Shtetet e Bashkuara duhet të negociojnë me presidentin sirian, Bashar al Assad, për të arritur një tranzicion politik në Siri dhe po eksplorojnë mënyra të reja për t’i bërë presion atij që të pranojë negociatat.
Kështu ka pohuar Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në një intervistë me kanalin CBS. Uashingtoni gjithmonë ka insistuar që Assadi duhet të heqë dorë nga pushteti dhe të zëvendësohet përmes një tranzicioni politik të negociuar.
Megjithatë rritja e armikut të përbashkët, grupi xhihadist, i vetëshpallur Shteti Islamik, duket se ka ëmbëlsuar kundërshtinë e Perëndimit ndaj tij. “Në fund do të na duhet që të negociojmë”, pohoi Kerry në intervistë. “Gjithmonë kemi pasur vullnetin që të arrijmë një marrëveshje në kontekstin e procesit të Gjenevës”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane duke iu referuar konferencës së vitit 2012, ku u kërkua vendosja e një qeverie të përkohshme në Siri, por që nuk u mbështet kurrë nga Irani. Kerry ka deklaruar se “ky konflikt ka qenë një nga tragjeditë më të këqija të të gjitha kohërave”.
Është hera e parë që Departamenti i Shtetit mënjanohet nga linja zyrtare që Administrata Obama ka mbajtur deri tani, që insistonte se Bashar al Assad kishte humbur të gjithë legjitimitetin dhe duhej të largohej.
Ky qëndrim – i refuzuar nga ithtarët kryesorë të regjimit të Al Assadit, Iran dhe Rusia, – plotësohej me planin e dizenjuar prej Pentagonit dhe i aprovuar shtatorin e shkuar për të pajisur në tokën saudite luftëtarë të opozitës së moderuar siriane. Shefi i diplomacisë amerikane pohoi që SHBA dhe vende të tjera po studiojnë mënyra të reja për të rifilluar procesin diplomatik për t’i dhënë fund luftës.
Deklaratat e tij vijnë po të njëjtën ditë që mbushen katër vjet nga fillimi i konfliktit.
Më 15 mars 2011 filloi në Siri një kryengritje kundër regjimit që në fillim ishte paqësore, por që shumë shpejt u shndërrua në një përballje të armatosur. Mbi 215 mijë njerëz janë vrarë në këtë luftë. John Kerry deklaroi gjithashtu se shpreson një marrëveshje mes fuqive të mëdha dhe Teheranit mbi programin nuklear të Iranit gjatë ditëve të ardhshme, në prag të një raundi të ri negociatash në Zvicër.
Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit “5+1” (Shtetet e Bashkuara, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, Franca dhe Gjermania) që negociojnë nën kujdesin e diplomacisë së Bashkimit Europian kanë caktuar 31 marsin si afatin e fundit për të arritur një marrëveshje politike për programin bërthamor të Iranit. Nëse arrihet një marrëveshje politike para fundit të marsit, “5+1” dhe Teherani duhet të mbyllin detajet teknike të kësaj marrëveshjeje të përgjithshme para 1 korrikut. /DITA

Gjithmon amerika kur i dalin situatat nga duart sic eshte rasti i IS qe e vuri kunder asadit cia si kish bere planet mire tani kerkon bashkpunim dhe ky nuk eshte rasti i pare sepse keshtu e pesoi me osama bin ladenin e perdori dhe kur i hiku nga duart e pesoi Iraku qe prodhonte bomben atomike ne kamion barsaleta amerikane.
LUFTA FILLOI “KRAH PER KRAH” ME ISIS PER TE RREZUAR ASSAD
DHE VAZHDON “KRAH PER KRAH” ME ASSAD PER TE RREZUAR ISIS.
SA PER NJOFTIM KISHTE DALE NJE LAJM NGA CIA SE I KISHTE KALUAR
“GABIMISHT” OSAMA BIN LADEN-IT DISA DHJETRA MILION DOLLAR, NE TE
KALUAREN, KUR KY ISHTE NE “LUFTE” ME SHBA-NE.
Mendoje se demokracia nuk mund te eksportohet.
SHIKO ENDRRA ME SY HAPUR.
PSE MENDON SE PO I HAPET BARKU AMERIKES PER POPUJT E ATYRE ANEVE????!!!!!!!
JO PER GJE, POR JETOJNE EDHE DISA QINDRA MILIONE NE AFRIKE NEPER PEME, A PO KUJTOHET NJERI VALLE?????!!!!!!!
E PRA, NAFTA ESHTE MUHABETI????!!!!
arben ty nuk të hapet vetëm barku për ta!një dëshirë dhe këshillë kisha për ty!!
përse nuk shkon atje ku ke zëmrën?përse nuk shkon të rreshtohesh në radhët e tyre!përse nuk i bën kakën kësaj që ne quajmë demokraci!shko or lal atje ku të rreh zëmra,shko e jeto në atë parajsë e mos më ëndërro prralla me mbret!!
NORMALE QE NUK ME HAPET BARKU, POR PROBLEMI ESHTE SE UNE NUK THEM SE “PO ME DHEMB SHPIRTI” PER TA???!!!!