‘Në këtë studio drejtoj unë’. Gazetarja libaneze ‘dhëmbë për dhëmbë’ me islamikun

redaktor

Kanë mjaftuar pak ditë për të bërë xhiron e botës, intervista për kanalin libanez ‘Al Jadeed‘ e gazetares Rima Karaki me avokatin islamik Hani Al-Seba dhe për t’u shndërruar në një manifest të të drejtave të grave.

gruaja1

Pyetjes së gazetares lidhur me prezencën e të krishterëve në radhët e grupeve islamike si ISIS, avokati, tashmë refugjat politik në Londër, i është përgjigjur duke nisur nga një analizë e gjatë historike. Kur gazetarja i ka kërkuar të përmbahet në aktualitet, islamiku, i cili mesa duket e ka parë të tepërt t’i ndërpritet fjala nga një femër, i ka kërkuar ta ‘qepë gojën’ dhe të dëgjojë. Por gazetarja kurajoze ka ‘luftuar’ dhëmbë më dhëmbë me Al-Seba, duke i treguar se kush komandonte në studio.

gruaja2

“Në këtë studio drejtoj unë”, ka thënë gazetarja, duke e ndërprerë komunikimin me islamikun, në momentin që ky i fundit ishte duke perifrazuar një fjali në bazë të të cilës ishte ideja se ajo është thjesht një femër…

gruaja3

https://www.youtube.com/watch?v=bOlpK6Yj5a4

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *