Pse ngeci Gërdeci?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Gërdeci, shtrohet vazhdimisht pyetja se kush duhet të paguajë për këtë krim shtetëror. Shkaktarët apo mosndëshkuesit? Për çudi askush. Shigjetat po drejtohen tek mazhoranca e cila luajti një rol të madh për t’i shkuar deri në fund kësaj historie makabre. E për çudi të rastit kemi dhe një 21 janar dhe përsëri shteti vret. Nuk kemi as të ndëshkuar kur në pushtet janë ata që e sensibilizuan dhe e ngritën popullin në këmbë.

Deri më sot kemi vetëm deklarime dhe asnjë rezultat konkret. Bashkohemi me fatkeqtë dhe s’u plotësojnë kërkesën më minimale. Të gjykohen! Për çudi drejtësia, që ka dhe mbështetjen e shtetit, nuk ka marrë iniciativën që t’i rikthehet kësaj çështje që po shtjellohet pa mbarim. Thotë Rama që është çështje e drejtësisë. Qartë. Po kush do ta zgjidhi? Këtu ngec çdo version që hidhet. Askush! Ne nuk e mësojmë se kush duhet ta zgjidhi. Ne duam zgjidhje dhe kësaj Rama-Meta nuk i shpëton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *