Filmi policor britanik “Hiena”, i cili po shfaqet këto ditë në kinematë e Londrës dhe është mirëpritur nga kritika, është filmi i dytë i regjisorit të ri britanik Gerald Johnson.
E veçanta e këtij filmi është se në të luajnë disa aktorë shqiptarë. Rolin e një prej vëllezërve mafiozë Kabashi e luan Orli Shuke, i biri i aktorit të njohur tek komedia teatrale “Shi në plazh”, të ndjerit Agim Shuke.
Të tjerë janë gruaja e tij, Eri Shuke, në rolin e Nikolës, apo Xhevat Kelmendi nën petkun e vëllait tjetër Kabashi.
“Hiena”, një thriller policor, ka në fokus aktivitetin e një ekipi policor anti-drogë në Londër, i drejtuar nga detektivi Michael Logan, i cili ndërmjetëson mes mafias shqiptare dhe asaj turke për të mbyllur marrëveshjet më fitimprurëse në favor të tij.
Ai dhe ekipi i tij janë të korruptuar deri në palcë, duke shijuar intensivisht edhe vetë drogën e kapur dhe madje duke investuar edhe vetë në trafikun e drogës që sillet nga jashtë në Londër, raporton Tch.
Por aktiviteti anti-drogë i këtij ekipi komplikohet nga hyrja në skenë e një bande të re shqiptare, të drejtuar nga vëllezërit Kabashi, një brez i ri kriminelesh të dhunshëm, që nuk kursejnë asgje në metodat e tyre për kontrollimin e këtij biznesi.
Ky prodhim britanik, që trajton jetën e natës në Londër, po ngjall kureshtje të madhe tek publiku britanik, por edhe respekt tek kritikët e filmit. Për këtë film vlerësime ka pasur nga gazetat “The Guardian” apo “Independent”.
Lojën aktoriale të vëllezërve Kabashi kritika britanike e cilëson “një performancë të paharrueshme dhe jashtëzakonisht të besueshme”.
Mbase vlerësimi më i lartë për këtë film vjen nga një regjisor i mirënjohur britanik, i cili thotë: “E kam parë të ardhmen e filmave të krimit dhe ajo është ‘Hiena’”.
“Hiena” hapi festivalin e filmit në Edinburg dhe mori pjesë në atë të Torontos, ndërkohë që ka marrë çmimin si filmi më i mirë në një një festival në Spanjë. Ne prill ai shkon në Fetsivalin e Filmit në Nju Jork.

Shqiptarin vetem nje shqiptar mund ta luaje.
Per çfar krenohen keta artiste?! Se luajten si artiste ne nje film me krim, ne kete rast krim shqiptar? Ç’kja keto per t’u mburrur? Nese i kane punesuar ne kete film ajo eshte thjesht nje punesim personal. Keto nuk mund te punesohen si doktore, inxhinierke ndertimi, inxhiniere per mbrojtjen e ambjentit, mesues, etj.