Bardhok Pllanaj, personi në kërkim si organizator i trafikut të drogës nga laguna e “Vilunit” në Lezhë, raportohet nga të gjitha mediet se i ka shpëtuar arrestimit të policisë, duke u fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.
Ky i fundit e mohon një gjë të tillë.
Por, “Shqiptarja.com” sjell një detaj interesant.
Pllanaj ka qenë në një lokal në Tiranë me Tom Doshin, para se policia të përpiqej ta arrestonte atë.
Një fakt i tillë ka dalë nga një raport-vëzhgimi i fshehtë i kryer nga agjentët e sektorit të narkotrafikut në Policinë e Shtetit, i cili, ka nxjerë zbuluar jo vetëm deputetin e PKD Mark Frroku por edhe deputetin e PS Tom Doshi, i cili ka qënë në lokalin “Antik” në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet.
Doshi nuk del direkt me emër, në këtë raport-vëzhgimi, si miku i tij Mark Frroku, por agjentët kanë konsatuar se në të ndodhej dhe “Audi A8” me targa AA 827 GX që i përket Mark Frrokut dhe automjeti tjetër me targë AA 833 JV, që i përket deputetit Tom Doshi.
Të dy këto automjete dhe një automjet tjetër tip “Range Rover” AA 688 JU, kanë qënë të parkuar tek lokali “Antik” që administrohet nga Tom Doshi, ndërkohë që pikërisht në këtë lokal policia kishte dyshime se mbahej i strehuar shtetasi Bardhok Pllanaj.
Për këtë arsye, dyshohet se Pllanaj ka pasur lidhje edhe me Doshin.

Nuk eshte se duke iu versulur Tom Doshit policia e Tahirit del e lare. Kush paska qene ai ngq lart qe ka dhene urdher per te mos e arrestuar trafikantin ne makinen e deputetit? Perse keto gjera dalin vetem tani ndeesa u mbajten te fshehura gjithe kete kohe?
po pse i nxirni tani ju keto lajme dhe nuk i nxirrni ateher kur kryhen..si ka mundesi qe kete bosin e droges e mbanin ne mbikqyrje dhe ky iu iku nga duart se e ndihmoi frroku.deri sa e dinit qe ishte ne makine me frrokun dhe ishte i kerkuar,i kapnit prej flokesh te dy dhe i terhiqnit zvarr dhe ashtu do na tregonit vertet policia nuk pyet per politiken..se kush eshte doshi e frroku ate e dime se i njohim.turp per ps qe i kantidoi dhe qe su largua prej tyre sa erdhi ne pushtet..po qe paska dhe paligjshmerira qe nuk u lejoka te hapet makina e deputetit kur dyshohet qe ka te kerkuar brenda ne makine,kesaj i thone te dhjefsha shtetin..nderhyn kur do e sdnerhyn kur sdo..politika jone plehre
MOS U BENI PALE NE DOSJEN” DOSHI”-miqesisht
Ju nuk jeni te sponsorizuar nga qeverija. apo jo?
O “DITA”,a keni ndonje te re per te thene,nga ato qe shkruan gazeta “SOT”nga gazetar i vertete Mahmutaj per çeshtjen Olldashi?Mos u merni me nje problem ku shqiperia e mori vesh se kush vret e kush paguan.
Dini gje perse heshti PS,se PD dihej,po perse ne nje krim te tille kjo prokurori fallsifikoi provat,apo edhe sot e njejta gje po ndodh edhe me Doshin?