Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Profesor mirëse na erdhe
për ty Dita ka nevojë
ne që mbetëm u munduam
po nuk kishim shumë përvojë
Gurra jote nuk shteron
prodhon vargje qelibari
ajo penë që nuk gabon
bëhet tmerr i çdo kusari
Pa mëshirë i denoncove
spiunët e këtij vendi
pushtetarë hajdutë thumbove
nga kupola te Kuvendi
Me atë shkrim na befasove
ato ndodhi të vërteta
mes banditëve të Saliut
për pak desh të iku jeta
Zoti të paska shpëtuar
nga ca hijena kërmëshira
xhupëzinjt e kriminelit
dhe sot duan gjurulldira
Ne të gjithë të urojmë
jetë të gjatë sa mal’i Gjërë
barbarët e shqipes sonë
në qeli do venë të tërë
Për rikthimin te DITA të poetit të madh Arben Duka, nga Kapo Labi, Tërbaç Vlorë
