Protestat e PD-së rrezikojnë derbin Tirana- Partizani

Dita

Protesta e demokratëve rrezikon që të shtyjë sërish derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, për të mos u luajtur në 12 mars siç ishte parashikuar por në një tjetër datë. Këtë herë nuk është më stadiumi, por policia që duket se ka marrë një vendim të tillë. Uniformat blu të kryeqytetit duket se të enjten do të fokusohen te një protestë që zhvillon një prej forcave politike në vend në orën 12:00. Edhe pse ndeshja është parashikuar për t’u luajtur në orën 19:00, policia nuk merr përsipër sigurinë, çka pritet të sjellë edhe shtyrjen e takimit.

Burime pranë policisë së Tiranës, bëjnë me dije se zhvillimi i takimit do të krijonte shpërndarje të forcave përtej kapaciteteve. Ndërkohë “Sport Ekspres”, është interesuar edhe pranë FSHF-së, por përgjigja ka qenë se pritej një sinjal nga ana e skuadrës së Tiranës.

Ndërkohë klubi i bardheblu që është edhe organizatori i takimit ka dalë dje me një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit vazhdojnë sipas axhendës së përcaktuar, pra për në datën 12 mars.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *