Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë rënien kaotike të regjimit sirian, sepse kjo do të jetë një mundësi që xhihadistët islamikë të vijnë në pushtet, tha drejtori i CIA-s, John Brennan.
Brennan tha se Washingtoni ka arsye të jetë i shqetësuar se kush mund të marrë vendin e presidentit Bashar al-Asad, në qoftë se qeveria e tij bie për shkak të shtetit islam dhe grupeve të tjera xhihadiste në Siri. “Unë mendoj se kjo është një frikë e ligjshme,” tha Brennan, raporton AFP.
Ai shtoi se elementët ekstremistë, përfshirë edhe Shtetin Islamik dhe organizatën Al Qaeda rriten ndjeshëm në disa pjesë të Sirisë.
“Gjëja e fundit që ne duam është që të lejojmë që ata të vijnë në Damask. Prandaj është e rëndësishme për të forcuar opozitën siriane, e cila nuk përfaqëson ekstremizmin”, përfundoi Brennan./bota.al

Von Brenan, teper von. Nuk mjaftoi leksioni i Irakut, por tronditet themelet e krejt Magrebit. Pa levizur asnje presje denimit te krimeve te diktatoreve magribine, e gjithe pranvera arabe nga menyra si u soll, ishte nje krim i rende ndaj popullsive te ketyre vendeve, krim per te cilin nuk eshte ndeshkuar ende njeri. I pari Sarkozi duhet te shkoje ne Hage. Jane miliona viktima, refugjate e te ardhur ne Europe, ekonomi te shkaterruara, llumi i krimineleve te botes qe imponohet me keq se Hitleri. Pse?
Demokracia perendimore eshte nje vlere absolute, por nuk mund te importohet. Diktatoret ishin shume te keqinj, por jo me te keq se ISIS, populli jetonte keq, por jo me keq se tani. Ato ishin vende te varfera, por tani jane krejt te shkaterruara. Te gjithe kunder te gjitheve.
Po te shkoje Sarko ne Hage, nuk do te kete kurajo njeri te shkaterroje shtete.
LUFTA FILLOI “KRAH PER KRAH” ME ISIS PER TE RREZUAR ASSAD
DHE VAZHDON “KRAH PER KRAH” ME ASSAD PER TE RREZUAR ISIS.
SA PER NJOFTIM KISHTE DALE NJE LAJM NGA CIA SE I KISHTE KALUAR
“GABIMISHT” OSAMA BIN LADEN-IT DISA DHJETRA MILION DOLLAR, NE TE
KALUAREN, KUR KY ISHTE NE “LUFTE” ME SHBA-NE.