Një murgeshë 70-vjeçare u përdhunua nga një grup gangsterësh, pasi u përpoq të ndalonte një grabitje në një shkollë katolike në Indi.
Grabitësit lidhën rojet e sigurimit dhe u futën më pas në dhomën e murgeshave, kur këto të fundit po flinin.
Kur 70-vjeçarja u përpoq t’i ndalonte rrugën, e morën në një dhomë tjetër dhe e përdhunuan.
Gruaja e sulmuar ishte më e vjetra në moshë. Hajdutët u larguan me disa para, një celular, një laptop dhe një aparat fotografik, të gjitha në pronësi të shkollës.

Duhet thjesht ti varin. Njerezit jane kafshe. Vetem frika per jeten e tyre i ben te sillen si duhet.