Berisha, si në pozitë dhe opozitë, kërkon të drejtojë. Ç’është ky idiot, me plot kuptimin e fjalës? Ky person me sa shohim ne shqiptarët, jo nga foltorja e Parlamentit, por nga larg, ndërhyn në punët tona që punojmë për vete, familjen dhe shtetin, që me kontributet e bizneseve të mëdhenj dhe të vegjël prej taksave të shqiptarëve mbahet ky vend. Dhe ju, disa ndër politikanët që kapardiseni si kaposhi në majë të plehut, boll po talleni me këtë popull. Kur vjen koha e votimeve i lëpiheni këtij që ju i thoni sovran dhe me gjithë mend ne populli pa parti jemi sovran, se ata që janë me parti, me ju, nuk janë sovran, se komandohen nga ju në krye të mitingjeve. Këta për mendimin tim, nuk janë sovrani. Sovrani është ai që të rrëzoi ty dhe falangat pas teje, që me këto mend që keni nuk do të ngriheni kurrë. Mos kujto o Sali se mund të fitosh me këta që mbledh nga e gjithë Shqipëria. Mos mendo se ky është sovrani. Nuk vjen në miting ai. E them me të madhe, të godet për ta mbajtur mend vetëm në votime. Dhe po të them prapë, si nuk vure mend me gjithë këto prapësira që i ke bërë këtij populli? Bëre një 97 famëkeqe që populli në këtë jetë dhe në atë jetë do e mbajë mend. Bëre në 98-ën grushtin e shtetit, bëre Gërdecin, të tëra nën hundën tënde. Që të tëra i ke të amnistuara. Po turp për ty që e mban veten se je dikush! Po të them se nuk je askush. Po të them burrash që unë jam një nga ata të sovranit që ju nuk e keni vlerësuar. Që në krye të herës ju keni qenë një mjek i mirë. Po të kishe qëndruar në këtë profesion do të kishe qenë më shumë i nderuar. Ju keni futur frymën e keqe te e djathta. Lëri të punojnë dhe të drejtojnë vetë, se ju më shumë i ngatërroni. Për Ramën po ju them, lëre se ky do të bëjë shtet që 95 përqind e sovranit këtë do, do shtet dhe jo servilizëm për deputetët. Nuk jeni votuar ju, por partia, prandaj dëgjoni atë që di të punojë për shtet.
Letër e nënshkruar
P.Meçaj, Tiranë
