Procesionarja, punësohen 6000 punonjës

Dita

Një operacion i gjerë ka nisur në Gjinar të Elbasanit në kuadër të luftimit mekanik të procesionares, e njohur si sëmundja e pishës.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka u njohën sot me ecurinë e këtij projekti, i cili ka punësuar mbi 6000 punonjës në njësitë vendore ku po zbatohet, në bashkëpunim me Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

“Kemi bërë kontrata individuale për 6000 mijë punonjës nëpërmjet Zyrës Kombëtare të Punësimit. Mbi 6300 hektarë që pastrohen me këtë fond janë një sasi e madhe, po të mendojmë se kjo shumëfishohet vitin pasardhës, duke u transformuar larvat në flutura, mund të themi se me 6000 hektarë parandaluam dëmin e 60 mijë hektarëve vitin pasardhës”, tha ministri Koka.

Ky operacion ka nisur kuadër të Programit Kombëtar për Luftimin Mekanik të Procesionares, i shtrirë në 4 rajone të vendit, Shkodër, Dibër, Elbasan dhe Korçë, ku janë përfshirë 33 njësi të qeverisjes vendore. Këtij operacioni i janë nënshtruar 6335 hektarë pyje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *