Të shfaqur para mediave ditën e dielë, Rama pa kravatë ndërsa Meta me një kollare rozë që “tradhtonte” ndoshta njëfarë nostalgjie për selinë nga e cila doli dikur për të vijuar rrugëtimin e vet politik, dy aleatët e mëdhenj të koalicionit qeverisës njoftuan të çlirët rezultatet e negociatave.
Në lojë janë zgjedhjet e para lokale me ndarjen e re administrative, dhe emrat e kandidatëve zyrtarë të së majtës për këto zgjedhje, sipas Metës, “do të publikohen rreth datës 1 prill”.
Ishte në fakt një njoftim me batutën brenda, por duhet thënë se “efekti surprizë” në këtë rast është ezauruar dy vjet më parë. Aleanca PS-LSI e 1 prillit 2013, për shkak të simbolikës së stërnjohur të kësaj date, u bë edhe shënjestër rromuzesh nga kundërshtarët politikë, mediat etj.
Por mesa duket jo vetëm që ky pakt nuk ishte gënjeshtër, as një ujdi jetëshkurtër, por në dyvjetorin e vet, tenton të rifreskohet në të njëjtën datë. Si për të përgënjeshtruar kuptimin kalendarik të “ditës së gënjeshtrave”, aleanca PS-LSI apo në daçi Rama-Meta, është i vetmi element solid në kampin e koalicionit të majtë, ku gjithçka tjetër është në lëvizje e zhvendosje të vazhdueshme, në vajtje ose në ardhje.
Sigurisht, pakti i dy të mëdhenjve është ai që ka rëndësi, sepse janë shifrat ato që flasin.
Po ky proces negociatash e bisedimesh për kandidatët e zgjedhjeve lokale zbulon edhe diçka tjetër: Është rënë dakord që si emrat e kandidatëve të LSI-së për 15 njësi vendore nga 61 gjithsej, ashtu dhe ata të PS-së për të tjerat (mbetet për t’u parë se sa do marrin aleatët e tjerë), duhet të miratohen reciprokisht nga pala tjetër.
Ky është një sinjal që tregon se dyshja Rama-Meta dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, e kanë tejkaluar momentin e dy ekipeve totalisht të ndara që arrijnë një marrëveshja e pastaj sekush vijon më vete. Në të kundërt, duket se po shkohet drejt formimit të një kupole drejtuese të së majtës, çka nuk është larg konfederatizimit të këtij krahu politik.
A është kjo një fazë e përkohshme në marrëdhëniet Rama-Meta dhe PS-LSI? Dhe në fund të fundit, a është kjo dukuri, nëse vërtetohet nga praktika, diçka e mirë apo e keqe për jetën politike dhe vendin në përgjithësi?
Sa i përket pyetjes së parë, të vërtetën e dinë vetëm protagonistët.
Historia e marrëdhënies së tyre politike është tashmë kaq e vjetër, saqë i ka parë të gjithë ulje-ngritjet e mundshme të grafikut. Kanë qenë ministra në të njëjtën qeveri, kanë bashkëpunuar si kryeministër e kryetar bashkie, kanë qenë në kampe kundërshtare njëri në qeveri e tjetri në bashki, janë afruar e larguar aq herë saqë tani mund të thuhet se ja njohin njëri-tjetrin rrënjë e dhëmballë. Në rrethana të tjera, kjo histori kaq e ngjeshur do t’i shihte ata si dy veteranë që kujtojnë plagët që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit, por edhe betejat që kanë bërë së bashku. Nëse më në fund, i kanë bërë llogaritë dhe kanë arritur në konkluzionin se vetëm sherret e së majtës dhe asgjë tjetër, e kanë çuar peshoren e pushtetit në kahun tjetër politik, mund të kenë shtruar në tavolinë një projekt përbashkues më jetëgjatë se aleanca e përkohshme. Tek e fundit, ciklin e bymimit dhe tkurrjes, PD-ja e përjetoi më herët, dhe tani mbase është koha e PS-së.
Thënë kjo, mbetet pyetja tjetër: Pse është kjo hipotezë, një skenar detyrimisht pozitiv për jetën politike në vend?
Padyshim, dy kampe të stabilizuara politike që konkurrojnë dhe alternohen në pushtet, sipas politologëve janë një premisë për stabilitet afatgjatë në politikë dhe qeverisje. Por kushti i panegociueshëm është cilësia e qeverisjes. Edhe Greqia fqinje e vende të tjera akoma më në zhvilluara si Italia, janë drejtuar për shumë kohë nga dy blloqe politike në demokraci, por koha tregoi se zëvendësuan njëra-tjerën në keqqeverisje dhe korrupsion, dhe jo në mirëqeverisje. Dhe në rrethana të tilla, shoqëria gjithmonë nxjerr forca të tjera, të reja, që plotësojnë sakaq vakumin e krijuar.
Aleanca aktuale e së majtës, në këtë drejtim po lë shije të përziera dhe është një “film në vazhdim e sipër”. Por si konkluzion provizor, 1 Prilli i dytë nuk premton për keq.

Zgjedhjet vendore, PS dhe LSI arrijnë marrëveshjen. Negociata dhe me aleatët e tjerë
Duket se në kampin e mazhorancës nuk ka enigma për momentin, lidhur me zgjedhjet e pritshme të 21 qershorit.
Sipas pamjeve të fiksuara dje në hyrjen e selisë së PS-së, koalicioni PS dhe LSI është aq solid sa mund të tejkalojë edhe simbolin e 1 prillit e njohur si dita e gënjeshtrave. Pas 1 prill 2013 kur Meta i dha lamtumirën Berishës për të bërë koalicion me socialistët, në 1 prill të 2015 e majta do të shpallë emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë në 21 qershor.
Krah më krah, garancinë e dhanë kryesocialisti Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta pas 80 minutash negociata në selinë e PS, që u finalizuan me një marrëveshje që i jep LSI-së 15 bashki nga 61 për zgjedhjet lokale, por duke i njohur partisë tjetër të drejtën që të refuzojë kandidaturat nëse i gjykon të papërshtatshme.
Pas këtyre negociatave bie në sy fakti që LSI-ja ka marrë bashkinë e Gjirokastrës, ndërsa PS-ja atë të Fierit. Socialistët do të kenë gjithashtu edhe kandidatin e tyre në Tiranë.
“Ky ishte një takim për të finalizuar fazën e parë të procesit, proces që e kemi nisur prej disa javësh dhe kemi konkluduar në parim që në zgjedhjet e 21 qershorit do paraqitemi me kandidatë të përbashkët. Nuk do bëjmë ndarje mekanike të njësive vendore, por do ecim me formulë të re: çdonjëra nga partitë do ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe reciprokisht edhe të drejtën e votës për të dhënë konsensus për kandidatin e propozuar nga partia tjetër”, u shpreh Rama në përfundim të takimit.
“Jemi të prirur nga konsensusi, jo nga numrat apo emrat. Kemi preferenca për cilësitë e kandidatëve dhe kandidateve”, u shpreh Meta.
Ajo që Rama dhe Meta pohuan për mediat ishte theksi i tyre te rritja e kandidimit të femrave.
Kryeministri Rama deklaroi: “Në këshillat bashkiakë ne do të kemi një përfaqësim 50% meshkuj dhe 50% femra”. Kur u pyet nëse Bashkia e Tiranës do i besohej një femre, Rama u përgjigj: “Pse jo.”
Emrat e kandidatëve që diskutohen në bashkitë kryesore:
Shkodër
Keti Bazhdari, PS
Kukës
Hasan Halili, LSI
Kurbin
Artur Bardhi, PS
Mat
Adelina Farrici, PS
Lezhë
Viktor Tushaj, LSI
Mirditë
Adrian Leka, PS
Durrës
Vangjush Dako, PS
Shijak
Indrit Buka, PS
Kavajë
Elvis Roshi, PS
Elbasan
Qazim Sejdini, PS
Peqin
Bukurosh Maçi, PS
Librazhd
Kastriot Gurra, PS
Përrenjas
Miranda Rira, LSI
Gramsh
Dritan Bici, PS
Lushnjë
Fatos Tushe, PS
Berat
Gledion Rehovica, LSI
Roskovec
Flamur Mato, PS
Tepelenë
Tërmet Peçi, PS
Këlcyrë
Klement Ndoni, PS
Korçë
Sotiraq Filo, PS
Pustec
Edmond Themelko
Pogradec
Roshi Tollozhina, LSI
Kolonjë
Ali Laho, LSI
Libohovë
Vladimir Hide, PS

ky po qe eshte lajm ,dhe nuk mund te prisnim deri neser pa e ditur
shkruani :Pazari i gjese se gjalle …nuk flitet me per zgjedhje …jane zgjedha
zgjedhje quhet kur ke mundesi te marresh ke do vete …
ne keta surrat palacot na kane ngelur
shoku Gramoz ,paska marre rolin aktiv ne partine plake .E nxori pasiv per pak kohe Koqoja
nejse ,nje mmmmmmmmmmet e ndare ne mes jane te dy .
Ilir Meta je llum. Hajdut qe na le peshkesh Nishanin,Lllallen,Ajazin dhe gjithe sistemin e korruptuar te drejtesise.
