Durrës, në pranga 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

redaktor

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në kuadër të një operacioni të gjerë antitrafik në disa shtete, në kuadër të të cilit janë arrestuar në total 40 persona, ku ka marrë pjesë edhe policia e shtetit shqiptar. Operacioni ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2” është zhvilluar në Itali (qytetet Milano, Pavia,  Macerata,  Asti) si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri, ku janë arrestuar shtetasit: Albert  Qafa, 51 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen 14, Shkozet, Durrës dhe Gani  Doku, 48 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sallmone, Shijak, Durrës.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 09.03.2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar  për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni  416, pika 1, 2, 3, dhe 5 të Kodit Penal Italian.

“Si rezultat i bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit (Interpol Tirana dhe Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme) me Policinë Italiane, si dhe koordinimit me Drejtoritë e Policisë Qarqeve, Durrës, Elbasan dhe Lezhë është bërë arrestimi i këtyre shtetasve në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës, si dhe shpallja në kërkim e një personi të tretë.

Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar janë arrestuar në total rreth 40 shtetas.  Sipas autoriteteve italiane, shtetasi Albert Qafa, arrestuar sot është një ndër anëtarët kryesorët të këtij rrjeti kriminal. Operacioni vijon në bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve partnere”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *