Nuk di të ndalet Laçi. Skuadra e Armando Cungut regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në superiore duke mposhtur 2-0 në transfertë Flamurtarin, që zhgënjeu sërish para publikut vlonjat në takimin e prapambetur të javës së 24.
Për kuqezinjtë kjo ishte humbja e tretë rresht pas disfatës së shumëpërfolur me Partizanin dhe zhgënjimit me Skënderbeun po në stadiumin Flamurtari.
Laci kishte udhëtuar me synime të qarta drejt Vlorës dhe kjo u re që në minutat e para, me skuadrën kurbinase që zhvilloi një lojë të hapur duke i imponuar lojën se saj Flamurtarit.
Pas shumë përpjekjes nga të dy kampet rasti i parë i rrezikshëm u shënua në portën e miqve, teksa u desh ndërhyrja instiktive e Vujadinovic për të shmangur golin.

Ekip shume simpatik Laci. Me dy- tre perforcime behet per titull.
Para korca, para laci
Para Laçi.
Paro Laçi