Në fundjavë pikat e pakicës rriten çmimin me 6 lekë për litër në varësi të distancës nga periferia në Tiranë. Kjo është rritja e tretë në pesë javët e fundit, ku çmimi i pakicës në tregun e brendshëm është rritur me 10 %.
Nga 168 lekë që kushtonte vetëm pak kohë me parë një litër naftë në pikat me pakicë , çmimi shkoi në 174 lekë. Tregtarët e shpjegojnë këtë rritje, me çmimin e naftës në Bursa i cili shkoi 10 ditë më parë në mbi 63 USD për fuçi.
Por javën e fundit çmimet në tregjet ndërkombëtare shënuar sërish ulje. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra në drejtim të 59 dollarë për fuçi sot, ndërsa vetëm javën që shkoi çmimi ka shënuar rënie me 4.6%. Por siç shikohet nga lëvizjet e tregut të brendshëm, tregtarët janë duke reflektuar rritjen e barrës fiskale me 12 lekë në fund të vitit.
Taksa e rritur nuk u përçua në çmimet me pakicë të naftës me një janar kur hyri edhe në zbatim për shkak presionit të madh që solli ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

E habitshme në fakt se vetëm rritjen reflektojnë brenda 24h këta…uljet i reflektojnë në ngritje pas 2 javësh…
Kur ulet nafta ne tregjet nderkombetare,monopolet e katunareve Kastrati & co kane depoztat plot me doren e pare,kur ngrihet cmimi ne burse cisternat bosh kercasin,bie sirena alarmit,se shqiptaret nuk kane shtet.
nafta ka 2 jave qe eshte ngritur or artikullshkrues ,ja fut vete naften makines ti apo e ke serbatrin 200 litra qe e ke pare tani rritjen e cmimit,,,,autoriteti leshit ku eshte qe tha se do monitoronte cmimet ,,,,,,,,,,,me keto qe behen ketu me vjen qe te vras ndonje deputet falas pa leke …………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Fai eshte i qeverise,nuk thone kot cte ben qeveria sta ben as perendia.