50 vjet më parë/ Ditët e fundit të Fan Nolit

redaktor

Unë jam hiri, atje ku ishte zjarri./George G. Byron

 

Fillimi i marsit e rëndoi akoma më shumë gjendjen e të sëmurit. Dhembjet iu bënë aq të padurueshme, sa ai për herë të parë, pas kalvarit të gjatë të vuajtjeve, pranoi më në fund të marrë qetësues. Pranë i qëndronte, jo vetëm Meri Xhonsi, po dhe një infermiere dhe miku i tij Rako Theodhori. Noli, si shkëmbente ndonjë fjalë, lexonte, përpiqej të shkruante diçka. Në mes dorëshkrimeve të këtyre ditëve, do të gjendej në komodinën e tij dhe teksti i një lutjeje, shkruar me dorën e vet. “Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, – thuhej aty, – do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëherë do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm!”

Ç’ishte kjo lutje e Nolit në ditët e fundit të jetës? Thirrje për t’i lehtësuar vuajtjet apo ndjesë për t’i falur mëkatet? Një gjë është e vërtetë, që ai nuk e fsheh dëshirën të shkojë në Parajsë. Deri në fund, ai do të guxonte, siç kish bërë gjithnjë, dhe kësaj here do të lypte privilegjin e perëndishëm, në jetën e amshuar që e priste.

Më 8 mars i sëmuri mori një goditje cerebrale, aq sa humbi të folurit, por, pas 24 orëve, çuditërisht, u duk sikur u përmirësua, sepse filloi, sado me vështirësi, të komunikojë. Por kjo ishte loja e fundit e jetës me vdekjen dhe shihej qartë se s’kishte më asnjë shpresë.

Dita e 13 marsit gdhiu një ditë e bukur me diell. Noli e ndjeu këtë lajthitje pranverore dhe kërkoi me këmbëngulje ta nxirrnin jashtë në kopsht. Meri Xhons nuk i bëri dot ballë dëshirës së tij dhe, në kundërshtim me këshillat e mjekut, duke menduar se banjat e diellit e qetësonin, e zhvendosi në kopsht. Aty ai do të qëndronte shtrirë, me libër në dorë, nën rrezet e vakëta dhe puhizën e pranverës së hershme. Të tjerët do ta shikonin e ndiqnin nga dritaret e shtëpisë. Ishte ora 11, kur Noli hapi gojën 2-3 herë, iu varën duart, ndërsa libri i ra për tokë. Në frymën e mbrame, sytë i kish përqendruar te lulet dhe gjethet e sapo çelura.

Më në fund, pas një ndeshjeje të gjatë e të vështirë, vdekja e kish mundur. Noli nuk mund të bënte përjashtim, sado që kish luftuar me të, “ashtu siç kish luftuar tërë jetën kundër armiqve të Shqipërisë”, do të shkruante një nga bashkëkohësit më pas. Ata që u ndodhën në ato çaste të rënda pranë tij, do ta shikonin të pikëlluar dhe do të heshtnin. Askush nuk do të merrte guximin të bënte diçka. Vetëm kur koha nuk priste më, Meri Xhons mori telefonin, u lidh me Bostonin dhe foli me Gari Riskën, kryetarin laik të Peshkopatës. Atij i ra barra e rëndë të shpallte mandatën në rrethin e ngushtë të miqve dhe të nisej po atë ditë urgjentisht për në Majami. Nolin e gjeti në gjumin e tij të përjetshëm, ndërsa Meri Xhonsin të dëshpëruar dhe të tronditur. Ajo do t’i propozonte që trupi i Nolit të varrosej në Fort Lauderdeill, pa ndonjë ceremoni zyrtare. Sigurisht, Riska, që përfaqësonte aspiratat e bashkësisë shqiptaro-amerikane, nuk kish si të mos e refuzonte këtë dëshirë vetjake. Përcjellja e fundit e Nolit me tërë nderet që i takonin, ishte një detyrë e ngjarje kombëtare.

fan noli gjenev 24Prandaj, pa humbur kohë, më 15 mars, Riska e shoqëroi trupin e të ndjerit për në Boston. Noli i pajetë u prit në aeroport nga përfaqësues të Peshkopatës e të Vatrës dhe pastaj u dërgua në një nga shtëpitë e funeraleve. Aty do ta përgatisnin për ceremoninë e ardhshme, duke e veshur me rrobat episkopale. Po atë ditë u thirr mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Peshkopatës, ku u diskutua dhe u hartua programi dhe plani i masave të veprimtarisë mortore. U shpall një javë zi dhe u vendos të njoftohet zyrtarisht gjithë bota shqiptare. Kryetari i Këshillit të Peshkopatës do të vinte në dijeni, në radhë të parë, Misionin e RPSH-së pranë OKB-së. Diplomatët shqiptarë u vunë menjëherë në lëvizje jo vetëm duke marrë kontakt me autoritetet e Kishës Ortodokse Shqiptare të Bostonit, por dhe me përfaqësuesin amerikan në Kombet e Bashkuara. Më 15 mars qeveria shqiptare do t’i drejtonte një mesazh ngushëllimi Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe gjithë vëllezërve patriotë për humbjen e rëndë “të atdhetarit të madh dhe luftëtarit të zjarrtë e të paepur për pavarësinë dhe lulëzimin e Shqipërisë …” Me këtë rast, ajo shprehte dëshirën në emër të popullit shqiptar, që trupi i Nolit “të sillet e të prehet përjetë në atdheun e tij të shtrenjtë …” Një kërkesë e tillë, sado e drejtë dhe legjitime që dukej, ndeshi në pengesa e kundërshtime dhe krijoi probleme. Vetë Noli nuk kishte shprehur ndonjë dëshirë të dokumentuar për vendvarrimin, aq më tepër për t’u varrosur në Shqipëri. Por më e rëndësishme ishte se, mes shqiptarëve të Bostonit, e sidomos në Këshillin e Peshkopatës dhe nga vetë Vatra u shfaqën mendime dhe qëndrime të ndryshme, duke e kthyer këtë kërkesë në një problem të nxehtë politik. Një palë mendonte se Noli duhej të varrosej në Shqipëri, kurse pala kundërshtare, kërkesën zyrtare të Tiranës e konsideronte si shkelje dhe ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA. Sipas tyre, jo vetëm se Noli ishte qytetar amerikan, por dhe Kisha Ortodokse Shqiptare qe një institucion i këtij vendi dhe kjo çështje i takonte të zgjidhej prej autoriteteve të larta të shtetit. Pas shumë debatesh, u gjet si zgjidhje që trupi i Nolit të ruhet, ashtu siç u veprua me F. Konicën, dhe të vendoset përfundimisht më vonë. Në përgjigjen që do t’i jepte qeverisë shqiptare, Këshilli i Peshkopatës, pasi do ta falënderonte për ngushëllimet, do t’i vinte në dukje se “rrethanat e bëjnë të pamundur përcjelljen e trupit në Shqipëri, për të cilën kish dedikuar tërë jetën e tij … Ky nder lutim dhe shpresojmë që të realizohet në kohën e arthme”.

Problemi tjetër që krijoi telashe ditët e vdekjes së Nolit, ishte pjesëmarrja e përfaqësuesit të Misionit Shqiptar në ceremoninë e përmortshme. Autoritetet amerikane nuk e lejuan atë të merrte pjesë, me arsyetimin se ky ishte thjesht një akt diplomatik, që nuk kish të bënte me popullin shqiptar, por që praktikohej me ato shtete që s’kishin marrëdhënie diplomatike me SHBA. Misioni shqiptar do të protestonte pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, U. Tanit. Përgjigjen e tyre autoritetet amerikane do ta jepnin me anë të A. Stifenson-it, Kryetarit të Misionit të SHBA pranë Kombeve të Bashkuara, i cili do të deklaronte në televizion se ai “e nderonte figurën e Fan Nolit, por nuk e kuptonte se si mund të nderohet një fetar si Fan Noli nga Kryetari i Misionit Shqiptar, që përfaqëson një qeveri ateiste.” Në këto kushte, në pamundësi për të marrë pjesë, përfaqësuesi shqiptar do të njoftonte me keqardhje Këshillin e Peshkopatës dhe bashkësinë shqiptaro-amerikane për pengesën e krijuar nga autoritetet zyrtare dhe dërgonte tekstin e fjalës së tij me lutje, që të lexohej në ceremoninë e përcjelljes së fundit.

Më 16 mars trupi i Nolit do të sillej në Katedralen e Shën Gjergjit dhe të nesërmen do të zhvilloheshin homazhet për tri ditë me radhë. I veshur me rrobat e praruara episkopale dhe me mitrën në krye, ai qëndronte shtrirë në një arkivol metalik, mbuluar me flamurin kombëtar. Katër qirinj të mëdhenj, të vendosur në formë kryqi, lëshonin dritë mbi të. Ai dukej sikur flinte, në gjumin e tij të përjetshëm. “Fytyra si në bronz”, shkruante reporteri i “Diellit”, “e zbehtë, pa shumë rrudha. Një jetë e tërë, një jetë e lashtë, ishte njeriu nga më njerëzorët e shqiptarëve të Amerikës, gjeniu dhe njeriu i thjeshtë”. Përqark kishte një det me lule, aq shumë sa që trupi i tij dukej sikur voziste nëpër to. Ndërsa ditën rridhte lumi i njerëzve, natën, sipas zakonit shqiptar, do ta ruanin gratë, me në ballë ato të shoqatës së grave “Bijat e Shën Gjergjit”, të cilat qëndronin rreth tij të përlotura. Dëshira e të ndjerit kish qenë ta qanin me ligje, me ligje labe (“Dhe do të luftoj … gjer sa të vdes. Shpërblimi më i mjaftë do të jetë një këngë prej labësh dhe labëreshash kur të vdes”), por për këtë ndoshta asnjëra nga ato gra s’dinte gjë. Gjendjen e bënte më të trishtuar dhe fakti se në këto çaste të rënda askush nga të afërmit e tij nuk ndodhej aty. Ata gjendeshin larg, shumë larg, diku në brigjet e Mesdheut. Njëra motër, Athinaja, në Kavallë, ku po përgatiste dokumentet për të shkuar në Boston që të takonte të vëllain, tjetra, Sulltaneja, në Feres, ku jetonin me fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të tyre. Pas mandatit të të vëllait, që e kishin marrë vesh nga valët e Radio Tiranës, ato do të mblidheshin kokë më kokë dhe do ta qanin, siç i qanin një herë e një kohë të vdekurit në Qytezë, me gjuhën e mëmës. I vetmi ngushëllim për to, kur i vëllai po ikte nga kjo botë, ishte emri tepër i nderuar që linte, e vërteta e njohur që ai kish qenë njëherë e një kohë i pari i Shqipërisë dhe kryepeshkop i Kishës ortodokse shqiptare në Amerikë.

Pas tri ditë homazhesh, më 20 mars kur para trupit të tij të pajetë erdhën dhe u përkulën përmbi 5000 vetë, u organizua mesha dhe përcjellja e fundit që zgjati mëse katër orë. Pesëmbëdhjetë priftërinj ortodoksë shqiptarë, të veshur me rroba të zeza, do të drejtonin ceremoninë e përmortshme. Kori i madh i përbërë nga koret e kishave të Natikut e të Uorçesterit, në prani të një gjindjeje të paparë, do të këndonte gjatë gjithë kohës këngë liturgjike. Mes froneve të zënë binte në sy froni i zbrazët i Nolit. Guvernatori i Masaçusets-it John Volpe ishte atë ditë mes dhjetëra njerëzve të shquar, që kishin ardhur t’i jepnin lamtumirën shqiptaro-amerikanit të madh.

Në mbarim të riteve fetare, që i takonin një kleriku të lartë, u zhvillua mitingu mortor me pjesëmarrjen e afro 2000 vetëve. Dhembja e përbashkët kish mbledhur së toku shqiptarë nga të gjitha kolonitë, nga të gjithë brezat e nga të gjitha shkallët shoqërore, prej të gjitha krahinave të Shqipërisë. Ishin aty miq dhe bashkëpunëtorë të tij. Ishte grigja e besimtarëve. Ishin sa e sa bashkatdhetarë admirues. Ishin madje dhe ata të paktë kundërshtarë politikë, që kishin mbetur, por që humbja kombëtare dhe madhështia e veprës së tij i kish bashkuar në një. Sytë e rrëmbushur të turmës së pafund ishin lotët e Shqipërisë për birin e saj që po ikte “për të pushuar, – siç shkruante shtypi, – nën tokë gjumin e ëmbël të të Drejtëve”.

noli peshkopNë miting do të mbanin fjalët e tyre panegjirike Ikonom Sokrat Sotiri në gjuhën shqipe dhe atë Sotir Dilogjika në anglisht. Duke u bërë në ato çaste zëdhënës të një aspirate të përbashkët kombëtare, ata do të shpreheshin se “shqiptarët kudo në botë mbajnë zi për humbjen e prijësit të tyre të madh … popullariteti i të cilit vjen i dyti pas Skënderbeut” dhe se “trashëgimi, idealet dhe urata e tij i bën ata të ndjehen krenarë”.

Nën gjëmimin e kambanave dhe fjalët përdëllyese të korit, që përsëriste vargun shqip “I përjetshëm kujtimi”, arkivoli u nxorr nga kisha. Zëri i atyre djemve e vajzave që këndonin, për një çast u drodh. Makina mortore e mori Nolin dhe u nis për ta çuar në banesën e fundit. Ishte ditë shumë e ftohtë. Nën qiellin e vrerët dhe madhështor të Bostonit binte dëborë. Qindra makina e ndiqnin arkivolin nga pas. Ishte rruga e mbrame që shqiptarët dhe miqtë e tyre bënin tok me Nolin.

Në Forest Hills, varrezat kryesore të qytetit, të mbuluara nga dëbora, u përmbyll lamtumira e ndarjes. Do të qenë Imam Vehbi Ismaili dhe Baba Rexhepi ata që do të mbanin ligjërata përcjellëse. Duke e quajtur Nolin “kalorës të fundit të epokës …që u shkëput prej gjirit tonë për t’u përkitur kohëve, për t’u bërë histori”, klerikët myslimanë, do të dëshmonin dhe në këtë çast të dhimbshëm, se shqiptarët, pavarësisht nga feja, ishin një dhe të pandarë. Fan Noli mbetej përngaherë flamur bashkimi.

Trupi i të ndjerit nuk u kall nën dhe, po, ashtu siç ishte vepruar me F. Konicën, u vendos në një dhomë frigoriferike për t’u ruajtur deri sa të zgjidhej çështja se ku do të prehej përfundimisht. Pastaj, një mal me lule u ngrit sipër tij, ku, veç kurorave të shumta të bashkësisë shqiptaro-amerikane, të Kishës, të shoqatave, të shokëve e të miqve, do të dallonin dhe ato të Qeverisë shqiptare, Frontit Demokratik të Shqipërisë, Universitetit të Tiranës, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ishin aty lulet e mirënjohjes të Shqipërisë dhe gjithë botës shqiptare. Mungonin vetëm lulet e familjes, për të treguar që edhe pse u ngjit aq lart, prapë ikte si mërgimtar i përjetshëm. Po, si për të mbushur këtë zbrazëtirë, në orën e varrimit të tij, nëpër shkollat dhe institucionet kulturore të qyteteve të Shqipërisë, u ndërpre puna dhe u mbajtën pesë minuta heshtje për të.

Dëshira e Nolit kish qenë të varrosej thjesht, pa madhështi, me sa më pak shpenzime, ashtu siç e kish jetuar jetën. Po sipas amanetit të tij, pas varrimit u shtrua në mjediset e Katedrales së Shën Gjergjit një drekë modeste, vetëm me bukë, djathë dhe ullinj.

Për ditë me radhë do të mbërrinin në adresë të Kishës, të Vatrës e të “Diellit” me qindra telegrame e letra ngushëllimi. Shprehej dhembje, po një dhembje krenare, dhembja e gjithë kombit shqiptar për këtë humbje të pazëvendësueshme. Cilësohej “humbje e thellë”, “pikëllim për të cilin fjalët s’mjaftojnë”, “hidhërim i patreguar”, kurse për atë vetë, “burrë i madh dhe prijës i madh”, “themelues i shkëlqyer i Kishës Ortodokse Shqiptare”, “shkëmb i binomit atdhe dhe fe”, “thesar diturie”, “fetar i devotshëm”, “shkrimtar i jashtëzakonshëm”.

Ikja e Nolit gjeti një pasqyrim të gjerë në shtypin e kohës, në radhë të parë në shtypin shqiptar, po dhe në atë amerikan. Nëpër faqet e tyre u botuan me dhjetëra shkrime, lajme, kronika, artikuj, reportazhe, kujtime e deri dhe vjersha. I gjejmë ato te “Dielli” dhe “Liria”, në gazetat e diasporës e akoma më shumë në shtypin e Tiranës. Vdekja e tij tërhoqi dhe vëmendjen e shtypit vendës. Gazeta qendrore “The New York Times”, do të botonte ato ditë artikullin “Bishop Fan S. Noli once led Albania” (“Peshkop Fan Noli dikur ka drejtuar Shqipërinë”), ku bashkë me biografinë e tij politike dhe shoqërore, vihej në dukje emri i nderuar prej studiuesi dhe udhëheqësi fetar. Në mënyrë të veçantë do t’i bënte jehonë ngjarjes së hidhur të bashkësisë shqiptaro-amerikane, shtypi i Bostonit, me një pjesë të të cilit Noli kish bashkëpunuar, si “Boston Herald”, “Boston Globe”, “The Boston Sunday Globe”, po dhe të qyteteve të tjerë, si “Worcester Daily Telegraph”, “The Evening Gazette”, “Post Journ,” etj. Ishte ky ndoshta rasti më i mirë që opinioni i atdheut të dytë i bënte homazhet e merituara njërit prej qytetarëve të tij, që linte pas shëmbëlltyrën e një jete të denjë dhe të një vepre të ndritur. Ai u takonte atyre njerëzve, vlerat e të cilëve përmblidhen aq bukur në fjalët e Plinit të Ri, që do të përmendeshin me këtë rast: “Më duket se vdekja është gjithmonë e parakohshme dhe e pakohë, kur u vjen njerëzve që janë të angazhuar në punë të pavdekshme. Për ata që jetojnë nga dita në ditë, të dhënë pas kënaqësive, qëllimi i jetës së tyre mbaron me mbylljen e çdo dite. Por ata që mendojnë për pasardhësit dhe përpiqen të fitojnë famë të pavdekshme me punë të mira, për ta vdekja është e parakohshme”.

Share This Article
28 Comments
  • Pa dyshim njeriu me i madh i kombit. Shume te tjere kane bere per Shqiperine, si me politike ashtu edhe me pene. Por Noli i kreu me perfeksion te dyja.

  • Lavdi arkitektit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, që, në vazhdën e veprimtarisë së ndritur të martirit Papa Kristo Negovani, u mundësoi shqiptarëve ortodoksë të ruajnë identitetin e tyre të lashtë, si dhe të shkëputeshin nga vargonjtë robërues të Patriarkanës Ekumenike në Stamboll, e cila më shumë është marrë e merret me politikë dhe punon e ka punuar gjithmonë për interesat grabitqare të Greqisë, sesa ka qenë e është në shërbim të besimtarëve ortodoksë shqiptarë. Po ashtu, vepra e tij bëri që të largoheshin nga kishat shqiptare priftërinjtë e tipit Kozmai i Etolisë, të cilët nuk merreshin me punët e Zotit, por me ato të djallit.
    Për fat të keq, në këtë 50-vjetor të përzishëm shqiptarët i kanë “rënë me shkelm” veprës madhështore të këtij shqiptari të nderuar, duke lejuar që fronin e tij ta ndyjnë Anusët e ASFALI-së.

  • Nderimet me te medhaja Fan Nolit!
    Kujtimi i tij le te ndricoje mendjen dhe shpirtin e shqiptareve per nje Shqiperi te lire prej hafijeve greke dhe te pavarur nga cdo lloj ndikimi fetar te huaj.

  • E paharuar do mbetet vepra e Fan S.Nolit per ceshtjen shqiptare.Po sot ,politikanet shqiptare per interesat e tyre e shiten ceshtjen shqiptare.Nuk ka vend ne drejtimin e kishes autoqefale per njerez si Janullatos,te cilet jane armiq te betuar te shqiperise. Fatkeqesi dhe e turpeshme per nje kombe eshte; sot ketu ne shtetin e masachussetts kisha me histori ne kohen e Nolit,si ajo ne Natick dhe Worcester drejtohen nga prifterinj me origjin nga Rusia ose Irlanda. Kjo eshte psoje e tradhetise se politikanve shqiptare qe caktuan ne krye te kishen autoqefali Janullatosin.

    • jane kishat qe nuk kane lidhje me Kishen Autoqefale te Shqiperise apo Janullatosin.Keto kisha varen nga kancelari Artur Liolin dhe nga i vllai i tij qe eshte Dhespot i Kishes Shqiptare te Amerikes.Sigurisht qe nuk kane as prifterinj shqiptare dhe at qe thua ti, jane te marre me qira dhe seshte cudi qe ndonje dite te shikosh ndonje hoxhe me qira, mbasi Keta (Arturi dhe i vellaj Dhespot) nuk kane lidhje me Kishen Autoqefale Shqiptare qe drejton Janullatosi.

    • @correct

      O qelbësirë afro-aziatike e Dylberadhës, të kanë gënjyer ata që të pallojnë buçen mëmë dhe që kanë shkruar tek Wikipedia. Jo çdo gjë që shkruhet në Wikipedia mor hajvan me kompjuter është e saktë, sepse mund të shkruajnë edhe tranguj si ty aty. Askund Noli nuk ka thënë se e kishte mbiemrin Mavromatis, vetëm ata plehrat si ty që kanë shkruar në Wikipedia e thonë këtë gjë. Ai gomar që ka shkruar aty për Nolin ka thënë në anglisht se i përkiste besimit “Easter Othodox” dhe jo “Eastern Othodox”. “Easter Orthodox” në anglisht do të thotë “Ortodoksi e Pashkës” dhe jo “Ortodoksi Lindore”, siç thuhet për besimin ortodoks.
      Wikipedian e shfleton ti, por asgjë nuk kupon prej saj, sepse je pordhë e Anusit.

  • I perjetshem qofte kujtimi i ketij kollosi,per veprat e tij te pavdekshme,per ndricimin dhe lartesimin e popullit te shtypur e te poshteruar prej egersires aziatike,e bastardeve te mbetur ketyre aneve.-Ne kujtim te NOLIT te MADH,po shkruaj disa strofa te poezive te tij,qe tregojne perpjekjen vigane e te palodhur,per popullin e skllaveruar e te varfer Shqiptar.
    -Te ura te ura –
    -Kucedr’e Turqise,
    -Hyen’e urise,
    -E rahur nga Greku,nga Serbi e Bullgari
    -Do gjak te thethinje dhe vjen te Shqiptari,
    -Si gjarper zvarniset,i sillet perqark,
    -Me dinin ne goje,me helmin ne bark !
    —Te ura,te ura,
    -Vajtoni,o burra,
    -Thomsonin e ngrate qe ju vet’e vrate,
    -Qe pas nuk i rate,po vetem e late,
    -Kur shkonte kaluar te vdese per ne
    -Per ju te mallkuar,qe s’doni Atdhe.
    —————————————————–
    -Kenga e salep sulltanit-
    -Se c’u shporr xhuhurieti,
    -se c’u rehatos mileti,
    -se Sulltanin prap’e gjeti,
    -se qe kur e humbi,s’fjeti !
    —Se c’na u gezua xhani,
    -se c’na preu Ramazani,
    -se c’na piu Italjani,
    -Rrofte pra salep-sulltani!
    —————————————
    —Marshi i barabajt—
    -Tradhetar,ti na nxive,na le pa atdhe,
    -ti na cthurre,na ckule,na cduke cdo fe,
    -varferi,poshtersi,roberi ti na dhe,
    -derbeder,ujk e derr,hosana baraba !
    —————————————————
    Po raca e degjeneruar dhe e mallkuar aziatike,nuk e duronte dot te kishte nje udheheqes te drejte e largpames ORTHODHOKS,prandaj e luftoi dhe e deboi,ndersa keta pinjollet e tyre bastarde hiqen sikur ju dogj xhani per te madhin e te paarriteshmin Imzot Fan S.NOLIN !
    -Paraardhesit e ketyre bastardeve e detyruan familjen e te madhit NOLI,qe te shperngulej nga vatra e saj shekullore,nga Qyteza e Kolonjes,per ne dhe te huaj,po keshtu vepruan sipas ‘trdites’ edhe per birin e asaj familjeje te perkore,filizat bastarde,pa moral e te egersuara aziatike turkoshake.-Mosmirnjohja e ketyre turkoshakeve eshte proverbiale,e gjithaneshme e ngahereshme dhe e perjeteshme,duhen libra te tere te shkruhen per keta mosmirnjohes,tradhetare e vrases tinzare…

    • Uauuuu. . .u. . .edhe me Anastas Janullatosin edhe me Fan Nolin, kjo eshte cudia e rradhes e pseudo-grekut Kubani! Ne qofte se Noli do te ishte gjalle, jame i sigurt qe do ta zinte me shkope Anastas Janullatosin dhe gjithe greket e tjere qe kane uzurpuar Kishen Autoqefale Orthodokse Shqiptare qe ai e shkeputi me aqe munde nga kthetrat greke. Jame i sigurt qe mbas debimit te Janullatosit dhe peshkopeve te tjere greke, rradha do te vinte ti o Kubani dhe gjithe hafijeve te tjera pseudo-greke qe leshoin lote korkodili per Nolin.

      Megjithese Shqiperia ishte me nje shumice absolute muslimane, perseri e zgjodhen dhe pranuan Nolin si Kryeminister te Shqiperise, kurse kleri greke dhe Partiakana Greke Orthodokse e Stambollit e shkisheruan ate, duke mos e pranuar ate si prift, e detyruan te shugurohej si prift ne Maqedoni. Eshte per tu cuditur kur shefe sot pinjollet e ketyre grekofileve qe bene gjithcka per ta penguar Nolin, te na shesin leksjone histori se kush jane shqiptaret dhe nga vine.

      Shqiptaret muslimane ndoshta i bashkone feja me turqit, por juve pseudogrekeve ju bashkon gjaku dhe origjina tuaj anadollake . Eshte per tu habitur se gjithe pseudogreket na shiten sote si arvanitas, kur ne fakt juve nuk ju bashkon asgje me ta. Ju pervece se ndate krevatin me Sulltan Sunxhukun, ju i sherbiet atij me besnikerin e nje qeni besnik. Te gjithe Sulltanet e Perandorise jane me gjak greke dhe nenen e tyre ishin greke. Greko Fanariotet ishin qitapi administrues i Perandorise Otomane , kurse Kleri Orthodoks Grek u fuqizua nga Sulltan Sunxhuku qe i dha atyre pushtet absolut mbi gjithe te krrishteret e Ballkanit dhe sigurisht ata ja shperblyen duke i sherbyer me besnikeri Portes se Larte. Prandaj mor pseudo-greku i kamufluar, ndali lotet e krokodilit per Nolin tone dhe laje mire gojen kur ze ne goje rracen shqiptare. O zot i madhe sa te pafytyre qe jeni mor malaka.

      Pjese te shkeputura nga krijimtaria e Nolit!

      Vepra Noli 2  

      Artikulli: Budadalleqe Turko-Greke (faqet 77-78)  

      Vetem nje dua te them se, gjersa nuk na lejoni te behemi shqiptare te krishtere, pa na cilesuar greke, pranojme te behemi turq qe t’ju shajme, pa ju dhene shkas per te na quajtur adhemohues dhe vegla te shitura. Mesoni pra se ne shqiptaret e krishtere, kemi nje mije here me teper arsye sesa “turkoshqiptaret” te jemi antigreke. Me te vertete Shahin Kolonja eshte “turkoshqiptar” gjersa nuk respektoi fene tradicionale te helenizmit: rryshfetin (Shahin Kolonja ishte kajmekan ne Malin e Shenjte dhe u debua prej aty sepse, sipas Nolit,nuk mori rryshfet. Autori.).Mjere ai sikur gabimisht te kishte lindur ne Greqi dhe te behej kryetar bashkie ose deputet.  

      Artikulli: Banda dhe reparte  (faqet 81-82)  

      O kusare te ndershem te Athines se lavdishme, nese keni ende nga ato shami qe u vodhet turisteve amerikane ne Akropol…  

      Artikulli: Mendime te kripura  (faqja 85)  

      Por e kemi thene dhe here tjeter se llogjika eshte nje bime se ciles me kot do t’ia kerkosh rrenjet ne kopshtet e gazetarise greke.  

      Artikulli: Jam une (faqja 88)  

      Une nuk shaj kombin grek, por qeverine greke, te kalbren, te pathemelten, qe vret kot, e cila u perpoq gjithmone me cdo lloj mjetesh te mbyte Rilindjen Shqiptare.  

      Artikulli: Lexime te neveritshme (faqe 131-132)  

      Greket gjithmone na quajne vellezer, por me kusht, na duan pak me large: mbi Shkumbin.  

      Artikulli: Greket na frikesojne (faqja 134)  

      E kemi per nder te vdesim per vendin tone, por kurre s’deshirojme te vdesim prej nje dore greku.

  • Ja se si shprehet britanikja Edith Durham per autoqefalin e Kishes Orthodokse Shqiptare dhe Fan Nolin.

    High Albania,
    1941
    Edith Durham:
    Albania

    – (Per here te pare kame degjuar per perpjekiet e bera nga prifti Fan Noli per te formuar Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe per te larguar nga vendi prifterinjte greke. Ne Berat te krishteret ankoheshin se prifterinjte greke informonin (kercenonin) shiptaret qe mesonin dhe mbanin libra shqipe. Mbas vitesh te gjata pune dhe perpjekiesh te palodhura, mbas pavarsis se Shqiperise, Fan Noli e kurorezoi me sukses (Autoqefaline e Kishes) U themelua ligjerisht Kisha Autoqefale Oerthodokse Shqiptare dhe tani ne Shqiperi nuk ka me prinfterinj greke, disa prej tyre shoqeruan ushtrine pushtuse greke dhe u larguan nga vendi. Tani te gjithe kleriket (orthodokse) jane shqiptare dhe te gjitha sherbimet fetare mbahen ne gjuhen shqipe. Kreu i Kishes eshtë Kryepeshkopi Krisi selia e te cilit eshte ne Tirane. Tani Kisha Orthodokse Shqiptare eshte ne nje nivel me kishat e serbeve, grekeve dhe bullgareve te cilat jane te gjitha te pavaruara dhe autoqefale. Peshkopi Fan Noli eshte kreu i kolonis shqiptare ne Amerike. Une do ta theksoj forte krijimin e Kishes Ortodokse Shqiptare, sepse ky akt i dha fund spekullimit te disa gazetave qe i pershkruain shqiptaret dhe kishen e tyre orthodokse si (Kishe Greke) dhe ithtaret e saj si (greke). Kjo nuk eshte e vertete, eshte njesoi sikur te percaktosh besimtaret katolik si “italiane”. Jo vetem te krishteret, por dhe muslimanet nxitoin per te blere librat tane. Ne Elbasan, vetem per nje ore kemi shitur mbi 70 libra per myslimanët. Tani, kemi ndihmen dhe te nje xhandar te ri dhe te qeshur. (Une mund te mesoj vellain tim te vogel te lexoi, thot ai) Ne Elbasan kam gjetur nje levizje per te formuar nje Kishe te Bashkuar ne menyr qe te ndalet ndikimi greke.)

  • Ironizimi i Fan Nolit!

    -Jeta e tyre e shkuar tregon per ata qe jane njerez pa cipe e pa ndere, sharlatane pa ndergjegjie, tregetar patriotik me zemer Kucovllahu dhe Serbi.

    -Kur nuk dini cfare te zgjidhni deputet, mos degjoni fare e coni ca Serbe, ca Kucovllehe e ca Greke, po jo sharlatane shqiptare, tregetar te patriotizmit me damke ne balle.

    Fan Noli.

  • Lavdia eshte e Nolit. Falenderimet shkojne per prof. Nashon.
    Duke e lexuar kujtoja vargjet elegjike te Nolit per Bajram Currin dhe Luigj Gurakuqin. Nasho Jorgaai sot nuk ka shkruar vargje, por proza e tij te mbush me emocione atdhetuare.

    • O trap i tere! Po ate “kucovllah” per ke e ka Noli? A nuk e ka per sharlatanet e tipit Jorgaqi, te cilet iu perkushtuan vepres se Nolit, per te fshire sado pak turpet e te pareve te tyre.

    • @jevg brake

      E the ene ti i gjo me men, mër hale!
      Mirë e ke. Nuk është “pellazg dylber” si puna jote, sepse pellazgët e vërtetë t’i pallojnë të gjitha kurvat që ke në shtëpi, madje, edhe kur të kruhet ty Anusi, ashtu siç po bën këto kohë në forum, pellazgët nuk ta ngopin ty, por motrës, gruas dhe plakës tënde buçe…

  • Respekt dhe perulje per kete Kollosin Shqiptar te paster dhe te varfer
    Po nuk mund ta veme perpara Dulles dhe Berishes se keta jane ata qe ju (takon ) te cilesohen si Skenderbe
    Nuk e di se cfare thote Janullatosi per te po me siguri dicka do ti mesoje Dulja
    Te vene ne djall Sala dhe Lulka bashke me Griden Bukuroshe po bukuroshet jane vetem per ate pune

  • Ky,cope @pellazgu,duket qe ka probleme paranojash,i eshte mbushur mendja qe do t’ja qelbin racen e fisin dhe me s’di nga te ruhet e te kruhet.Per pellazget kane shkruar disa studiues,e shumica na thone qe kane ardhur ne Ballkan nga Azia.Nje nga keta eshte edhe studiuesi i gjithanshem Bled Komini,ku i percakton si race e zeshket e me perzjerrje racash te shumta,prandaj 0 cope @Pellazgu,mos u kreno me ate qe vete e perbuz !
    -Ndersa per pyetjen qe te bera ne, komentet e pardjeshme dhe qe ne njefare menyre ishte edhe testim per racen tende cope @Pellazgu,-“une jam Une,ti je Ti,kush e ha mune une apo Ti”,- pergjigjja jote- “Ti dhe vetem Ti “,me ngazelleu sa s’ka me,sepse e hengre si budalla karremin,pasi ne kete rast emri yt o cope @pellazgu,ishte “Ti”,-prandaj mos u kruaj me kedo qe s’e ke perpara,se behesh gazi i forumit,he vogelush buzequmesht,shko loj me shoket po mos u vono se te ze nata dhe te ha goxhi !

    • Nderim e respekt pa kufi për Nolin e madh por nderim dhe respekt për prof. Nasho Jorgaqin që ka sjellë këtë shkrim dinjitoz për përkujtimin e patriotit e të kolosit të madh të kulturës e të veprës shqiptare ! I përjetshëm qoftë kujtimi e rikujtimi i Fan S. Nolit, i kësaj pene të shënjtë , vepre të zjarrtë e shqiptari të papërsëritshëm! Nderime autorit!

      • Per Nolin po. Nderim e respekt. Per Joraqin ka kohe akoma per tu shprehur, pasi pleqeria e ka legenosur shume

  • Pse nuk shkroi asgje Saliu sot ne fb e tij per Nolin ?Ai e di mire kush ishte Noli.Po kaq mire e di se kush ishte dhe satrapi Zog.Me siguri qe Nolin e ka marre inate kur shkruan per tropojanet si Saliu.

    • Demo i dashur edhe une do isha ne nje mendja me ty. Vlehet si komunitet i madh, kane nxjerre edhe figura te ndritura kombetare, te cilat ne i mbulojme me respekt e mirenjohje. Sot kuco- vllehet (sigurisht jo te gjithe) e kane rrefyer fytyren e tyre. Eshte gabim qe ti barazojme te gjithe. Por pas asnje dyshim dinastia Jorgaqi eshte nder me te qelburat e tyre. Duhej kjo kohe demokracie qe te dilte ne pah fytyra e vertete e tyre.

  • Fan Noli esht shembulli unik i nje shqiptari te madh. Nuk kishte jetuar asnje dite ne Shqiperi dhe e deshte si pakkush tjeter Atdheun e te pareve. Per shqiptaret bente vleresimin me te madh. Nuk ka popull ne Bote-thoshte ai- qe me shumice myslimane- ndoqi nje si mua te nje besimi tjeter e per me teper prift. Fan Noli ishte dhe nje shemull i ralle tolerance. Armik politik per vdekje me Ahmet Zogun, u pajtua me te kur e kishte urryer me teper se kushdo. Poezite e tij te karakterit politik duhen shqyrtuar ne kontekstin e kohes kur jane shkruar. Gabimisht Nolit i thurren lavde vetem si historian, perkthyes e poet duke e nenvleresuar si politikan, kur krijimi i Kishes autoqefale shqiptare prej tij ishte veper e paster dhe e jashtezakonshme politike e kombetariste. Deri me sot kjo veper e tij eshte hedhur poshte kryesisht prej politikaneve te papergjegjshem e anti shqiptare. I perjetshem qofte kujtimi i tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *