Ishte vitit 1941. Ndërkohë që Britania luftonte haptazi me “Luftwaffe” (forcat ajrore naziste) dhe “Kriegsmarine” (marina naziste), Shtetet e Bashkuara qëndronin ushtarakisht neutral (edhe pse dërgonin furnizime në ishuj) dhe nuk lejonte ushtarët e saj të sulmonin Adolf Hitlerin. Një lajmi i keq ky për Anglinë, ku dihej që mbështetja e saj ishte e domosdoshme për të fituar. Pikërisht në këtë moment krize, Uinston Çërçillit i lindi ideja t’u bënte një dhuratë të çuditshme amerikanëve në mënyrë që ata të vendosnin të luftonin. Çfarë dhurate ishte kjo? Një kopje e Kartës së Magnës (Magna Carta, e përpunuar në shekullin e XII).
Siç pohojnë disa media ndërkombëtare si, “The Independent”, ky projekt i çuditshëm i kryeministrit britanik doli në dritë falë një ekspozite të Bibliotekës Britanike, në të cilën, më në fund, janë publikuar dokumentet që e dëshmojnë këtë. E gjithë kjo në kuadër të përvjetorit të 800 të miratimit të Kartës së Magnës, që kufizoi pushtetin e mbretit përballë aristokracisë dhe u pranua nga Mbreti Xhon I i Anglisë më 1215.
Sipas gazetës britanike, në ato vite Çërçill ishte i dëshpëruar që Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore . Dhe, deri në atë kohë qeveria amerikane i dedikohej vetëm dërgimit të dhjetëra “konvojve” të mbushur me ushqime, armë dhe municion. Prandaj, kabineti i rajonit vendosi se ishte e nevojshme të bënin një gjest domethënës me miqtë e tyre me vendndodhje përtej Atlantikut që ata të vendosnin të ndërhynin në garë.
Kështu, ministra të ndryshëm të vendit filluan të shkëmbenin letra duke kërkuar se cila mund të ishte kjo dhuratë dhe vendosën që të dhuronin një kopje të Kartës së Magnës. Edhe pse tani mund të duket një dhuratë e çuditshme, e vërteta është që, për atë kohë ishte e përsosur, sepse është një dokument që amerikanët e konsiderojnë si pararendëse të kushtetutës së tyre. Përveç kësaj, britanikët menduan se ishte gjithashtu një mënyrë e mirë për t’u kujtuar fqinjëve të tyre origjinën e tyre europiane dhe t’i bindnin që të armatosnin trupat e tyre.
Projekti u pranua shpejt nga ministrat, gjë që është e dukshme në letra. “Një akt miqësor, i realizuar me mirësi, ngjall një përgjigje të jashtëzakonshme. Kur prek emocionet e një amerikani, bujaria e tyre është e pakufizuar”, shpjegohej në një letër. Ideja e kënaqi Çërçillin, i cili mendoi ta bënte dhuratën zyrtare më 15 qershor 1941. Megjithatë, marrëveshja dështoi për arsye të paspecifikuara, por amerikanët përfunduan duke hyrë në Luftën e Dytë Botërore./ DITA

Amerika nuk do hynte ne lufte, ne qoftese Japonia nuk do ta kishte sulmuar flloten e saj ne paqesor.
Vazhdojne pallavrat e anglezve. Hitleri asnjehere nuk ka dashur ta pushtoje Britanine. Thjesht e ka mbajtur ne presion. Nuk e mori asnjehere seriozisht pushtimin e Britanise. Anglia i shpalli vete e para lufte Gjermanise pa u provokuar nga kjo e fundit dhe pa pasur traktat mbrojtjeje me Polonine. Edhe pse i shpalli lufte Gjermania nuk u perfshi ne veprime luftarake per me shume se nje vit me forcat angleze ,deri sa keto te fundit dolen ne perkrahje te francezve. Edhe pse i shpartalloi dhe i rrethoi, perseri i lejoi te arratiseshin ne Britani nga Bretanja (gadishulli/France)dhe nuk i masakroi. Pasi sulmoi BRSS dhe pasi u fut SHBA ne lufte ndryshuan ekuilibrat. Kjo e fundit u fut pas Pearl Harbor.
WWI: How Germany Was Backstabbed
https://www.youtube.com/watch?v=s2I0CIoG_aU