Nuk e dimë se cili mund të jetë eksporti më i mirë i Shqipërisë gjatë kësaj kohe, por nëse e doni me shifra, atëherë është hiti “Të ka lali
shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi. Hiti ka kaluar 80 milionë vizita në YouTube, duke u bërë kënga më e suksesshme shqiptare e të gjitha kohërave.
Video është hedhur në janar të vitit 2013 dhe brenda pak më shumë se dy vitesh është bërë hit ndërkombëtar. Kënga pëlqehet shumë në vendet e Ballkanit, por edhe në vendet e Lindjes së Mesme, ndërsa luhet në shumë diskoteka të botës.

Seriozisht e keni. Epo komplimente