A ndaloi një revolucion kufoma e Leninit?

redaktor

Trupi i mumifikuar i Leninit ka qenë shfaqur në një Maozoleum në Sheshin e Kuq në Moskë që nga viti 1924. Megjithëse udhëheqësi Sovjetik donte që ëndrrat e tij politike të jetonin në përjetësi, kjo lloj shfaqjeje publike ishte sigurisht jo çfarë ai parashikonte. Si një ateist, ai urrente gjithçka që vinte erë fe, duke përfshirë respektimin e eshtrave njerëzore. Por kjo nuk e ndali Stalinin, që ta përdorte Leninin si një model për propagandën komuniste pas vdekjes së tij…

Në ditën kur varrimi i Leninit ishte supozuar të ndodhte, gazeta shtetërore ‘Izvestia’ shpalli se partia kishte vendosur ruajtjen e kufomës së Leninit.

Pasardhësi i Leninit, Stalini e dinte se regjimi i ri mund të përdorte të gjithë ndihmën e mundshme nga cilat o simbole, që prodhonin një lidhje shpirtërore tek njerëzit.

Problemi i vetëm? Balsamimi i parë i Leninit mendohej vetëm të zgjaste pak ditë deri sa të varrosej dhe filloi të dështonte, sapo moti ngrohej. Pika të zeza filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij, goja varej e hapur dhe sytë gjysmë të hapur filluan të zhyten në zgavra.

Më në fund, komiteti vendosi të planifikonte përkujtimoren dhe punësoi profesorin e anatomisë Vladimir Vorobev. Pasi ai rregulloi kufomën, vëllai i Leninit raportoi se udhëheqësi i mëparshëm dukej “tamam siç ishte pak orë pas vdekjes së tij, ndoshta më mirë”. Qysh atëherë trupi i tij është larguar nga ndërtesa për një periudhë kohe vetëm në një rast: në 1941-shin u lëviz përkohësisht për në qytetin Siberian të Tyumenit, për ta mbrojtur atë nga nazistët.

Deri në fundin e komunizmit, trupi i Leninit ka qenë nën kujdesin e një firme të quajtur Shërbim Ritual. Është ekzaminuar dhe pastruar me një solucion antibakterial njëherë në javë dhe marinuar në një banjë me acetat potasiumi dhe gliceroli, njëherë në vit.

Tani së fundmi debati nëse trupi i Leninit duhet më në fund të lejohet të prehet është rihapur.

Pikëpamja e Putinit? “Shumë njerëz në këtë vend e shoqërojnë jetën e tyre me emrin e Leninit,” tha ai. “Ta nxjerrësh Leninin dhe ta varrosësh atë do t’u thoshte atyre se kanë adhuruar vlera të rreme, se jetët e tyre ishin jetuar kot”.

Duket se Putini është gjithashtu i ndërgjegjshëm për rëndësinë simbolike të trupit të Leninit, për aktorët e fuqisë së Rusisë, edhe sot… / Bota.al/

Share This Article
8 Comments
  • Per ne Shqiptaret Lenini ishte me teper pozitiv,se negativ.Jo per ortodoksine komuniste,se ajo eshte si ortodoksia Janullatosit,por se qe i vetmi qe denoncoi traktatin e Londres per ndarjen e Shqiperise dhe e zhduku carizmin rus,qe ishte mbeshtetja kryesore e serbeve dhe grekeve.

    • lenini ishte i vetmi qe denoncoi per ndarjen e shqiperise ;;;; ha ha ha ;;kjo eshte historia qe ke mesuar nga enveri nga komunistat more shok ;;; ne 1918 ne paris mbas luftes ;kishte perfaqesuaes ruse franceze greke serbe dhe angleze ;; dhe asnje shqiptare ;;Europa nga presioni i bolshevikeve e ndau shqiperine midis serbit dhe grekut ,,dhe malit te zi ;;dhe a e dini ju more shoke ;;; se k zh b ruse e beri atentatin ne Sarajevo me qellim te provokonte luften ;;dhe i tha serbeve ;;;se e vetmja gje per te marre kroacine bosnjen kosoven eshte atentati ;;;; dhe me 6 studenta serbe e pregatiten atentatin ;;;rusia i ndihmoi per cdo gje ;;;POR ENVERI DHE KOMUNISTAT NUK E TREGONIN NE HISTORI … SE BOLSHEVIKET ISHIN MIQTE .. FRYMEZIMI I KOMUNISTAVE.. POR ISHIN EDHE ARMIQTE E SHQIPTAREVE …PA RUSIN KURRE SERBI OSE GREKU NUK NA VIDHNIN TOKAT …

      • Po çfare thua mor debil shpelle?! Per denoncimin qe Lenini i beri Marreveshjes se Londres eshte shkruar qe para Luftes se Dyte Boterore mor tarallak. Ka dokumenta dhe faqe gazetash te kohes, mor idiot. Dhe nje nga shkaqet qe qeveria e Fan Nolit njohu ate te Moskes ishte pikerisht ky fakt. Ti je nje shpellan i vertete fondamentalist islamik qe urren gjysmen e Shqiperise vetem se jane te fese se krishtere. Por meso mor bajge islamike se ka qene sllavi dhe sovjetiku Leon trocki qe ka shkruajtur me llahtari per krimet qe forcat serbe kane kryer ndaj shqiptareve te Kosoves. Lexo, studio, pastaj fol o kafshe prehistorike. Ke ngelur jo ne vitin 1990 por ne vitin 1990 para eres sone. E more vesh.

        • Katarakti ! ke vetem nje pasaktesi per Lev ( Leon ) Trockin qe ishte çifut e jo sllav , te tjerat qe ke shkruar je i sakte ,

  • Lenini nuk duhet te varroset. Ai eshte idhuj i mendimit dhe veprimit njerzor, ishumices qe vazdon ta mesoj si te intergrohet ne dialektiken e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *