Berat, masakrohet dhe coptohet trupi i një 63-vjeçari

redaktor

Një ngjarje e denjë për filmat horror ka ndodhur në Berat. Një 63-vjeçar është masakruar, ndërsa trupi i tij është hedhur në rrugë. Sipas burimeve të policisë, viktima është Hasan Maska.

Trupi i tij u gjet i masakruar, ndërsa burime pranë policisë thanë se ai ishte prerë copa-copa dhe ishte futur në një qese, për t’u hedhur më pas në rrugë. Trupi i viktimës është gjetur një kilometër larg qytetit, në vendin e quajtur “Rruga e Drobonikut”.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi horror, ndërkohë që policia tashmë ka nisur hetimet.

Ajo që është shqetësuese, përveç shtimit të vrasjeve, është edhe fakti i shtimit të vrasjeve në mënyrë macabre. Mjafton të kujtohet prerja e kokës së një 18-vjeçareje pak javë më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *