Prokuroria e Nju Jorkut ka publikuar fotot e papara të liderit të vrarë të Al Kaedas, Osama Bin Laden, në fshatin afgan të Tora Boras, ku filloi përgatitjet për të organizuar sulmet kundër ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Kenia dhe Tanzani ashtu si dhe atentatet e 11 shtatorit më 2001.
Fotot e bëra në vitin 1996, janë shpërndarë gjatë gjyqit që aktualisht po zhvillohet kundër zëvendësit të tij, Jaled al Fawwaz, dhe tregojnë një shtëpi primitive me baltë dhe gurë, të mbuluar me borë nga dimri i ashpër afgan. Bin Laden atëherë sapo kishte arritur në Afganistan pasi mori një urdhër dëbimi nga qeveria e Sudanit.
Në foto Bin Laden shëtit lirisht rreth shtëpisë, ndonjëherë i shoqëruar me fëmijët e tij, dhe pothuajse gjithmonë i armatosur me një automatik Kallashnikov. Në fotot që paraqiten brenda shtëpisë dallohet një mungesë totale e luksit dhe komoditetit. Katër vjet pas këtyre fotografive Osama Bin Laden urdhëroi ekzekutimin e atentateve kundër ambasadave amerikane në Kenias dhe Tanzani, që i kushtuan jetën më shumë se 220 personave, duke filluar legjendën e zezë të Al Kaedas./DITA











u vrane dhe po vriten me mijra vete per kete morracak mjekerpalare!!!!
VERTET I BESON KETO QE THUA???!!!!!
HA HA HA HA HA HA HA
Osama bin Laden: Closing the Case on an Innocent Man
Posted by Gordon Duff on June 15, 2011
http://www.veteranstoday.com/2011/06/15/osama-bin-laden-the-innocent-man-closing-the-case/
http://www.veteranstoday.com/tag/osama-bin-laden/
Bin Laden është akoma gjallë dhe e ka vilën afër Busheve ose afër Klintonit