Sigurimet e papaguara, falen gjobat. Shlyerja deri më 30 prill

Dita

Pas faljes së gjobave elektorale dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, qeveria ka vendosur të falë në masën 80 % gjobat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj bëri publik vendimin e fundit të qeverisë, në bazë të së cilit përfitojnë 59.411 subjekte.

“Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për faljen e gjobave për mospagimin me afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjektet juridike dhe fizike. Ligji në fjalë fal në masën 80 për qind gjobat e gjeneruara si rezultat i mosdeklarimit në afat të  detyrimit tatimor të kontributit qoftë për sigurimet shëndetësore, qoftë për sigurimet shoqërore”, tha Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Ministri bëri me dije se sipërmarrësit do të përfitojnë nga kjo falje, vetëm nëse do të paguajnë detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore deri në 30 prill 2015.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *