjellese. Ne bashki e presin halle me te medha, projekte dhe pune te cilat as qe i ka realizuar qe kur erdhi ne krye te saj. U druhet mvartesve qe i rendisin çarçafe kerkesash nga banoret e qytetit dhe qe presin zgjidhje…Midis dy zjarresh. I kerkojne qe te flase edhe ne emer te popullit kur vete ai e di se te enjten nuk do ta ndjeki ai por disa horra e militante te thekur nga kamza, laçiane e qytete perreth te cileve saliu u ka ofruar edhe para. I ka blere per te realizuar skenarin e tij kobsjelles…
    E di mire qe aty para parlamentit do te shkrepen edhe arme dhe ai do te jete ne rradhen e pare. Trembet se mund qe te marre ndonje plumb anash ashtu si Broci ne 2 Prill, dhe nuk do ti gezoj milionat qe gezone sot ne rruge krejtesisht te pandershme, plus edhe ato qe i a ka “dhuruar” saliu, babai i Gites, shoqes se tij te ngushte, por qe tani i a kerkon “nderin” deri ne fund.
    Vertete hall
    Nga ana tjeter e akuzon mazhoranca ne media e kudo. I kujtojne vrasjet e vjedhjet. E telefonon trupi diplomatik qe kerkon te dije e te mesoje se cili do te jete qendrimi e mesazhi i opozites ne ate mejdan beteje ku saliu po therret antivleren shqiptare. Por Luli nuk di se çte thote sepse ai nuk ka asgje ne dore dhe nuk mundet qe te komandoje aspak. Eshte hije e nje shpirti te ikur me kohe nga kjo jete, nga ky realitet.
    Hall.
    Ndihmijeni ushtarin e bedelin perbetuar te familjes berisha, Lulezim Bashen

  • Argita ( Berisha ) Malltezi, ashtu si Lulezim Basha, deklaruan dikur se e kishin vene pasurine e tyre financiare ( afer 1 milion dollare ne ate kohe ) nga puna qe kishin bere ne Kosove si perkthyes dhe fakt-mbledhes per OKB. Kur nje gazete shqiptare e pyeti p[erfaqsuesin e OKB-se nese ishte e mundur qe nje individ qe punon per OKB per 5 vjet si perkthyes ose faktmbledhes mund te beje rreth nje milion dollare, perfaqsuesi i OKB-se u pergjigj: ” Po, kjo mund te ndodhe, por vetem me kusht qe personi te jete femije i kryeministrit shqiptar…”.
    Besoj se nenkuptimi eshte i qarte. Sipas sqarimeve qe kane dhene me vone Basha e te tjere, ata pohonin se ishin paguar rreth 5 mije dollare ne muaj. Nese kane punuar 5 vjet ( 60 muaj ) i bije qe ata te kene marre bruto 300 mije dollare. Edhe sikur ta zeme se ata kane fjetur dhe ngrene dhe udhetuar falas, kjo shume nuk shkon me lart. Atehere, si u bene milionere?!

  • Zoteria nuk e ka fjalen per popullin shqiptar se vete por dhe familjarisht ka pak lidhje me Shqiperine ose aspak duke filluar nga elementi me I thjeshte nenshtetesia.kurse per menyren e jeteses po ashtu I falet se duke qene’ student’ blinte gjera te shtrenjta ‘made in vefa’ ne Hollande qe transparenca Deloitte and Touche nuk arriti ti zbulonte qe nga viti 1977-2005 se me mbrapa ishte ne pushtet zoteria

  • Ket model qeverisje krahu djathte,ka pasur qe nga viti 1991 e deri me sot,vjedhje ,zhvatje,korrupcion,pervetesim jo ligjore,shkaterrim te sistemit te drejtesi,te ekonomis,vrasje pushkatime,burgime dhe eleminime politike qe ja kalon dhe sistemit te enver hoxhes,dhe ne fund dobesimin e SHQIPERIS si shtet varferin e popullit deri ne skajshmeri,varferia krijon kriminalitet,ikje nga shteti,humb krenarin kombetare,dhe shqiperia ne vlersimet nderkombetare behet shteti me kriminal me i varferi dhe si pasoje shtetet armike shfrytezoje gjithe ket bagazh te keqqeverisjes shqipetare,kunder shqipetareve,te jeni te sigurt ,se as ndonje pushtim klasik i ndonje shteti fqinje,sdo mund ta fundoste shqiperin ketu ku eshte sot,per nder te demokaracis te qeverisur nga krahu djathte,te marrur votat nga nje pjese e popullsise gjoja te djathte,qekjo pjese apo perqindje e popullsis, e merr dhe gjithe popullin ne qafe si elektorat i krahut te djathte,jo se jane te djathte ne pikepamje idelogjike,por se jan shum te varfer ne njohurit e demokracis dhe kyelektorat degjeneron dhe behet militantizem partiak duke krijuar idole shum te rrezikshme siq e krijuan berishizmin si alternativ e krahut te djathte,dhe ja ku e kemi rezultatin e kryetarit te opozites nje miop naiv,idiot, tradhetar me detin ,tradhetar me UQKne,tradhetar me vjedhjen e votave ne vitin 2011,tradhetar ne qeverisjen e tiranes,dhe tradhetar edhe ne berjen e opozitarizmit ne shqiperi,sepse shqiperia nuk ka nevoje per nje berishizem te djathte si alternativ,por ka nevoje mete vertete per nje djathitzem te modelit Angela Merkel.e kjo shqiperis do ti mungoje dhe disa vite ,per ate them se e djathte ne shqiperi ka qen tradheti ndaj shqiperis,tradheti ndaj te djathtes se vertete shqipetare,tradheti tradheti tradheti ne qdo aspekt.e ju militantet e berishizmit qe nuk jeni pak ,po te kishte kazamate te hitlerit ju do e meritonit dhe do kishit vendin mu aty.

    • *****..mire ju a’ bene shqiptarve ky njeri ky kryebashiak I mbytur ne krime , ai duhet arrestuar per ndertim pa leje ndertoi katin e 13 ,dhe vetem arrestojne qytetaret e varfer qe vene nje tulle per te strehuar koken, mjer ne me keto politikan te korruptuar qe zbatojne ligjin me dy sandarte ,ky eshte nje problem I madhe .Keshtu keto te P.D -se pushtuan SH.Q.U ,keshtu vjedhin me keto tendera .Turpe …!..

      • Fieri:mos harro kur ky vjedh se e lejojne me vjedh keto te PS qe nuk e fusion ne burg per nje qind arsye! Pra faj eshte i PS se per keto ma shume se sa i ketij! Ky e di fort mire se tash eshte karaté e djegur prej salise!

  • Eshte si puna e Shqupit.Keto lajme jane per te zene njerezit ne pune dhe per ti dhene voten djalit te piktorit.
    Si per Shqupin piktori dhe lulashi jane ne marreveshje.
    Do protestoje bracia dhe piktori do qeshe me zagarin trim qe leh.

  • Aman ore se na ç’mendet. Nuk fiton dot Erioni duke nxire Bashen. Te gjithe e dime qe Basha eshte i paafte, por ne ka shkelur ligjin, çojeni ne prokurori.
    Lereni Erionin te garajo me forcat e veta, se po beni efektin e kundert.
    Halimin e bete “copash” me mendje tuaj, por vetem pike i keni shtuar.

  • A do ti anulloje keto leje dhe tendera spurdhjaku i Sales, Halimi, kur te marre bashkine? Thuaja popullit, cfar do te besh me kete leje e keto tendera o Halim gjinekologu.

  • Pare ne aspektin praktik, kjo “leje ndertimi”, teresisht banale dhe ne konflikt interesi me nenshkruesin, nuk ka vlere, as sa letra ne te cilen eshte shkruar. Organet e pushtetit qendror, kane kompetencat qe i jep Kushtetuta per anullimin e cdo projekti me baze abuzive apo korruptive. Ne rast fillimi apo mbarimi punimesh, ajo shtese mund te prishet dhe objekti te kthehet ne gjendjen e meparshme, me kostot e abuzuesit dhe shkelesit te ligjit.
    Pare ne aspektin politik, ajo leje bakallesh, eshte falimentimi total i kesaj force politike, si djep korrupsioni, vjedhjeje dhe vrasjesh.
    Lulzim Basha, eshte sinonimi i kotesise se kesaj klases politike shqiptare, qe pasi tjetersojne vullnetin e sovranit me numurimin e votave nga Ristan pijanecet,,,,,,, i bejne karshillek cdo qytetari te ketij vendi, me abuzimet skandaloze qe ndermarrin.
    Do ishte ne nderin e shoqerise civile shqiptare, shprehja e revoltes qytetare, per marrjen peng te administrates vendore, nga bashibozuke dhe njerez te papergjegjshem.

  • -..une mendoj se ka ardhur koha per te gjithe abuzuesit me pushtet politik,..te filloje numurimi mbrapsh i{ analizes se} pasurive te vena gjate “pushtetit” ne emer te tij apo te atyre qe e rrethojne[FIS,MIQ ]etj

  • Nuk e kuptoj kete qendrim te gazetes Dita. Sulmon hajdutlleqet e Bashes per t’i hapur rrugen hajdutlleqeve te Veliajt. Te besh nje propagande te tille nuk ben interesat e qytetareve por te klaneve lubi te politikes. Tirana e rremujes ndertimore eshte per me se shumti peshqesh i Edi Rames. Ne gjithe ato ndertime si nuk u be nje pallat per te thene por te gjithe u ndertuan vetem per te kenaqur grykesite e nje tufe ndertuesish qe fryne xhepat e tyre dhe ato te Rames duke grabitur troje publike e private me arrogancen karakteristike te pushtetit. Pa plan , pa kriter. Sa per shtesa mund t’i hidhni nje tek pallatet e djemve te Valentina Leskajt qe nuk u mjaftoi gllaberimi i lulishtes ne krah te ekspozites por kane ngritur akoma kate shtese ne menyre te paligjshme. Po keshtu beri edhe Kocoja qe nuk i mjaftoi shkalla e Abissnetit qe gllaberon trotuarin ne bllok por e zgjeroi ate duke krijuar nje platforme per bar. Gjithashtu duke zene me tavolina edhe pjesen e trotuarit.
    Shembuj ka sa te duash nga te dy krahet e politikes prandaj ju lutem mos u lodhni kot t’i mbushni mendjen njerezve se njera pale eshte me e mire se tjetra.

  • Urgjentisht nje audit i brendshem i Bashkise, ndryshe beni gam gam kot! Njerezit jane zgjuar, mos i merrni neper kembe!

  • Mos i gezofshi ! U zente mallkimi i popullit ,o te pangopur ! Gjithe pasurine qe keni vene nga buka dhe gjaku i femijeve tane e befshi ilace per femijet tuaj Mallkim i rende ,por del nga zemra !

  • Investigoni ju te DITES, dhe do te mesoni se keto tendera qe behen jo rastesisht me 16, 17, dhe 18 qershor 2015 jane fiktive, vecse per dokumentacion qe justifikon parate e … , kur te vije KLSHtetit, per kontroll pas dy-tre vitesh, kohe e mjaftueshme qe gjerat te harrohen, mbyllen, etj. Nuk me kujtohet mire po ka me duket nje VKM qe ndalon tenderimet ne periudhe fushate, ose dicka te tille!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *