I nderuar lexues! Jakup Ferri (1832-1880) ishte luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve 1860 kundër reformave të Tanzimatit në zonën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve malazeze për të pushtuar toka shqiptare në vitet 1874-76. Jakup Ferri ka qenë pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i shtabit kryengritës për mbrojtjen e tokave shqiptare të Plavës e Gucisë. Ishte ndër organizatorët e aksionit të Gjakovës më 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali pashës. Më 4 dhjetor 1879 udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare në afërsi të Nikshiqit dhe Velikës, dhe theu forcat sulmuese malazeze. Ra në fushë të betejës gjatë luftimeve.
