Nuk paska vend për të gjithë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Vendi po bëhet gjithnjë i ashpër e i padrejtë për shumicën e njerëzve. Një pakicë që vetëzgjidhet nga krerët e partive është bërë zotëruese jo vetëm e pushtetit por, me këtë pushtet u bë zotëruese e të ardhurave dhe të pasurive kombëtare. Ajo zotëron magjistraturën, profesoratin, doktoraturën. Pushtetin e kanë vënë në funksion të bizneseve të tyre. Partitë politike janë bërë bushtra që për interesa të kupolave mbysin këlyshët e vet. Ne gjithnjë e më pak shohim qasje te hallet dhe nevojat e popullatës. Administrata dhe nëpunësi është armiqësor me ankesat dhe kërkesat e qytetarit. Të drejtën duhet ta blesh. Sistemi është i miliarderit, ky u dashka edhe deputet edhe kryetar, apo anëtar gjykate, është po ky dhe klani që përfitojnë tendera e eskluzivitete. Në Shqipëri s’ka vend për të tërë shqiptarët ndaj të rinjtë duan të ikin, ne që s’ikëm u bëmë pishman. Nga Xhevdet Cora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *