Tre ditë më parë Torino u trondit nga një vrasje.
Ish-shefi i Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema, u ekzekutua me 6 plumba në qytetin e qetë italian.
Djali i tij, Elton Mema, thotë për mediet italiane se e di kush janë vrasësit e të atit.
Sipas tij, ata janë shqiptarë dhe të njëjtit që i kishin bërë atij edhe një atentat në vitin 2006.
“Porositësit e vrasjes i dimë.
Policia të gjejë autorët e vrasjes, se ata nuk i njohim.
Kush qëlloi mbi babain tim duhet të jetë shqiptar, i punësuar nga organizatorët e krimit”, thotë ai.
Fadil Mema ishte larguar nga Shqipëria pas një atentati që i kishin bërë për ta vrarë.
Por, ai nuk iu ka shpëtuar dot personave që e kishin vënë nën shënjestër, pasi mëngjesin e 13 marsit u ekzekutua ndërsa dilte nga shtëpia për të shpërndarë gazetat.

E kam njohur Fadil Memen kur ishte shef qarkullimi.Sherbeu ne vitet e veshtira 97-98 kur jo policia,por edhe banoret kishin frike te dilnin ne rruge.Shume prej kolegeve te tij u vrane nga bandat,por ai nuk ju pervodh detyres edhe ne akset me problematike.Nuk e mori plumbi atehere,e mori tani.Rahmet shpirti,I qofte dheu i lehte!
Me qe e dini kush ka urdheruar, mos e beni pazar, por shkoni keputjani koken dhe kaq.