Yshtuni, u marrtë e mbara

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Abas Shulleri

 

Tom Doshi dhe Ben Blushi,

Që të dy burra të vyer.

S’dihet kush mendjen u mbushi,

Edi Ramën për ta shqyer.

 

Si mëzatë të pamësuar,

Që në brazdë s’ecin drejt,

Mbi Ramën janë lëshuar,

Pse i bëri deputetë?

 

Ndoshta ndonjë mizë kali,

Bëri të kruhen për muri.

Dot njeri hapin s’ua ndali,

U qe këputur ushkuri.

 

Çehre mir’ e kuletë fryrë,

Të dy deputetë me emër…

Kush në mendje u pat pështyrë,

Ishte mashkull, apo femër?

 

Syri’ lig ngordhi Balashin,

Kalin me fre e me shalë.

Dhe Zybos i ngordhi dashin,

Mu tek vatha më të dalë.

 

Yshtuni, u marrtë e mbara,

Se mish do kini këputur.

Mos u dilni më përpara,

Atyre që ua kanë futur.

 

Tërë natën unë të rraha,

Më tha miku im Dervish.

As të ngava as të shava,

Pse s’më vrave? Ëndërr ish!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *