Presidenti rus, Valdimir Putin, ka pranuar se ka urdhëruar aneksimin e Krimesë disa orë pasi parlamenti ukrainas liroi nga detyra presidentin, Víktor Yanukóvich, një javë para se autoritet rajonale të gadishullit të rebeloheshin kundër Kievit dhe të thërrisnin referendumin e pavarësisë.
Televizioni shtetërore rus “Rossia” bëri publike në mënyrë paraprake disa skena të një dokumentari që do të transmetohet së shpejti dhe në të cilin shefi i Kremlinit tregonte detajet e aneksimit të Krimesë dhe të operacionit special për të nxjerrë Yanukóvich-in nga Donetsku, qyteti i tij i lindjes ku u arratis nga Kievi në mëngjesin e 22 shkurtit.
“Unë ftova liderët e e shërbimeve tona speciale dhe ministrin e brendshëm të Kremlinit dhe iu caktova detyrën për t’i shpëtuar jetën presidentit të Ukrainës, Yanukóvich, të cilin do ta vrisnin”, është shprehur ai. “Kishim vendosur makineri të kalibrit të rëndë.
Ishim të përgatitur për ta nxjerrë nga Donetsku, nga toka, deti apo ajri. Natën e 22 shkurtit dhe në të gdhirë të 23 shkurtit, rreth orës 7 të mëngjesit, u thashë kolegëve se duhet të fillonim të punonim për të rikuperuar Krimenë”, tha Putin.
Edhe pse Putini e kishte pranuar pjesëmarrjen e trupave ruse në aneksimin e Krimesë, gjithmonë ka pohuar se ajo ndërhyrje ishte për të garantuar mbajtjen e referendumit për bashkimin e thirrur nga autoritetet pro-ruse të gadishullit më 1 mars.
“Realisht kemi përdorur Forcat tona të Armatosura, por vetëm për t’i dhënë njerëzve që jetojnë në atë territor mundësinë për të shprehur opinionin për të ardhmen e tyre”, tha Putin në qytetin krimean të Jaltës në gusht të vitit të shkuar.
President rus gjithmonë ka mbrojtur faktin që Krimea është një territor historikisht rus që iu dha padrejtësisht Ukrainës në vitin 1954, kur të dyja shtetet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Më 16 mars të 2004-ës, rreth një vit më parë, Krimea zhvilloi një referendum që nuk u njoh nga Kievi dhe as nga komuniteti ndërkombëtar në të cilin 97 % e votuesve votoi pro ribashkimit me Rusinë.
Vetëm dy ditë më pas më 18 mars, Rusia konsumoi aneksimin e territorit ukrainas në një akt solemn në Kremlin, ku Putini dhe liderët e gadishullit firmosën traktatin bilateral përmes të cilit Republika e Krimesë dhe qyteti i Sebastopolit bëhen dy anëtarët e rinj të Federatës Ruse./DITA

ik or diktator i qelbur , i pa bese ….
Gjithnje krimea ka qen e banuar nga shumica russe dhe nuk ka se si mos administrohet nga vet ata!
Aneksimi ka qen me se e drejt e ketij populli e te jet ne politikat russe e jo nje baze ushtarake amerikane!
Mos harojm se jo ne menyre te drejte esht aneksuar nga amerikanet ishujt havaj,ku ka pas nje popullsi teresisht japoneze!
Pse kaq injorante te gjithe keta grekofilet.
Krimea ka qene e banuar fillimisht nga skithet, pastaj nga fise tartare (Turkic). Fillimisht ishte teme bizantine, pastaj u be zoterim i perandorise turke per tre shekuj e nga 1780 u pushtua nga Rusia. Banoret e saj kane qene kryesisht tartare megjithe perpjekjet qe beri Stalini per ta rusifikuar Krimene.
Popullsia vendase e Hawait ka qene polineziane dhe emigrantet e pare japoneze aty kan shkuar nga vitet 1880, d.m.th me shume se nje shekull pas zbulimit te Hawait nga James Cook e nguljes se koloneve te pare engleze. Ne shekullin 19 ishte mbreteri e me vone republike. Me 1998 u be territor i SHBA dhe me 1959 me referendum poppullor u be shteti 50 i SHBA.(mbi 95 perqind ne favor). Sot me prajardhje japono-amerikane jane rreth 23 perqind e popullsise.
Beni, ti duhet et ecesh vete, jo me Janullen nga dora.