Botohet në spanjisht romani “I humburi” i Fatos Kongolit. Pas romaneve “Lëkura e qenit”, “Jetë në një kuti shkrepësesh” dhe “Bolero në vilën e pleqve”, ky është libri i katërt radhazi që botohet nga shtëpia botuese “Siruela”, në Madrid. “I humburi” është përkthyer në gjuhën spanjolle nga përkthyesi i mirënjohur, i ndjeri Ramon Sançes dhe bashkëshortja e tij, Maria Roces, e cila i është përkushtuar me të njëjtin pasion përkthimeve nga gjuha shqipe.
Për veprën ka pasur interes të veçantë para se të përkthehej. Gazeta “El Pais”, në një paraqitje për botimet e vitit 2013, e rendiste romanin “I humburi” të Kongolit ndër veprat e autorëve të huaj më të rekomanduara për t’u lexuar gjatë këtij viti. Të njëjtin sukses ka pasur edhe “bolero në vilën e pleqve”, i cili u botua në spanjisht vitin e kaluar. Ky libër pritet të dalë së shpejti në Francë, i përkthyer në frëngjisht nga Edmond Tupja.

Pas Kadaresë, Kongoli është autori shqiptar me i përkthyer në Francë.
“I humburi” ka kohë që është botuar. Me duket nga 1997-1998 i përkthyer nga Tupja dhe Christiane Montécot.