Situata politike, Rama takim me Metën e Tahirin

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, në kryesinë e Kuvendit.

Atyre iu është bashkuar pak më vonë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nuk ka shumë detaje në lidhje me takimin, që ndodh në një kohë kur prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni në lidhje me akuzat e deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi, për një skenar të vrasjes së tij dhe të Mhill Fufit nga Ilir Meta.

Ndërkohë që nesër PD ka bërë thirrje për protestë duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.

Nesër është dhe seancë parlamentare.

Takimi mendohet se është mbajtur edhe për të diskutuar në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit.

 

Share This Article
9 Comments
  • Rama i ka kerkuar dorheqien Ilir Metes sot.Ne takimin qe Rama kishte para pak kohe me K/Prokurorin Llalla,eshte bindur qe ka skenar.Llalla ja la dopjo gjashten Rames ne dere,Rama sot ja la Ilir Metes.Nqs Meta nuk prononcohet deri nje ore para protestes,ne loje do hyje Presidenti,natyrisht nqs eshte akoma gjalle dhe ska vdek nga stresi qe po i shkakton ajo qe ia kan dhene te shkruar per ta lexuar.Meta eshte i rrethuar,Rama duhet te shtoj akoma me teper rojet per Doshin,pasi ky eshte shansi i fundit per Meten,vrasia e Doshit dhe me pas te gjithe te permbysur,KAOS….

    • N. Te kam thene nje here qe ja fut pordhes.Nuk ndodhin ato te pelqejne ty dhe Saliut . Kete corbe qe se hane as derrat do ta haje Pd me 12 Mars e pas .Duro te shohesh turpin ne syte e gjithe botes. Luli nuk eshte kthyer nga Brukseli .Saliu ka pergatitu vrimen se ku do fshihet . Protesta do te rebelohet qe ne minutat e para. Uqrit kur nuk nufasin kermat do ulurijne dhe me pas do hane njeri tjetrin.
      Takimi Rama ,Meta dhe Tahiri ka si piksynim aprovimin e masave qe do merren per ta bere protesten sa me pak te kushtueshme per popullin . Qytetaret e Tiranes te largojne femijte , makinat ,dhe gjithecka qe behet objekt shkaterrimi . nga vendet qe do te protestohet .

    • Ti “N… ” je një përhapës dezinformacioni për të mbjellë panik në popull dhe, në bazë të kodit penal dënohesh ligjerisht! Do ta shohësh shqupist?

  • Ta themi sic eshte,eshte folur per diten e neserme,tani dihet qarte qe ka nje skenar dhune per marrjen e pushtetit.kjo ndodh pasi plakut te pd ne 15muaj nuk iu fut asnje gjemb por u la vecse te forcohej politikisht!

  • Po kjo kengetarja, cfare ben ne kryesine e kuvendit?
    Apo keshilltare per kulturen.
    Eh moj vajza te mbara, ju qe mesoni gjithe diten mbi libra e mbaroni me rezultate te shkelqyera. Mos kini shprese ndonjehere qe te kapni keto vende pune, se qe te punosh atje me sa duket duhet ti biesh qemanese.
    O pika kuvendit!

    • E ka punesuar Jozefina kengetaren se asht prej shkodret moj ta marrsha. Meta nuk e spatron kuvendin nga mbeturinat e zhelefines.

      • Njesoj si Rama, qe nuk pastron tatimet nga ushtaret e Saliut??!! Apo Sigurimet Shoqerore nga drejtoresha e Idrizit??!!
        Po te pakten Rama, ushtaret hajdute dhe gjobvenes te Saliut i duhen per ti patur te gatshem per sulm. Se sa te mesojne tutkunet e Rilindjes, iku mandati.
        Po kjo qe i bie qemanese cfare pune ben atje?
        Po ta paguaje Meta nga buxheti i LSI, le ta mbaje sa per figure. Po kjo e sigurt qe paguhet nga buxheti i shtetit, prandaj le ti hape krahun njerezve te punes e qe meritojne rrogen qe marrin.

  • Ruani dyqanet se keta shkojne per te vjedhur, pasi te kene lare kembet te shatervani dhe te kene mbaruar qesen e bukes qe do te marrin me vete. PD eshte Partia e pasanikeve qe perfshine ne proteste varfanjaket te cilet nuk e kuptojne qe jane te majte (shtresa e varfer).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *