Tiranë, arrestohet për korrupsion përgjegjësi i hipotekës

redaktor

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin Artan Tushe, përgjegjës i zyrës numër 1 në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në kryeqytet.

Tushe, 43 vjeç, akuzohet për korrupsion.

Sipas policisë ai i kishte marrë një shtetasi shumën prej 1500 eurosh në këmbim të dhënies  së çertifikatës së pronësisë.

Hetimet ndaj tij kanë nisur prej pak kohësh, pas sinjalizimeve për veprimtarinë në kundërshtim me ligjin të Tushes si shef i zyrës numër një në hipotekën e Tiranës.

Pak dite me pare Tushes iu publikua edhe kjo video.

Share This Article
1 Comment
  • ky eshte vogelush krahasuar me ata te hipotekes dhe aluiznit ne Pogradec,u bene gjithe ato prishje buzes se liqenit dhe mire u be .por nga kontrolli te korru[ptuarve nuk ju hyri gjemb ne kembe si duket i ndane parate me kontrolloret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *