Të qenit single në moshën 50 vjeçare, për shumë femra do të ishte një arsye për t’u ndjerë keq, ndërsa për Monica Belluccin është motiv gëzimi.
“Është me të vërtetë çliruese, pranoi ajo për Hello, gruaja beqare është një grua e lirë dhe të jesh single nuk do të thotë që të jesh vetëm. Ndjehem e gjallë, kam fatin të kem shëndet dhe kam dy vajza të mrekullueshme që më mbushin me gëzim”.
Monica dhe ish bashkëshorti i saj, Vincent Cassel, kanë dy vajza, Deva dhe Leonie, të lindura pas moshës 39 vjeç. “Mëmësia më ka bërë më të lumtur, të kompletuar, të realizuar. Në moshën 20 vjeçare dhe në fillim të 30-ave nuk ndjehesha gati për një përgjegjësi të tillë. Ndoshta sepse si vajzë e vetme kam tendencën të jem më egoiste”, shpjegoi ajo.
“Sapo lindi Deva, kur isha 39 vjeç, doja të kisha një tjetër fëmijë. Më pas vendosa të prisja për të kuptuar se çfarë do të thoshte të jesh nënë. Vajza e dytë lindi kur isha 45 vjeç. Kam qenë me fat që e linda në atë moshë. Është kaq bukur t’i rritësh, është një mrekulli.
Me vajzat e saj Monica përpiqet të jetë gjithnjë e sinqertë dhe e ndershme, dhe në të njëjtën kohë i inkurajon që të ndjehen të lira të shprehen me të.

gome pirelli edhe pse je 50 vjece ,por ke sharmin e nje 20 vjecareje .
lum kush ta hypen ty .
cassel eshte gjitha ai cun, por kjo si katunare sicilie e do pak dru.
Asht e bukur Monika Bellushi, arbereshe siqilie.