A është shqiptar emri Kliti?

anazapta

Emri Kliti mund të konsiderohet shqiptar.

Këtë emër e ka mbajtur mbreti ilir, i biri i Bardhylit.

Përmendet nga burimet më 335 p.e.r. lidhur me përpjekjet për të shkëputur nga sovraniteti maqedon mbretërinë ilire të dobësuar pas vdekjes së Bardhylit më 357.

Kliti zgjodhi vitin 335 si momentin më të përshtatshëm për organizmin e kryengritjes, meqë në këtë kohë pasardhësi i Filipit II, Aleksandri, ishte duke luftuar jashtë vendit me tribalët dhe me popullsi të tjera veriore.

Kliti u përkrah nga Glaukia dhe pushtoi qytetin e Pelionit, por nuk mundi t’ia arrijë qëllimit.

Sipas historisë, Aleksandri me forca të shumta e rimori Pelionin dhe e shtrëngoi mbretin ilir të mërgohej te taulantët.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *