Athina: Gjermania ka fituar 80 mld € nga kriza greke

redaktor

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi se Gjermania ka fituar 80 miliardë euro nga kiza greke, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Deklarata është një përgjigje për raportet e vazhdueshme që transmetojnë mediat gjermane për dëmin që po shkakton në vend situata financiare e Greqisë.

Në deklarata për gazetën greke “To vima”, shefi i diplomacisë së Athinës kritikoi gjithashtu sjelljet negative të mediave të komunikimit gjermane kundër një kombi të tërë.

Sipas kancelarit grek, mediat gjermane transmetojnë në disa raste propaganda jo reale mbi dëmet që po u shkakton situata financiare e Greqisë dhe paragjykojnë helenët, gjë që nuk i korrespondon realitetit. Kotzias gjithashtu theksoi se aktualisht më shumë se 60 % e brezit të ri grek është i papunë dhe po përballet me probleme serioze financiare.

Mes të gjithë vendeve evropiane, Gjermania ka qenë një nga më të kritiket ndaj politikave anti-kursim të qeverisë së re të Athinës, e kryesuar nga kryeministri, Alexis Tsipras. Gjatë fushatë së tij elektorale Tsipras premtoi t’i jepte fund programit të kursimit të diktuar në vendin e tij nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të programit të shpëtimit dhe mbështetjes financiare.

Athina deri tani ka marrë 240 miliardë euro. Greqia është në epiqendrën e krizës së borxhit të eurozonës që filloi në vitin 2008.

Aktualisht dhjetëra mijëra qytetarë sipas Athinës, janë të papunë për shkak të shkurtimeve të aplikuara nga qeveria e mëparshme në këmbim të një shpëtimi prej 240 miliardë eurosh të Bashkimit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane.

Por sulmet ndaj Gjermanisë nuk limitohen me kaq, dy ditë më parë Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, kërcënoi Gjermaninë se do ta “pushtonte” Bashkimin Europian dhe në mënyrë të veçantë Gjermaninë me një valë të paprecedentë klandestinësh.

“Nëse braktisin Greqinë duhet të dinë që emigrantët do të marrin dokumente dhe do të shkojnë në Berlin”, tha Kammenos. “Dhe nëse mes emigrantëve ka edhe terroristë xhihadistë”, vazhdoi ai, “Europa duhet të mbajë këtë përgjegjësi”.

“Nëse na sulmojnë, do t’i sulmojmë edhe ne. Emigrantëve do t’iu japim letrat me anë të cilave do t’iu krijohet mundësia të udhëtojnë në zonën Shengen, kështu që një valë e tyre mund të shkojnë drejt Berlinit”, ka deklaruar Kammenos

Share This Article
14 Comments
  • Me te paftyre, me mosmirenjohes se grekerit nuk ka patur dhe nuk do te kete. Gjermania apo Europa nuk po i ndalon grekerit te punjojne, te mos vjedhin, te mos mashtrojne, te mos tradhetojne Europen tek Rusia.

  • Hade more greku jade po çi beni more malaga çi beni?
    Hajde palokari hajde.U be trimi greku e mori dufeku.

  • ORe ky greku mos valle harroi qe krizen e shkaktoi po vete nga rrogat super te fryra dhe administrate super e fryre? Apo, atehere i vinte qejf kur punonte 4 ore te henen dhe pasditen e merrte pushim se ishte ‘lodhur’ ne fundjave?

  • Zona EURO eshte nje skandal qe
    sfidon Arsyen .

    Nigel farage deklaron:

    Faleminderit Zotit qe Anglia nuk bene pjese ne Euro ., e nuk
    ka Firmosur Akordin Schengen ,
    Mos hyrja ne kete Sistem Idiot , Ishte vendimi me i Mire
    mare nga Anglia ne historine e Saj .

    Se Gjermania dhe Greqia
    deshirojne te Jetojne ne nje bashkim Ekonomik e Monetar ,
    ka dy zgjidhje :

    O greket te behen gjermane ,
    o Gjermanet te behen Greke ,
    qe qe nuk ka per te ndodhur Kurre .

    dhe per Euron tha :

    Euro perfaqson nje rrezik te Madhe per Kontinentin ,
    Masat e shtrengimit te marra nga UE , e Fondi Monetar
    jane Barbare ,
    Une nuk jam kundra Europes ,
    por jam ne Favor te nje Bashkepunimi ekonomik e komercial

    • Mos Anglezet, hahahhah
      Fiat money, federal Reserve that is going BOOM BUST….

      Letra Angleze e dale nga Bankat Private Angleze po shkaterrojne Ameriken dhe jane ato shkaku kryesore i ketyre lloj Krizave qe po shef Bota. Anglia vendi i zhytut ne Korrupsion dhe Krime….

  • Do te duhen 20 vjete qe Greqia
    rigjeje 1.000.000 vende Pune , qe humbi per shkaqet e krizes Finanziare ,
    Ky eshte parashikimi i papunesise dhe perspektives Greke ,
    bere nga Instituti i punes dhe i Konfederates gjenerale Elenike te punes [Ine – gsee ],
    Ne kete studim thuhet qe do te jete i veshtire qe Papunesia te ulet ,
    poshte 17% para 2026 ,
    duke patur parasysh qe sot eshte 28 %.

    Greqia eshte shembulli i pa aftesise ,
    se UE per te zgjidhur krizen e Euros
    dhe ne te njejten kohe dimostron Topitjen e drejtusave te medhenje ,
    te Brukselit , Qe ndjekin rrugen qe ka çuar Greqine ,
    Drejt shkretetirezimit te Botes se punes ,
    dhe shkaterimit te prodhimit Industrial ,
    dhe anulimin Apsolut te mirqenies per shimicen Dermuese ,
    te popullsise .

    Greqia ilustron çdo Dite Europianeve ,
    se çdo te thote te Futesh ne EURO,
    SHKATERIM KOMPLET I NJE KOMBI .

    • Informohu ti me mire , pasi eshte vetem deshira jate e semure qe te shikosh Euron keq. Keep dreaming, pasi Kriza e Hyppo eshte mese e manaxhueshme. Greqia nuk perben asnji rrezik per Euron, pasi masat jane marre. Tronditje dhe falimentimine radhes pritet ne Angli……, pasi London Bank nuk eshte gje tjeter por 1 KAZINO ne renje.
      Mos i qaj hallin kalorsit perse i varen kembet.

  • Ky nuk eshte deshtim i Euros, por deshtim i Greqise dhe i ndonje vendi tjeter dembelesh.
    Si provohet kjo?
    Me faktin qe te gjitha vendet gjermanike (Gjermani, Austri, Hollande , Danimarke, Suedi Norvegji, si edhe Zvicra) po ecin per mrekulli dhe prosperojne nga viti ne vit, pa njohur kriza, absolutisht.

    • Vetem gjermania shkon mire me EURON
      DHE KJO VETEM NE DUKJE .

      Ne Austri Hypo alpe adria po fallimenton [ Informohu ]

      Shtetet e tjera Nuk bejne Pjese ne Monedhen EURO .

      Hollanda ka Edhe ajo Krizen e Saj [ hollanda Euro ]

      Te gjitha shtetet qe jane Jashte Euros jane Shume mire .

  • Para se te beni llogarite e te tjereve, si e ema e Zeqos maje thane, beni llogarite tuaja mor jevgjiter!

  • Ju lumte.Klase politike kryelarte. Dy duar per nje koke.Sepse eshte ajo Gjermani qe mbeshtet maskarenjte per interes te saj. Ashtu si ne Shqiperi. Mos harroni ate shtrigen Doris Pak dhe mbeshtetjen qe i kane Berishes ne shkaterrimin e Shqiperise…..

  • Ju lumte.Klase politike kryelarte. Dy duar per nje koke.Sepse eshte ajo Gjermani qe mbeshtet maskarenjte per interes te saj. Ashtu si ne Shqiperi. Mos harroni ate shtrigen Doris Pak dhe mbeshtetjen qe i kane dhene Berishes ne shkaterrimin e Shqiperise…..

  • Grek, specie e neveritshme. Po parate qe iu ka dhene Europa ku i keni djegur?
    Vjedhes, te pabese, turpi i qyteterimit europian, vjedhes te qyteterimti te lashte arberesh-arbanas-arbanit-arvanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *