Duke garantuar marrjen e masave për sigurinë dhe rendin gjatë protestës së nesërme të njoftuar nga Partia Demokratike, Policia njofton se në terren janë angazhuar 1.500 efektivë, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Policia e Shtetit bëri me dije se rrugët që do të bllokohen ditën e nesërme janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi Skënderbej, Sheshi Italia, dhe të gjitha rrugët që të lidhin me Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” dhe Sheshin Skënderbej. Bllokimi i rrugëve nis në orën 09:00 të mëngjesit dhe pikërisht në këtë orë do te nisin edhe kontrollet fizike siç ka lajmëruar më herët policia.

Po para ores 9:00 ,apo keqberesit e kane orarin e hyrje ne boulevard pas ores 9.00,te pakten I keni vene ne dieni.