Nganjëherë, kur sjell në mend rininë tonë, më duket se kam gjithë jetën që e njoh Faruk Kalleshin. Ne ishim në dy lagje pranë njëra-tjetrës dhe në mes kishim aneksin e stadiumit të futbollit “Vojo Kushi”, si quhet asaj kohe dhe tani ka emrin e futbollistit legjendë, Loro Boriçi. E mbaj mend ende shtëpinë e tij, buzë rrugës, një shtëpi e ngritur nga vetë ata, mos qofsha i gabuar kishte një bahçe pas saj, si kishin të gjithë në atë lagje të vjetër shkodrane, ashtu si më kujtohen edhe djemtë e tjerë të moshës sonë. Faruku ishte pak më i madh në moshë se ne “të rinjtë”, mirëpo kishte dhuntinë që e kanë pak njerëz të ishte i afërt, i kuptueshëm dhe me një shpirt fisnik, të cilin e ruajti edhe kur arriti majat më të larta të sportit tonë. Natyrisht e kam ndjekur jetën e tij sportive në shumëplanëshin e saj, por si shokë fëmijërie e kam ndjekur edhe jetën e tij vetjake. Kishte dallime të pakta, pa droje mund të them se sa më shumë bëhej i njohur emri i tij, aq më i afërt bëhej ai me njerëzit. Ishte njëri nga simbolet e qytetit tonë, njëri nga djemtë që Shkodra i kishte në nderin e saj, dhe që, me atë që bënin, ia kthenin nderin asaj. Në të vërtetë ishte një plejadë e mrekullueshme sportive, ku shquhej Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Halil Puka, Esat Rakiqi, që ishte edhe komshi me Farukun, Selami Dani, Mendu Dibra, të gjithë të lindur e rritur rreth e rrotull në ato lagje të vjetra. Faruku ishte njëri prej tyre, luante bukur futboll, kishte ndjenjën e garës, por sporti i tij i madh, që do e bënte njërin nga më të dashurit e sportit tonë, do të ishte peshëngritja.
Askush nuk e di se sa rekorde ka thyer ai, ndoshta më shumë se gjithë të tjerët. U bë një gjë e zakonshme thyerja e rekordeve prej tij, ashtu si u bë e zakonshme që në çdo fillim viti ai të ishte në dhjetëshen e sportistëve më të mirë të vitit.
Unë desha të tregoj një rast nga garat e tij, e cila, edhe pse nuk kishte atë përfundim që donim të gjithë, ka në vetvete diçka të pazakontë. Në qytetin tonë u përhap fjala se shumë shpejt Faruk Kalleshi do të tentonte të thyente rekordin botëror në peshëngritje. Edhe në gazetën ku punoja asaj kohe erdhi një lajm i tillë dhe shefi im më tha se do të ishte mirë të shkruanim diçka të veçantë, speciale për këtë ngjarje. Në qytet thuajse të gjithë e kishim një bisedë të tillë mes vetes, për të bisedohej kudo, që nga furrat e bukës, ku njerëzit rrinin në radhë e deri në strukturat e larta të shtetit. Biseda e popullit filloi të ishte si një buletin e përditshëm; pyetej se kur do të ndodhte kjo ngjarje, në cilin vend do të organizohej, në Shkodër, në pallatin e sportit apo në Tiranë; do të vinte gjykatë ndërkombëtare apo ishte e mjaftueshme gjykimi i njerëzve tanë; do të kishte film apo thjeshtë ndonjë reportazh; kush po merrej me organizimin dhe deri në biseda që sot mund të quheshin krejt lehtësisht si të pabesueshme, “me çfarë ushqehej ai”. Puna shkoi deri aty sa që një ditë, halla e nënës sime, që banonte në të njëjtën shtëpi me ne, në atë që quhej, “Shtëpia e madhe e Gjylbegajve”, më pyeti ndërsa ngitesha shkallëve,: – Po thonë se ai djali i Kalleshëve do me ba diçka të veçantë, që nuk e ban bota, a asht kështu?”.
Tema e thyerjes së rekordit botëror kaloi nga pragjet e shtëpive deri tek strukturat e larta të shtetit, por ajo që mbeti në memorien e njerëzve ishte pritja që mpiu gjithë qytetin me idenë se çfarë do të bëhej.
Pastaj erdhi mbrëmja. Pallati i Sportit kishte aq shumë njerëz sa mund të kujtonte ndonjë finale të djemve të basketbollit apo vajzave të volejbollit. Kishte qenë shumë e vështirë për të gjetur një ftesë të vetme, e përsëri, kush me ftesë dhe shumë nga dyert e pasme, kishin dyfishuar numrin e atyre që mund të rrinin në atë pallat, që dikur kishte qenë Kisha e Madhe e qytetit,ashtu si është sot. Ende i kam në memorie çastet e synimit, mënyrën se si rrinin njerëzit në pritje, ankthin e tyre, atë ” ah-in” e tyre kur shtanga nuk arritej të ngrihej, pastaj përsëri heshtje e plotë, si të kishte i gjithë qyteti mungesë frymëmarrje, dhe, pastaj, krejt befas, inkurajimi përmes një vorbulle duartrokitjesh që nuk ndodhnin në asnjë sallë kongresi të asaj kohe. Mund të them pa asnjë droje se e gjithë zemra e qytetit ishte hapur asaj nate për Faruk kalleshin dhe kështu do të rrinte edhe në vitet e mëpasme.
Ndërsa ktheheshim në shtëpi, megjithëse nuk u arrit qëllimi asaj nate, dhe kjo më shumë se gjithçka tjetër nga emocionet që përcillte ajo natë, edhe përmes dashamirësve të Farukut, sjellja e njerëzve ishte përsëri e veçantë. Askush nuk kishte një deziluzion në vete. E rëndësishme ishte se një djalë i qytetit kishte synuar të bënte diçka që shumë vetë në të gjithë botën e ëndërronin. Kjo kishte qenë e rëndësishme.
Pjesë e rëndësishme e Farukut ka qenë edhe Lili, bashkëshortja e tij, një gjimnaste dhe akrobate e mrekullueshme, me të cilën ndanë skenën e përbashkët, por edhe iu gjetën njëri tjetrin në një rrugë të gjatë sportive dhe përmes spektaklesh.
Njeriu mund të shkruajë shumë gjatë për Faruk Kalleshin, sidomos kur e ke njohur që nga fëmijëria dhe pastaj në vitet e para ë rinisë,kur ke ndjekur si bashkëqytetar rrugën e tij të mrekullueshme sportive, por edhe ke njohur njeriun e shkëlqyer, i cili , megjithëse u bë njëri nga triumfet e sportit tonë, ngeli përsëri me atë zemrën e tij të bardhë, si djemtë e lagjes së tij të vjetër; njeriu që kurrë nuk shkeli mbi fjalën, që iu gjet të gjithëve që deshën ndihmën e përvojën e tij dhe në fund, duam apo nuk duam, është edhe sot njëri ndër legjendat e sportit tonë.

Po,une tani e marr veshte,qe e paski heq,EMRIN E HEROIT TE LUFTE,VOJO KUSHI,dhe paski vere emrin e lolo boricit nji fudbollisti!
Po,a nuk eshte mekat per kete qe keni bere more shiptarella?!!Po,ju ja vishi nji tjatrit stadium emrin e lolo boricit nese ai po e meritoka,sipas shiptarellave,po ende nuk ka vere asnji shtet emrin e ndonji fudbollisti sic eshte PELE,KROIF,apo shum e shum fudbolliste me emer,e ju ja hicni emrin e nji luftetari te liris,per nji fudbollist qe vetem ju e njihni,e jo me bota,pra cfar jeni duke bere more shiptarellat e mjer?!!
Pis ndjellakeq, o serbo-malazias i shumadijes – merre emrin e Vojos e shko e vendose ne Novi Pazar, po ta mbajti. Struku ne rashken e sat’ame!
Nderim per Faruk Kalleshin peshengrittesin me te mire te te gjithe kohrave ne boten shqiptare.
Nuk janebudallenj amerikanet qe rrugeve nuk u vene emra njerezish,por vetem NUMERA!!!
Ne heqim emrin e rruges “DESHMORET E 4 SHKURTIT”,kushtuar 86 te pushkatuarve pa gjyq nga kriminelet kosovare Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva dhe e zevendesojne me emrin e nipit te KRIMINELIT XHAFERR DEVA,pra te Ibrahim Rugoves!!!!
Kjo eshte nje MASAKER e ANTISHQIPTAREVE te Berishes kunder historise dhe heronjve te saj!!!
Shume respekt per ish Profesorin tim te dashur. 🙂
Shqiptari sharrit tregon idiotin qe frymezohet nga lufta.Vojo kushi nuk ka dite te luaje asnje sport.Emrin mund ta mmarri reparti i tankeve ne Sharre.Diskutohet Loro Borici dhe Bedriu ekspert flete per Menduh Dibren qe nuk luajte as me ekipet e moshave.I ati Mukameti e meriton.Nuk di qe ne Shkoder te kete mendim pozitiv per Farukun si njeri.Si sportist po
Vojo Kushi ka qene nje nder sportistet me te mire te kohes se tij. Ka qene atlet, gjimnast i shkalles me te larte. Volejbollist. U vra ne lufte dhe kjo eshte tjeter ngjarje. Por ka qene sportist i mrekullueshem. Mendu Dibra nuk ka qene i shquar,por ka luajt edhe me skuadren e pare ne Shkoder, por i ati i tij ishte mjeshter i madh. Te pakten dikush po kujtohet per keto njerez. Per inat te B.Islamit mos e moho Farukun si njeri. Ne variantin e botuar ne faqen e tij, autori e ka cituar edhe Medin Zhegen. Duket ka gabim ne shtyp.
Vullnet me duket se e ke shpine njit me kazanin e plehrave
C`ndodhi me Fetie Kasen?
Ne radhen e sportisteve te tjere te shquar te kohes dhe lagjes me duket se keni harruar Din Zhegen.
Po jau ben stadiumin RILINDJA apo ju harroj .
Z.Islami!Shkodra nuk i ka te paket sportistet me rezultate te larta,si ne peshengritje edhe ne sporte te tjera,shembull te disiplines sportive dhe me integritet te larte moral.Pastertia e figures vlen mbi cdo gje tjeter!
Ne Shkoder kane lindur sportet ne Shqiperi. Njihet kampionati i pare ne Europe per çiklizem qe eshte bere ne vendin tone ne 1925. Nisja ka qene ne Shkoder. Faruku dha per peshengritjen. Kjo dihet, por per mua nuk eshte nje figure gjithperfshirse. Ka goxha hije…
Ai fillimisht ka qene ne shkollen ushtarake (gjimnazin) “skenderbej”. U perjashtua ne fillim te vitit te matures, ne vjeshten e vitit 1963. deri atere nuk merrej me sport.
Pas ketij akti ai u muarr me peshengritje dhe theu mbi 108 rekorde, por pa arritur ne Europe e bote keto rezultatet e tanishme te Dhimes, Shabanit, Xhelilit, Qerimit, Godellit, Sulit etj… Eshte “NDERI I KOMBIT!”.
Po shume mire Bedriu ka shkruar per Farku Kalleshin, nje peshengrites me shume rezultate per disa vite. Ju komentues, qe dini te beni vetem verejtje, te merreni me vogelsira, askush nuk ju ndalon qe te shkruani per sportiste te tjere te shquar te Shkodres.