Grabitje spektakolare në autostradë

redaktor

Policia në Francë është vënë në ndjekje të grabitësve të armatosur, të cilët ia dolën të largohen me gurë të çmuar në një vlerë prej miliona eurosh, që i grabitën nga dy furgonë të forcave të sigurisë në një autostradë franceze.

Xhandarmëria dhe autoritetet e tjerë po krehin zonën e Burgundyt në juglindje të Parisit për bandën e grabitësve, që besohet të kenë qenë rreth 15, raporton bota.al.

Askush nuk mbeti i plagosur në sulmin e armatosur në autostradën A6 që lidh Parisin me Lionin. Shoferët e dy furgonëve u detyruan trë lënë mjetet me pistoletën tek koka, ndërkohë që grabitësit arritën të marrin gurët e çmuar me një vlerë prej 9 milionë Euro, sipas burimeve pranë hetimit. 

Më pas, ata u larguan në katër makina dhe dy furgonët, të cilët policia i gjeti të djegur dhe të braktisur në një pyll pranë vendit ku ndodhi sulmi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *