Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Përshëndetje Dita! Po dëgjoj jo pa interes nënkryetarin apo kandidatin për kryetar të Tiranës. Na i paska bllokuar Rama 39 investime që do na përmirësonin jetën. Jam i sigurt se çdo vozitës i makinës në Tiranë është në gjendje t’i tregojë z.Enno 39 gropa që i thyejnë makinën secilit. Them që zëvendësimin e atyre investimeve me mbylljen e këtyre gropave nuk ja pengon njeri, n.q.s po, mund t’i maskojë si blerje të vogla, se këto i kanë specialitet. Respekte, Naimi.
