Çështja “Doshi” ka të përmendur deri në këto momente në deklaratat e deputetit, në video apo fjalimet në Kuvend, 26 persona. Deri tani kanë dëshmuar 17 persona në cilësinë e atyre që kanë dijeni, përfshirë edhe deputetin Doshi dhe të arrestuarin si atentator, Durim Bami.
Mes personaliteteve politike që kanë dëshmuar janë kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Mark Frroku, Mëhill Fufi dhe Monika Kryemadhi.
Gjithashtu dëshmuan ish-deputeti Dritan Prifti, personat e fotografive Agim Rama, Ymer Lala, nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ndër emrat e tjerë për dëshmi janë thirrur edhe dy shoferët e deputetëve Frroku e Doshi, 2 nipat e deputetit Doshi.
Ndërsa për të dhënë dëshmi priten edhe 9 persona të tjerë. Mes tyre kryeprokurori Adriatik Llalla, që ka qenë në dijeni të pretendimeve të Doshit, prokurori Eugen Beçi, i akuzuar si pjesë e komplotit, ish-nëndrejtori i Policisë, Agron Kuliçaj, kryepolici Artan Didi, vartësi i tij Ardian Çipa dhe deputeti Edi Paloka.
Ndërsa sot paraqitet personi kyç i videos, Fatjon Skënderi dhe priten vëllai i tij Rezart Skënderi dhe miku i tij Ylli Xhaxhollari. Por nëse në vijim do të përmenden edhe emra të tjerë nga personazhet, prokuroria pritet t’i thërrasë për dëshmi, sipas procedurave.
Kush ka dëshmuar:
Durim Bami
Ilir Meta
Edi Rama
Sali Berisha
Tom Doshi
Mark Frroku
Monika Kryemadhi
Sajmir Tahiri
Agim Rama
Ymer Lala
Dritan Prifti
Mëhill Fufi
Haki Çako
Shoferët e Doshit dhe Frrokut
Dy nipat e Tom Doshit
Kush pritet të dëshmojë:
Adriatik Llalla
Eugen Beçi
Fatjon Skënderi
Ylli Xhaxhollari
Agron Kuliçi
Artan Didi
Ardian Çipa
Edi Paloka
Rezart Skënderi

26 vete e paskan ditur kete ‘komplotin e fshehte’. Kur do te heqesh qafe dike, vetem porositesi dhe vrasesi duhet te jene ne dijeni. Fakti qe jane 26 vete ne dijeni te lejon te kuptosh se eshte nje histori kot ose e kurdisur si ne 1998 me Hajdarin per te justifikuar dhunen ndaj qeverise dhe njekohesisht per ti bere presion drejtesise.
Miredita. ..do me lejonit nje pyetje?
Per vrasjen e ndodhur te deputetit Xhindi , sa persona jane pyetur nga prokuroria?
Kjo histeri mbas nje gjoja vrasje ne tentative kalon cko kufi serioziteti per nje shtet te denje per te qene i tille….presidenti i tanishem dhe ish ministri i brendshem i asaj kohe ka thene qe per deputetin Xhindi ishin shume afer kapjes se autorit te ekzekutimit te deputetit….apo kjo ka qene deklarate politike sic ben shefi i tij shpirteror sot? I kane shume qejf deklaratat e papergjeshme…..sipas Salushes kjo eshte berja politike…flas por nuk mbaj pergjegjesi per ate qe them…dhe nje femije ka me seriozitet se keta karagjoze.
Pa drejtesi nuk ka paqe ky vend….te tjerat jane llafe pa bereqet
PO TALLE ME PARATE E POPULLIT KETA KOPILA MAJTAS E DJATHTAS!!!!!!!!!!!!!