Kryetari i PD, Lulzim Basha, në protestën e së enjtes, foli pasi dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në PD, nënkryetari Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani mbajtën nga një fjalim të shkurtër, që për shumëkënd kaloi pa vëmendje. Ristani,
i përfshirë nga emocionet, në përpjekje për t’u bërë njësh me votuesit, bëri një… gafë.
Ai pranoi se kishin votuar për socialistët. “Para pak më shumë se gjysmë viti ne i zgjodhëm pushtetarët tanë. I zgjodhëm sepse na premtuan më shumë rend dhe siguri, se do na qëndrojnë pranë dhe do na duan. Por pushtetarët tanë janë bandë oligarkësh që duan të
mbushin xhepat”, tha Ristani. E mirë, i falet, do ketë kthyer ndonjë teke, thonë që të bënë më të zhdërvjellët.

PO KETA ME GAFA E KANE FILLUAR PLITIKEN DHE MA GAFA DO TA MBAROJNE, NUK ESHTE NDONJE CUDI PER RISTANIN,,,
MUHABET PA LIDHJE.
Ristani duket shume i lodhur.