Çfare faji ka Iliri Meta kur e votojne, elektorati më interesaxhi per momentin. Po Berisha dhe Rama nuk kane faj? Pse bejne koalicion me kete njeri qe perveç parase nuk ka ideal tjeter. Kur Meta beri koalicion parazgejdhor me Ramen me 1 Prill 2013, te gjithe ata te ashtuquajtur pragmatiste nga “elektorati” i PD, duke nuhatur fitoren e koalicionit te “majte”, ia dhane votat LSI, per te qene ne rregull me “ndergjegjen”, se per PS gjoja ata nuk votojne. Pse jo! A nuk ishte LSI aleate e tyre deri ne ate çast, sepse fakt eshte qe PS nuk mori me 23 qershor 2013 asnje vote me teper nga ato te 2009-es. Ja pra ky eshte “xhongleri” Ilir Meta, por qe ka me qindra “xhonglere ” te tjere nga pas. Atehere si i behet? Njerez, mjaft luajtet me fatet tuaja. Nuk po i shikoni se si zihen perdite, per interesa mafjoze ne prishje pazaresh? Kush do t’i shpori keta nga skena, veçse votes tuaj? Me kete sistem zgjedhor keta nuk hiqen kurre. Zgjedhjet po vijne, te cilat edhe pse jo parlamentare, me qartesi dhe zgjuarsi, ne kete rast mund t’i jepet nje mesim i mire politikaneve te korruptuar te sotem. Ky do te jete dhe testi per zgjedhjet e vitit 2017. Pra vini gishtin kokes sa nuk eshte vone. Mos harroni ate qe nje gazetar italian ka thene: Ka mafje ne shume shtete te botes, por ne Shqiperi mafja ka shtet.
Jom shum dakort me ty o KingBardhi
Likja osht me te vertet nji KRYEHAJDUT.
Pazaret e EDIT me LIKEN
do te sjellin nje humbje te TURPSHME te shum bashkive.
1 Prilli dita e genjeshtarve te dyshes Rama-Muta
EDHE LOPET DELET DHE DHITE KETEJ NGA NE, TE DIELEN SHITEN TEK PAZARI.
HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA HA
TALLJE BYTHE ME TE MADHE ME KETE MILET.
MALAVITA
Këmbët e ngritura «dikur», akoma po i bien kokës! Ja, kjo është gjysma e «Parisë» së Tiranës, e të «majtës» Shqiptare që përfaqësohet nga Rama, Meta dhe Ruçi, mungon gjysma tjetër e të «djathtës» Shqiptare që përfaqësohet nga Luli, Berisha dhe Paloka, qoftë edhe Ristani, pis milet !
Dini gje o popull
se kush do te zgjidhet ?
Apo si gjithmone
vota do t’ju vidhet ?
Vendosin keta surreter
c’do te behet me pushtetin
dhe si bageti pa tru
e trajtojne gjithe miletin
Askush ne “zgjedhje”
te mos marre pjese
te gjithe zagareve
ne fytyre t’iu dhjese !
Ta shohin te tere
nga Sali krimineli
me Ed ngjalen
dhe Ilir bordelin
Se populli s’i do
dhe ky vend I mallkon
dhe nga nema e tij
s’ka gje qe I shpeton
Rendesishme nuk eshte , te shpjegosh , por kur Nuk kuptoni .
Shume reforma te rendesishme Kalojne ndermjet Thyerjeve te Masave ,
sikur te ishin Margjinale ,
Parlamentaret Aprovojne pa e ditur se perse Votojne ,
duke Ndjekur Indikazionet e Kryetarit ,
ndersa Gazetaret shkruajne Pa kuptuar ,
ose me mire te themi ne te vertet nuk Shkruan .
Pamje padrinosh.
Intervista :
Demi i Ulur [ toro seduto ]
Njerzit tuaj Vlersojne , Ata Burra qe jane te Pasur ,
Sepse kane shume shtepi ,
shume toke ,
shume leke ,
Apo nuk eshte keshtu ?
Gazetari :
PO ,
Toro Seduto :
mire , Atehere populli im me vlerson ,
sepse une jam i Varfer ,
Kjo eshte Diferenza ………………….
Dhene kjo interviste nje Gazetari
Ne New York Herald 16 nendor 1887.
Ballist i penduar,
Mos na jep keto versione qe qelben propagande enveriste, “Toro Seduto” qe vleresohet se ishte i varfer!
Jo zoteri ai vleresohej per bemat e tij, dhe jo aq per guximin dhe heroizmin ne luftim se sa per inteligjencen ne organizimi dhe ne taktikat e luftimit. Fale ketij prestigji ai pyetej shpesh per ceshtje politike por edhe respektohej ne komunitet per mendjemprehtesine dhe aftesite diplomatike ne gjykim.
iNFO analitike :
Jam dakort me Ty .
Sipas teje :
ILIR Meta eshte Burri i Mire ,
sepse Eshte Sheiku i shqiperise ,
Sali berisha eshte Burr i mire ,
se Solli Demokracine e ka BLERE SHUME Toka ,,,
Edi Rama me 3 mij Euro ,
po ngreh Sarajet ne dajt …………………….
Pra ky eshte Sistemi Kapitalist ,
qe te Pasuron me djersen e ULLUKUT TE BYTTHES .
Edhe ti o Info keshtu kerkon te Pasurohesh ?
Une Komunisti , [ keshtu jam per ty []
e di qe djersa eshte pasuri …………………..
Keta qe permend nuk u pasuruan sipas sistemit kapitalist por sipas hajdutllekut te mesuar nga shkolla enveriste. Ti ben shume corba me gjerat qe lexon sa andej kendej. Hedh nje ide qe une te kundershtoj e ti je dakord me mua!!! Nese deshiron te luftosh me cdo kusht kapitalizmin te pakten gjej argumente serioze e jo pacavure alla shqiptarce. Po ta perseris per here te n- te, pa respektin e prones private nuk ka kapitalizem. Ne Shqiperi ka rrumpalle jo kapitalizem.
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Nuk me neverit Meta. Me peshtiros e peshtjellon ky tjetri. Meta eshte ai qe eshte e qe askush nuk dyshon se eshte. Pasqyra me e mire e tij eshte e shoqja. Ajo tregon ate qe ai perpiqet ta fshehe me “buzeqeshje dhe qetesi”. Sikur vetem Moniken te xhirosh aty ku hyn e del e ku ben pazaret e ndyra te babezise se vete , mjafon per ti diskretituar plotesisht. Ju kujtohet nje ditelindje banale ne rogner ku u harxhuan 25 mije e uro dhe u hodhen ne valle gjithe “paria” e neveritshme e katundare e tiranes? Ishte ditelindja e Mones. Ju kujtohet ditelindja me 600 vete ku nuk ngeli njeri pa shkuar ne Gjirin e Lalizit ( pervec ambasadoreve) ? Ku u mbollen palma e peme vetem per 24 ore dhe u cmbollen prape te nesermen? Ishte ditelindja e Ilir Metes . Aty ku Kryeministri l bente selfie dhe Filip Cakulli udhehiqte vallen. i keni pare vilat , pallatet, jahtet , udhetimet – i ka Meta me Monen. Kane dhene ndonjehere llogari se si e ku i kane gjetur ato leke kur jane marre vetem me politike? jo. Pra – nuk kam asgje me Meten. E kam me kete tjetrin qe i rri ne krah e qe i mban krahet sot.
Fitore, fitore, fitore…! Rama-Meta, jeni njeshat e ketij vend..! Ishalla plakeni ne pushtet..!
nje mut jane te dy : frikacake dhe mashtrues. Njelloj si oktapodhi plak…..BERISHA. Ngordhshi ishalla
ju shkelqen surrati…..eh, popull rruaju nga kafshet e uritura, dhe nga njerezit e ngopur.
Posht lsi asnje vot per hajdutat e lsi te shporren me super hajdutat (yll rim spahiu luan bedri manjani) ma mir ppdnj sa kto flliqsira
«Bulqiza» !
Më mirë «djepi thatë se sa (të gjithë) shejtanët brenda» ! Do ishte më mrë të copëtohej Shqipëria, dhe të ktheheshim e të jetonim si dikur në fise, pasi vetëm kështu gjithë këta pisa që duken këtu, dhe të tjerët të fshehur në faqen tjetër të medaljes, (ata që thua Ti !), nuk kishin mundësi që «lugët e tyre të merrnin kaqë shumë ujë». Turp për të gjithë këta që janë vetquajtur të «majtë e të djathët» të cilët nuk janë njerëz por veçse bisha dhe një fatkeqësi e madhe për ne njerëzit e ndershëm ! Për këtë nuk po kuptoj se çfarë bëjnë e çfarë qëndrimi mbajnë Ambasadat dhe Ambasadorët e vendeve demokratike të Akredituar në Tiranë !!! Edhe për këta një TURP I MADH për heshtjen e tyre !
“Vritet” Tom Doshi
By opozita.com
In Opinione
Mar 7th, 2015
5 Comments
Screen Shot 2015-03-07 at 11.53.22 PME vërteta e atentatit ndaj Tom Doshit
Nga Kastriot MYFTARAJ
Tom Doshin e “vranë” në 24 qershor 2013, të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, që i dhanë pushtetin partisë që ai mendonte se ishte e tija. Thellë-thellë Tomës në mendjen e tij që atë ditë iu krijua përshtypja se sytë e “shokëve”, të cilët deri atëherë e shikonin me miqësi të shtirur, befas nisën t’ u ngjajnë tytave të armëve. Të shikoje ata sy, ishte njëjtë si të shikoje në thellësi të grykës së një arme. Kur shikimi i Tomës u ndesh me atë të Edi Ramës, sytë e këtij të fundit, sikur deshën t’ i thonë: “Pse je ende gjallë o njeri? Ti duhet të kishe vdekur në 21 janar 2011, në trotuarin përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Unë prandaj të çova atje që të bëje kinse se po e përmbaje turmën. Unë shpresoja që të të vrisnin ty dhe pastaj me trupin tënd mbi krahë malësorët që kishe sjellë ti të hynin brenda në ndërtesë për të kapur Sali Berishën, i cili për të shpëtuar duhet të bënte një mal me kufoma, siç kisha parashikuar unë një ditë më parë, në Top Story të Sokol Ballës. Më zhgënjeve Tomë që nuk u vrave atë ditë. Unë e bëra Megi Ajtyresën zëdhënëse të partisë, dhe e udhëzova që të fliste në gegërishte shkodranishte të theksuar, që të ishte ajo që do ta njoftonte vdekjen tënde se kështu do të përjetohej më fuqishëm në Veri. Ndoshta ti e kuptove se nuk u riktheve te muri rrethues i Kryeministrisë, si Besnik Bare. Nëse ti Tomë do të ishe vrarë atë ditë, unë do të kisha eliminuar Berishën dhe Metën dhe sot fitorja jonë do të ishte krejt e ndryshme, jo e helmuar si kjo e 23 qershorit, rezultati i së cilës na mban peng të LSI-së.”
Kodet e komunikimit që veprojnë në Partinë Socialiste që nga origjina e saj në 8 nëntor 1941, bënë që të gjithë në parti ta kuptojnë që në 24 qershor se midis kryetarit dhe Tomës diçka e pariparueshme ishte thyer. Kështu që Toma u gjend befasisht para një skuadre “pushkatimi” të përbërë nga shokët e deridjeshëm. E vranë me shikime ma zi se plumbi. Toma, burri i fortë malësor katolik, verior, u duhej në Partinë Socialiste sa kohë që Sali Berisha ishte në pushtet. Tashmë që Berisha kishte humbur pushtetin, Toma nuk u duhej më. Nuk kishte vend për Tomën në PS-në në pushtet. Te shikimet e “shokëve” kishte ndryshuar diçka. Këta shikime ishin si smoking guns plumbat e të cilave kishin qëlluar trupin e Tomës. Ata e qëlluan të gjithë Edi Rama, Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Dash Peza. Ilir Meta qeshte. Toma i ndjeu “plumbat” e shokëve një nga një në trup. Tashmë për Partinë Socialiste, për kryetarin e saj, Tomë Doshi që kishte ekzistuar deri në 23 qershor kishte vdekur. Nëse ai do ta pranonte këtë shndërrim të tij, dhe do të përshtatej me gjendjen e re, aq më mirë. Nëse jo, aq më keq për të. Pra Tomës i kërkuan që të jetonte politikisht si zombie.
Ashtu si ata personazhet e filmave horror të cilët mendojnë se janë ende gjallë pasi i kanë qëlluar për vdekje, edhe Toma mendoi se vazhdonte të ishte ende gjallë politikisht ai Toma që kishte qenë, politikani më i fuqishëm socialist i Veriut. Duke menduar se vazhdonte të ishte ende gjallë politikisht ai i fliste Kryeministrit Rama, ministrave socialistë me autoritetin e Tomës së dikurshëm. Për një periudhë ata e dëgjonin, por duke e parë me habi, ashtu siç shihet një njeri për të cilin kemi qenë të sigurt se ka vdekur tashmë. Me kalimin e kohës, ata nisën të mos i përgjigjen Tomës kur ai iu telefononte dhe kjo iu dukej si gjëja më normale në botë. Të vdekurit nuk telefonojnë. Aq më pak të vdekurit politikisht.
Kur Toma mësoi se ndaj tij ishte organizuar një atentat, ai thellë-thellë në mendjen e tij, u lumturua. Kjo provonte se ishte ende gjallë Toma i dikurshëm. Ajo që nuk kuptonte Toma ishte kur ai përpiqej të sillte prova se ndaj tij ishte organizuar një atentat, nuk bënte gjë tjetër veçse vërtetonte se Toma i para 24 qershorit 2013 nuk jetontë më. Kur Toma përpiqej t’ i provonte Edi Ramës se kishte dashur ta vriste Ilir Meta, Edi Rama e shikonte si t’ i thoshte: “Çfarë je duke folur o njeri?! E ku është parë e dëgjuar që të vriten të vdekurit. Ty të vramë në 24 qershor 2013!”
Tjetër gjë thoshte goja e Edi Ramës, tjetër gjë thoshin sytë e tij. Kur Toma thoshte se kishin dashur ta vrisnin njerëzit e Berishës, Edi Rama dhe Saimir Tahiri qeshnin duke menduar se Berisha nuk mund të vriste një të vdekur.
Vetë fakti që vrasësi i paguar për ta vrarë Tomën u pendua dhe vendosi që të heqë dorë nga atentati, një detaj ky me të cilin Edi Rama e ka ironizuar shumë Tomën, në fakt, fiton koherencë logjike nëse kihet parasysh se edhe vrasësi i paguar e dinte se Toma i dikurshëm nuk jetontë më. Në një moment ai i ka thënë vetes: “Çfarë je duke bërë o njeri, ke marrë para për të vrarë një njeri i cili nuk jeton më?!”
-Por, i pandehur, a mund të na thuash se përse kur të takoi Tom Doshi i bëre ato pohime që gjenden në videoregjistrimin e tij?- E pyesin prokurorët vrasësin.
-Si t’ u them, zoti prokuror. Ai ishte Toma dhe nuk ishte Toma. Unë mendova se është e parrezikshme që të thuash se të kanë paguar një njeri i cili nuk jeton më. Në të vërtetë, edhe kur Toma më takoi me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, e ndjeva se ata nuk iu besonin fjalëve të mia, pikërisht se nuk besonin që Toma ishte ende gjallë. Aq sa mua më erdhi që t’ i them Tomës: Tomë që këta të më besojnë mua, ti duhet t’ i bindesh se je gjallë!
Nga deponimi në Prokurori i deputetit Mark Frroku:
-Z. deputet, a i keni thënë ju z. Doshi vitin e kaluar se ndaj tij është organizuar një atentat?
-Më falni zoti prokuror, por miku im z. Doshi nuk jeton më që nga 24 qershori i vitit 2013. Si mund t’ ia thosha unë një gjë të tillë atij në vitin 2014?
-Këtë e dimë të gjithë z. deputet, por kemi urdhër që të bëjmë një hetim për këtë çështje. Edhe pse na duket se po merremi me okultizëm, do ta çojmë hetimin deri në fund.
Nga deponimi në Prokurori i Sali Berishës:
-Z. Berisha, ju keni thënë që keni qenë prej disa muajsh në dijeni të atentatit të organizuar ndaj z. Doshi. A mund të na thoni se si keni ardhur në dijeni?
-Më ndëgjoni me vëmendje mue ju zotërinj prokurorë. Ju e dini se ka një gjuhë juridike dhe një gjuhë politike. Unë e di se Tom Doshi nuk jeton më që prej 24 qershorit 2013, por politikisht më intereson që të shtirem sikur besoj se ai jeton ende. Jo, ju lutem, më thoni ju mue se çfarë ligji kam shkelur në këtë rast. Edi Rama dhe Saimir Tahiri thonë se janë të bindur që ndaj Tomës nuk është organizuar një atentat, por nuk e thonë se kjo bindje ju vjen për shkak se për ta Toma nuk jeton më që prej 24 qershorit 2013. Jo, ju lutem shumë, këtu është çelësi i kësaj historie. Përse nuk e pohojnë ata këtë dhe të sqarohet çdo gjë! Tani më thoni ju mue, se a nuk kemi ne të drejtë si opozitë, që këtë ngatërresë që ka bërë qeveria ta përdorim politikisht. E keni dëgjuar ju këngën për Tomën ku ai më drejtohet mua duke më thënë “T’ u rritë jeta Sali Berisha/qeverinë sonte ta prisha!” Është kënduar në natën e 23 qershorit duke u gdhirë 24 kjo këngë. Më kanë ardhur të gjitha të dhënat mue! Toma nuk e dinte se ata për llogari të të cilëve e prishi qeverinë time, pas kësaj do ta prishnin vetë Tomën. Dhe e shikoni se çfarë kërkon të bëjë tani Edvin Kristaq Rama? Pasi e vrau Tomën e para 23 qershorit në korridorin e selisë së PS-së, tani kërkon që ta “varrosë” politikisht në oborrin e SHQUP, më falni të selisë së PD-së. Jo, ju lutem shumë, pse nuk bëni hetime ju për këtë. I kam dhënë mbështetje të palëkundur Prokurorisë për hetimin e kësaj çështjeje, por nuk mund të hesht para këtyre të vërtetave të mëdha. Tani qw e niswt kwtw hetim, / shkoni deri nw fund. Ju garantoj unë juve se në fund do të vërtetoni se Tomë Doshi për herë të fundit është parë duke hyrë në zyrën e Edvin Kristaq Ramës në 24 qershor 2013, dhe që andej nuk ka dalë më.
Nga ripyetja e z. Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas pyetjes së politikanëve të lartë:
-Z. Doshi, ky hetim mund të përfundojë në dy mënyra. E para, është ajo kur do të konkludohet se fakti nuk ekziston, domethënë se meqënse Tomë Doshi nuk ekziston më që nga 24 qershori 2013, nuk mund të jetë organizuar atentat ndaj tij në 2014. Mënyra e dytë është që hetimi të konkludojë se ju me vetëdije keni dashur të sajoni historinë e një atentati kundër jush, me ç’ rast keni konsumuar disa vepra penale, që dënohen me burg. Përvec dëmshpërblimit që keni detyrim t’ u paguani të dëmtuarve që kanë të drejtë të ngrenë padi civile ndaj jush për dëm moral. Tani zgjidhni e merrni se cilën mënyrë pëlqeni ju.
Nga biseda e dy pleqve të moçëm në Mal të Kolajt, Shkodër, vendlindja e Tom Doshit, duke dëgjuar këngën për Tom Doshin, gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2013:
“Për Tom Doshin kndohet kanga/T’u rritë jeta o Edi Rama./Fitoren e kena n’ dorë,/kena me pa në 23 qershor!”
-Si po të duket kjo besa që ka lidhë djali i Gjekë Doshit me Edi Ramën o Dedë! Thonë se asht krahu i djathtë i Edi Ramës, e se ky i ka thanë se kur të jetë ai kryeministër, është njëjtë si me qenë edhe Toma bashkë me të.
-Çka me të thanë o Pal, ua ka thënë ma bukur Prek Cali atyre që donin të merreshin vesh me komunistët se me lidhë na katolikët besë me atë parti, që ka në krye Edi Ramën sot, është si me lidhë gjarpnin si shall rreth qafës. E tash të shohim se sa mirë ka me i ndejt Tomës në qafë ky shall me të cilin ashtu tuj u krekosë, Veç të shohim se mos nis e pisket se ia bani gjamën miku.
poshtersia me e madhe pase dhenies se 18 deputetve ketyrve poshtersi te marine keta kaq shume perfundimishte shkatrimi ka fituare ne kete tok me emrine shqiperi dhe ska shanse tekete demokraci kure nje parti i japine ne tavoline kaq shume prioritete kure ne realitet ska as nje deputet ku dhe kryetari i lutej kokdhmes dikure pere tu bere deputete keta kane ne gjrine e tyre te gjthe injorancene pra shtresen me universitete kristal dhe vitrine injoranca na mundi bravo edi dhe ti o edi loja e pabesise shqiptare dole turp dhe bravo se bravo e di ti GOMARITE I THONE KURE BENE PUNE SI TY
eshte fotua e vitit.E rralle,dy k.r me kollare.Vendoseni ne jou tube do mare qindra milione klikime.
Nuk me besohet qe secialistet qe kane vuajtur nga LSI, sepse ajo qe ne sherbim ne qeverine e Berishes, do te votojne per te, kushdo qofte kandidati, sepse edhe ketu ka zgjedhje poliitike.
Keta jane nr. 1 dhe nr. 2 te politikes Shqiptare.
I kane votuar vete shqiptaret me vota te lira.
Une nuk kuptoje pse pretendojme per nje
shqiperi me te mire?
Sallake e ke gabim ! hajvaneria qe voton keta krie- hajvanet,per ti qeverisur
nuk kerkojne gje me shume,vecse jane ne hare te plote,me kete zvaritje?
Per nje shqiperi me te mire vuajne,ata qe e kane fatin shum te keq,qe rrojne
ne mes te kesaj turrme pa forme dhe pa kuptim.
Ta harroj lsi bulqizen turp per edi ramen po ja dha bulqizen lsi nqs ja jep as edi ramen se shef kush me sy sdo ta lejojm qe te vij ktu ne bulqiz tu jape ktyre super hajdutave turp turp nuk bohet ky vend me kto ndyrsira
LSI-ja po ben namin neper hipoteka:
http://gazetatelegraf.com/zoti-kryeminister-keput-fijet-dhe-pastro-plehrat-ne-hipoteken-e-tiranes-dhe-ne-36-rrethet-e-vendit/
imagjinoni tani cfare do te beje kur te marre edhe bashkite.
PAMJA PAS NJE DITE TE MIRE TE “PAZARIT TE GJESE SE GJALLE”
REZULTATI I SHITJEVE
10 DELE NGA 80 EURO KOKA
20 DHI NGA 100 EURO KOKA
5 LOPE NGA 500 EURO KOKA.
HA HA HA HA HA HA
1 Prilli i dyte nuk premton per keq????!!!!!!!
Aleanca e 1 prillit tashme eshte per tu patur frike. Aleanca e pare na solli nje qeveri me kater ministra te LSI-se dhe me nje tufe ministreshash torollake te PS-se. Te paret punojne per pasurimin e Ilir Metes dhe LSI dhe te dytat punojne per te kenaqur egon burrerore dhe kaposh kokeboshi te Kryeministrit Rama.
Aleanca e dyte e 1 Prillit premton pazare te ndyra ne pushtetin vendor: 15 Bashki te LSI-se, 5 Bashki te PDIU-se, 2 Bashki te Bamir “Rilindasit” dhe c’te mbeten bashki te PS-se.
MJERE O PS, KUJT JA BESOVE KRYESINE!
Tashme nuk flitet me per te majte e per te djathte, as per ngjyre blu apo te kuqe. Tani flitet per pazare votash, per pazare bashkishe, per pazare kryetaresh.
Tashme politika shqiptare behet nga disa pazarxhinj ordiner, te shkeputur nga realiteti, qe vadisin vetem bahçen e tyre çdo mengjes dhe per keto ferrat e Shqiperise nuk i plas bytha fare.
A DUHET NE O POPULL SHQIPTAR TI JAPIM NJE MESIM TE MIRE KETYRE MATRAPAZEVE ORDINERE QE PO NA MARRIN NEPER KEMBE ÇDO DITE E ME SHUME?
A DUHET TE NXJERRIM NE PENSION POLITIK NJEHERE E MIRE BERISHEN, RAMEN E METEN, TRE FATKEQESITE, TRE PJELLAT ME TE FELLIQURA TE KETIJ VENDI?
A DO DALE DIKUSH I AFTE PER TE NDEZUR NDONJE FIJE SHPRESE NE KETE VEND TE NXIRE NGA PAZARET?
Me siguri qe JO. Por nderkohe sikur ti japim nje mesim te mire ketyre palacove me BOJKOT, do ishte nje hap i pare, i vogel drejt nje te ardhmeje me te mire.
,kjo aleanc ka nje miljon vota ,po kryhen refeorma per mire duket era shtet,punet do permisohen pa diskutim shteti i dale nga shinat dhe i shpartalluar nga banda e S.Berishes po stabilizohet ,po vendoset ne shina te ligjit juridik e institucional me vizion evropjan ,per pensionet,reformen teritorjale madheshtore,reformen ne arsim duke shmangur universitetet piramide me diploma te blera me lek,kontrollin e teritorit ,ndalimin e ndertimeve tallava qe shemtojn urbanistiken moderne,mjafton te shikosh bukurine e sheshit nene Terza dhe universitetit tiranes ka pamje europiane moderne.Lufta kunder droges ne lazarat dhe gjithe vendit e radhiti vendin e shteteve qe lufton te keqen.POLICIA E SHTETIT eshte vene ne krye te detyres ne mbrojtje te qytetarve ,jo te kupoles çiftelise qe policia ishte marr penge nga krimi.po zbulon kriminelet qe organizojne plasjet me ,po sigurohen vende pune dhe prespektive zhvillimi ne minjera,ujra, lumeje, pyje.DREJTIM TE MADHE KA TURIZMI .po modernizohen qendrat e qyreteve,stadjumet dhe gjitha sportet.KJO maxhorance po punon,problemi me kryesor eshte reforma ne DREJTESI .
AMEN
ore nji pietje kisha un.si shum eshte dobesuar ky Likja skraparit!
me duket se po shkon te takoi Ugo Cavezin..
Një tjetër ngjarje e rëndë dhe që mund të lidhet me emrin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është regjistruar paraditen e së hënës në periferi të Divjakës.
Mësohet se një prej makinave të eskortës së kryeparlamentarit ka aksidentuar rëndë një qytetar nga Tërbufi i Lushnjes, por çështja është mbajtur në fshehtësi nga policia.
Lapsi.al mësoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 në vendin e quajtur Qafa e Shënepremtes.
Meta ishte këtë mëngjes i ftuar në një aktivitet që lidhej me bujqësinë në Divjakë në magazinat frigoriferike të Kujtim Likës. Të njëjtat burime thanë se i aksidentuar është shtetasi Adriatik Hamdi Llapi nga fshati Shënepremte i komunës Terbuf të Lushnjes.
48-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe më pas në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ai është trajtuar për orë të tëra në reanimacion për shkak të goditjeve që ka marrë në kokë. Gjendja e të aksidentuarit është në rrezik për jetën.
Ilir Meta dhe Sali Berisha kane per t’ia futur sa krahu Edi Rames ne keto zgjedhje.Kjo ka qene marreveshja ne mes Ilirit dhe Berishes qe Ps-ja te shkrihet si parti dhe te behet Konfederate e Majte ku Iliri do te dale Kryetari dhe Edi del Kryek,,i.