E nderuar gazeta Dita. Ju kam lexuar këto ditë dhe doja të shprehja një mendim të shkurtër. Që Berisha ia ka futur Kosovës dhe kosovarëve sa herë ka mundur kjo nuk do shumë mend e kalem. Vetëm ata që adhurojnë nga primitivizmi, (si dikur shpellarët e paditur perënditë politeiste), mund të kenë dyshime për këtë.
Unë nuk do zgjatem në bindjet e mia që veprimet e Berishës ndaj Kosovës janë urdhëruar nga ata që kanë në sirtar dosjen e Berishës që kur ky ka qenë një komunist shqiptar i dërguar me specializim atje ku është dërguar. Po kjo është histori tjetër dhe vetëm hapja e arkivave pas shumë dekadash do ta sqarojë. Dhe këto arkiva do hapen atëherë kur Berishës dhe kosovarëve të sotëm nuk do t’u interesojë më kjo histori sepse do tu ketë mbirë bari një pëllëmbë përsipër.
Kështu që le të përqëndrohemi te ato që po na ndodhin sot. Pyetja ime është: Përse një nip i një individi që ka menaxhuar dosjet e shërbimeve sekrete të komunizmit në ish-Jugosllavi, ka sot kaq pushtet mbi Berishën? E kam fjalën për Damir Fazllic, të cilin kosovarët e dinë nipi i kujt është. Çfarë e detyron kryeministrin e Shqipërisë t’u marrë shqiptarëve edhe bukën e gojës për t’i pasuruar ata kriminelë (të cilët i quan edhe miq) që nuk i toleron as Serbia? Pse zoti Berisha e financon atë me pasurinë e qytetarëve shqiptarë?
Email në adresën: [email protected]
se Salihi asht kap prej topesh prej tyne qe kur u lidh me Sllobodanken( Ne shqip Lirien) !