Politika si fe, feja si politikë dhe rasti i Shën Kozmait

redaktor

Për të shpërndarë ndonjë keqkuptim nga analiza dhe kritika për situatën e krijuar   me “internacionalizimin” e luftës civile në Siri dhe përfshirjen e disa qindra individëve edhe nga hapësirat shqiptare, e shoh të nevojshëm një vështrim historiko-filozofik të natyrës së veprimit të politikës si fe dhe të fesë si politikë.

Thënë ndryshe, të simbiozës shekullore midis fesë dhe politikës. Që në zanafillën e historisë së njerëzimit dhe më pas për shekuj me radhë, njerëzit praktikisht kanë pasur nevojë për të komunikuar e mbështetur edhe shpirtërisht qëndrimet dhe hapat konkrete në marrëdhëniet midis tyre. Pra nuk mund të mos kishin një jetë shpirtërore komplekse edhe pse në trajtë të pazhvilluar e primitive. Sot e marrim si të nënkuptuar lirinë e ndërgjegjes, ndarjen e fesë nga shteti dhe nga shkolla, pra atë që përmblidhet me konceptin e shekularizmit, por në të vërtetë kjo është arritur përmes luftrash të shumta, shpesh me frymëzim fetar si “luftë për fe dhe tokën e të parëve” (atdhe), të shoqëruara me përplasje si në mendimin njerëzor parashkencor, ashtu dhe në atë filozofik.

Në këtë rrafsh, një rol të veçantë ka pasur lidhja midis politikës dhe fesë zyrtare, që gjithashtu ka historinë e vet. Është i njohur fakti historik që “themeluesi i Europës së re”, perandori Konstadin, ishte i pari që kuptoi nevojën e një Kishe Unike, me pozita të unifikuara të çështjeve themelore doktrinare kanunore, me ato sociale dhe politike. Me guximin e një shtetari largpamës, ai i dha fund epokës së fesë kristiane si fe antishtetërore dhe në vitin 324 e shndërroi atë në “botëkuptim perandorak” dhe e shpalli fe zyrtare.

Fesë kristiane nga ana e vet iu desh që të ndryshonte shumëçka nga qenia e saj si “fe e të shtypurve dhe e skllevërve” për të përligjur pushtetin e perandorit, madje për ta paraqitur çdo pushtet në përgjithësi si pushtet me prejardhje hyjnore të bekuar nga Shpirti i Shenjtë. Formë e rafinuar e përligjies së fesë si politikë. Pas kësaj, froni mbretëror në të gjitha vendet e Europës deri dhe çdo lloj pushteti, quhej legjitim vetëm duke patur bekimin e pushtetit papnor të Romës.

Për pasojë, gjatë gjithë periudhës së gjatë e të errët të mesjetës, besimi quhej primar, kurse arsyeja thjesht një mjet për të mbështetur dhe argumentuar besimin.

Filozofia merrej kryesisht me ndërtim skemash mendore abstrakte të shkëputura krejt nga përvoja gjë që i dha edhe emrin e goditur: filozofi skolastike. Etërit e Kishës filluan të quhen edhe filozofë me autoritetin e nevojshëm për të përshtatur deri dhe sistemet filozofike të Platonit, Aristotelit etj., me besimin dhe dogmat teologjike të kohës. Gjithsesi, në se duam të shohim edhe këtu ndonjë gjë pozitive, atëherë le të themi se çuarja në ekstrem e lidhjeve midis politikës dhe fesë, midis misticizmit dhe filozofisë, përgatitën terrenin për Rilindjen Europiane, për daljen e një mendimi të ri filozofik e shkencor, por gjithsesi i mbarsur që në fillim me mëkatin e “parë”, me atë të theksimit tej mase të materiales në dëm të shpirtërores.

Ndërkaq, fillon edhe revizionimi i lidhjeve të politikës me fenë. Legjitimiteti i pushtetit politik dhe domosdoshmëria e ekzistencës së shtetit filluan të interpretohen duke u nisur nga premisa e rrënjë tokësore dhe jo nga ato hyjnore. Kulti i arsyes fillon të vihet mbi gjithçka! Sidomos nga elita e filozofëve dhe e politologëve. Politikës filluan t’i vishen funksione të uzurpuara nga feja: sidomos ai i ribërjes së njeriut (i deleve të perëndisë), i ruajtjes së rregullit e sigurisë… Sipas filozofit anglez Tomas Hobs (1588-1679), shteti është mjeti i domosdoshëm për të përmbajtur njerëzit nga egoizmi i tyre i shfrenuar për të evituar kaosin, apo sipas shprehjes së tij, luftën e të gjithëve kundër të gjithëve (Vepra e tij “Leviafan”). Për një rast të tillë “përbindëshi Leviafan” u përligjka, sipas Hobsit.

Veçse, një këndvështrim i tillë i ri e jo dogmatik, por realist e dialogues, përmbante dhe mundësinë për të shkuar më tej drejt një politike që përfshinte në përmbajtjen e vet edhe vizionin demokratik. Etërit – themelues të demokracisë liberale Lok (1632-1704), Monteskie (1689-1755), Ruso (1712-1778), me teorinë e Kontratës shoqërore hapën rrugën për një program reformash për të cilat kishin nevojë urgjente të gjitha vendet evropiane që kishin hyrë në rrugën kapitaliste të zhvillimit, për të adoptuar organizimin dhe drejtimin republikan e demokratik të shoqërisë. Një organizim i tillë kërkonte që kisha të ishte e ndarë nga shteti; që shtetarët të kishin besim te populli, i cili në mënyrë të habitshme mund të zgjedhë shtetarët e vetw. Për këtë, kusht i domosdoshëm ishte që: 1. E drejta të trajtohej si shkencë; 2. Që barazia e vërtetë të shihej si “shpirti i shtetit”; 3. Që liria politike e qytetarit të shihej edhe si qetësi shpirtërore dhe si siguri, që e bën të panevojshëm “ngushëllimin klerikal” për delet e Perëndisë; 4. Që shteti të ishte garanti i respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Përshkrimi nga humanizmi ishte tipari dallues i parimeve të tilla demokratike që synonin bërjen e njeriut më të mirë edhe pavarësisht nga feja. Që të jesh qytetar shumë i mirë dhe i devotshëm, shkruante Monteskie, duhet të jesh në radhë të parë njeri me qëllime të mira. (Mbi frymën e ligjeve. Botimet “Luarasi”, Tiranë, 2000, f. 41). Pjesë e një programi të tillë novator e humanist ishin edhe idetë luftarake të Rusoit që kërkonte përmbysje në sistemin e vjetër feudal të edukimit dhe afrimin e individit me natyrën. Nuk është e rastit që në përmbajtjen kryesore të veprës së tij Emili ose mbi edukimin (1762), përfshihet edhe një kritikë e rreptë e demaskuese ndaj fesë dhe sidomos ndaj klerit, aq sa parlamenti francez vendosi djegien e veprës! Realisht kultura demokratike e botës perëndimore filloi të ndeshet shpejt me fakte gjithnjë e më të shumta e më “bërtitëse” që nuk përfshiheshin dot më tej nga teoria politike e demokracisë, apo nga teoria mbi rolin përcaktues të ekonomisë në raport me jetën shpirtërore.

Zhvillime të tilla nuk mund të mos sillnin ndryshime edhe brenda strukturës fetare të të menduarit. Kjo reflektohet si në lindjen e feve të reja (Feja Islame, shekulli VII-të), ashtu dhe në diferencime thelbësore brenda feve të lindura më herët. Po i referohem fesë kristiane. Në vitin 1054, si rezultat i mosmarrëveshjeve të thella që reflektonin krizën politike dhe ekonomike të Perandorisë Romake, kristianizmi, ashtu si vetë Perandoria pësoi çarjen e parë të madhe, ndarjen në kristianizmin lindor (Ortodoksizmi) dhe në kristianizmin perëndimor (katolicizmi). Më tej, nevojat e zhvillimit kapitalist perëndimor çuan në Lëvizjen kulturore e fetare të Reformacionit (shekulli XVI-të) dhe lindjen nga katolicizmi të Protestanizmit (1526). Martin Luteri (1483-1546), lider i Reformacionit në Gjermani, u ngrit kundër pushtetit papnor duke deklaruar se shpëtimi hyjnor është i arritshëm edhe përmes besimit personal, pa qenë nevoja për t’iu nënshtruar autoritetit të kishës dhe blatimeve të ndryshme.

Revoltimi i tij teologjik ishte në frymën e politikës dhe demokracisë liberale që po hidhte hapa të sigurta përpara. Refomacioni çdo gjë e vuri në lëvizje dhe ecja përpara e shoqërisë kapitaliste që këputi prangat e feudalizmit dhe të klerikalizmit papnor, nuk mund të ndalej më. Me këtë, ndër të tjera M. Veber shpjegon veçoritë e zhvillimit të kapitalizmit dhe të shoqërisë perëndimore. (M. Veber. Etika protestane dhe fryma e kapitalizmit. 1901). Thënë ndryshe, të njëjtët faktorë që veprojnë dhe përcaktojnë zhvillimin e shoqërisë, veprojnë në një formë a në një tjetër edhe në ndryshimin e botëkuptimit e të praktikave fetare.

Nisur nga një ligjshmëri e tillë racionale, shpesh ka ndodhur që edhe politikanët më koherentë në shtrimin e ideve të tyre antiteistike, të përdornin një retorikë fetare në thelbin e vetë për të bazuar veprimet e tyre. Kështu përfaqësues të shquar të Revolucionit francez (1789), në vend të Trinitetit të Shenjtë filluan të përdorin diçka tjetër edhe më abstrake, si: Liri, Barazi, Vëllazëri. Madje, vërtetimi i ekzistencës së këtyre tre koncepteve që qëndrojnë në themel të demokracisë perëndimore apo të idesë së progresit social, nuk është aspak më i lehtë nga vërtetimi i ekzistencës së Zotit. Kulti i heronjve, i dëshmorëve, adhurimi dhe kulti i udhëheqësve epokalë të revolucioneve, i barazon ata me perënditë e profetët, kurse portretet dhe monumentet e tyre i shndërron në ikona, në vende adhurimi e hyjnizimi, në mbështetje të kultit liberal të ekonomisë së tregut dhe të konceptit të jetës së konsumit. Dhe më tej, paradoksi është që krijuesit e kulteve të tilla nuk nguronin ta quanin veten ateistë !

Prej këtej lindin pyetje jo aq të lehta për t’u përgjigjur. Çfarë qëndron në bazën e vlerave të demokracisë liberale, interesat ekonomike apo ideologjia? Botkuptimi komunist që pretendon për një ateizëm të pakompromis, a nuk ka edhe ai një strukturë fetare të menduari në thelbin e vet? Realisht, përderisa pretendohej se duke përmbysur shoqërinë e “vjetër” në emrin e së resë, e cila barazohej me arritjen e shekullit të artë, të parajsës mbi tokë, nuk është e vështirë të gjesh jo thjesht pika takimi me fenë por riprodhimin e të njëjtës tabllo ideale, hyjnore. Historia e komunizmit, po ashtu si dhe ajo e fesë është e mbushur me dogmatikë, me revizionistë dhe heretikë (disidentë), që nuk e kanë pësuar më pak se heretikët në të gjitha fetë e njohura botërore. Në të dy rastet kërkohet që të jenë si dekor: në rastin e fesë “delet e Perëndisë”, në rastin e komunizmit turmat brohoritëse, ushtria e fanatikëve që lehtësojnë vetëpastrimin permanent për të mbajtur të pa përlyer doktrinën !

Po kështu historia, kjo shkencë interesante, e mirë dhe e dobishme, na jep argumente të mjaftueshme për të thënë se lufta e ideologjive që predominoi sidomos gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, në themel kishte struktura që na kujtonin luftërat për Fe dhe Atdhe dhe shumë rrallë ato pa dallim feje, krahine dhe ideje, që u bë flamur i Rilindasve tanë të mëdhenj dhe i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar në Shqipëri (Konferenca e Pezës, 16 shtator 1942). Nga një analizë e tillë e shpenguar e strukturave të ndryshme të të menduarit dhe e ashpërsisë që merr shpesh lufta midis mbështetësve të njërës a të tjetrës strukturë, del se me gjithë progresin teknik e shkencor gjatë shekujve dhe iluzionin mbi gjithëfuqinë e qenieve njerëzore dhe të civilizimit teknogjen, pra nga çdo këndvështrim ideologjik që të nisesh, mendimi ynë mbetet fetar në thelbin e strukturën e vetë. Për pasojë, njerëzit, siç tregojnë të dhënat empirike mësohen lehtë që të besojnë në rrethana të caktuara edhe diçka që mund të jetë tërësisht e rreme dhe në kundërshtim me interesat e tyre më afatgjata.

T’i kthehemi përsëri rastit të rekrutimit të disa “shpirtrave të paformuar të rinisë” së sotme që shpesh joshen më tepër nga antikultura se sa nga kultura e mirëfilltë, duke pranuar që të rekrutohen për të luftuar në Siri, në Irak apo gjetkë. Kjo duket komode për rekrutuesit, për   programuesit e trazirave dhe të luftrave, sepse në pamje të parë duket sikur bëhet fjalë për besimtarë fanatikë që duan të luftojnë për xhihad.

Nga bisedat që kam zhvilluar me rekrutues dhe me të rekrutuar, që janë gati qind për qind të rinj në moshë, kupton se bëhet fjalë për njerëz me njohuri fetare tepër të cekta, pra jo me besimtarë fanatikë të fesë islame, aq më pak me fondamentalistë, por me mercenarë në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Rasti i xhihadistit 25 vjeçar nga Kosova LM, që pozoi para kamerave botërore e publikoi në rrjetin social Facebook (fundi korrikut 2014) pamje teksa i priste kokën me hanxhar një irakeni 19 vjeçar, është një dëshmi që tregon se deri ku mund të çojnë mercenarizmi dhe fondamentalizmi fetar. Ky rast makabër bëri xhiron e botës përmes medias ndërkombëtare, pikërisht në kohën kur faktori shqiptar po përjeton epokën më pozitive të historisë së tij dhe Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për integrim në Bashkimin Europian.

Dukuria e mercenarizmi e aq më tepër ajo e radikalizmit fetar, historikisht ka qenë një dukuri e përhapur nëpër botë dhe në çdo rast është bërë fjalë për “profesionistë” për të vrarë në këmbim të parave kudo ku paraqitet një “ofertë e tillë gjaku”, pra në zonat më të nxehta të globit. Dukuria e përdorimit të profesionistëve (e robotëve), të “Rambove”, për të bërë luftrat apo thënë ndryshe për t’i nxjerrë “gështenjat nga zjarri” me gjakftohtësi olimpike dhe me duart e të tjerëve, po bëhet gjithnjë e më joshëse dhe mund të supozohet se në epokën e globalizimit mund të shndërrohet në formën kryesore të bërjes së luftrave, sepse mendohet se kështu ruhet aparenca e respektimit të ligjeve ndërkombëtare dhe e Rezolutave të OKB-së! Prirje tepër e rrezikshme e përdorimit nga politika e fanatizmit fetar si armë lufte dhe e misticizmit për frymëzim!

Vërtet individë të veçantë mund të indoktrinohen njëlloj me ideologjinë xhihadiste përmes platformave interaktive si Facebook, Twitter, You Tube, Instagram etj., por do të ishte e gabuar, gjithsesi e njëanshme të deklarosh sot, se nuk mund të bëhet fjalë për rekrutime sepse të “rinjtë radikalizohen vetë”. Dukuria e rekrutimit të mercenarëve po merr realisht një shkallëzim tepër të rrezikshëm dhe administrohet nga subjekte e qendra që s’kanë lidhje me ideologjinë xhihadiste. Fjala është për një tip lufte të re.

Meriton të theksohet se pas vrasjes së Bin Ladenit, figura e “armikut global” është zbehur, prandaj po investohet për lëvizjen xhihadiste si grupim islamik terrorist i sektit sunit (që e quajnë veten “kripa e tokës” e duhet të drejtojnë!). Në ditët e fillimit të korrikut 2014, pas marrjes nën kontroll të pjesëve të tëra të Irakut dhe të Sirisë, shpallën heqjen e kufinjve dhe krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), i reklamuar si “Kalifat në rritje”, që ka në krye Kalifin Abu Bakr al-Baghdadi dhe synimin agresiv për t’u shtrirë në gjithë Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe deri në Spanjë (me që u qeveris për 700 vjet nga arabët myslimanë) e në të gjitha territoret ku banojnë myslimanë, pra dhe në Ballkan, sidomos në Bosnje, Maqedoni, Bullgari, Greqi, Rumani, Kosovë e Shqipëri). Ekspertët e cilësojnë ISIS-in (Islamic State of Iraq and Sham), si zhvillimin më të rëndësishëm në xhihadizmin ndërkombëtar.

Harta që u shpërnda për mediat botërore tregon hapësirat që Kalifati “i ri” pretendon të ketë në vitin 2020! Dhe vjen paralajmërimi: “ligjshmëria e të gjitha Emirateve, grupeve, shteteve dhe organizatave të bëhet nul nga zgjerimi i autoritetit të kalifit dhe ardhja e trupave xhihadiste në zonat e tyre”! Pra, pretendimi i krijimit të një “fuqie të re” e përfshirë në luftën globale me “Perëndimin”. Mund të duket se pas kësaj, u vërtetua më në fund teza e Hatingtonit mbi përplasjen fetare si burim luftrash në epokën e globalizmit, por realisht fakti që përshkruam, flet vetëm për një formë “të re” të përdorimit të fesë si mjet “bashkimi për luftë”, siç ndodhi edhe në zanafillën e fesë islame të “Profetit Muhamed”!

Ndër të tjera këtë e vërteton edhe mesazhi i drejtuesit të të ashtuquajturit “Kalifat i ri” (Lloj shteti fetar), ditën e çeljes së muajit të Ramazanit (6 korrik 2014). Duke folur për një “epokë të re” iu bë thirrje muslimanëve në mbarë botën, madje edhe në gjuhën shqipe, që të marrin armët dhe të dynden në “kalifatin” e tyre. Thirrja e tij që shpreh një gjendje dëshpërimi dhe ka erën e gjakut është “fluturim” sipas instiktit dhe s’ka asgjë të përbashkët me porosinë e fesë: duaje të afërmin tënd! Në mesazin e “Kalifit” Abu Bakr al-Baghdadi nxitet hakmarrja, nxitet lufta. “Vëllezërit tuaj, nënvizon ai, në çdo pjesë të kësaj toke janë duke pritur për ju për të shpëtuar ata. Për Allah, ne do të marrim hak, për Allah ne do të marrim hak, qoftë edhe pas një kohe”.

Një dëshmi tjetër se bota arabe, dikur djep kulture dhe civilizimi vazhdon të mbetet prapa e mbërthyer nga regjime despotike dhe fanatike, e zhytur në një spirale luftrash vëllavrasëse që ka nga pas interesat ekonomike të korporatave shumëkombëshe. Le të shpresohet se do të vijë koha dhe momenti kur popujt arabë do ta “çojnë mendjen prapa” në kohën e vlerave që e bënin dikur të madh qytetërimin e tyre. Arsimi forconte supremacinë e tij në mjekësi, matematikë, arkitekturë dhe astronomi. Tregtia siguronte të ardhura për metropolet e mrekullueshme, si dhe për erëzat e mëndafshet. Dhe në kohën e saj më të mirë, “bota arabe ishte një parajsë kozmopolite për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët e shumë sekteve, ku toleranca nxiste kreativitet dhe inovacion. Pluralizmi, arsimi, tregjet e hapura: këto kanë qenë dikur vlera arabe dhe mund të jenë sërish të tilla” (Tragjedia e arabëve. The Economist,08.07.2014). Për këtë është e domosdoshme që të nxirret nga “loja” dhe të eliminohet kauza xhihadiste, sipas së cilës demokracia është baras degjenerim, prandaj nuk duhet lejuar. Perëndimi mbase do të bëjë hapin e duhur për të ndryshuar përparësitë dhe qëndrimin ndaj Damaskut zyrtar dhe Asadit, presidentit të rizgjedhur të Sirisë, duke e shndërruar atë nga armik në aleat, në luftën kundër përpjekjeve për të krijuar një “bashkësi shtetesh xhihadiste” në trajtën e një “Kalifati” si strehë për terroristët .

Nisur nga veçori të tilla historike të mendimit, të besimit dhe të filozofisë politike, fenë mund ta trajtojmë ashtu si Berksoni, që kristianizmin e quajti një lloj civilizimi, me që zbuloi përpara njerëzimit vlerat e reja të mëshirës dhe të dashurisë për të afërmin. Por ka plot arsye bindëse edhe për të rënë dakord me Marksin që e quante fenë opium për popullin! Kurse fatalistët e skajshëm kanë mbrojtur e mbrojnë tezën se asnjë progres në kushtet e jetesës a në pozitën sociale të njeriut nuk mund ta ndryshojë atë, nuk mund ta bëjë atë më të mirë, sepse si do që të ndodhë, njeriu do të jetë gjithmonë nën peshën e alternativave dhe sfidave të shtruara nga E. Kanti në formën e tri pyetjeve: Çfarë mund të njoh? Çfarë duhet të bëj? Në çfarë duhet të shpresoj?

Ndërkaq, në përgjigjen e pritshme doemos duhet thënë se Kanti nuk i shtronte këto pyetje në rrafshin e çarmatimit moral të njeriut, por përkundrazi, për të nënvizuar se vërtet njeriut mund t’i paraqiten plot raste e mundësi që rehatinë personale dhe mirëqenien materiale t’i blejë me çdo lloj çmimi, madje dhe me vuajtjet e të tjerëve që i duken të largët, veçse kjo do t’i jepte çarmatimit moral dimensione planetare. Kuptohet, duke llogaritur që pas çdo rasti e zhvillimi mund të qëndrojnë miq të vërtetë, misionarë idealistë, por dhe keqdashës, dizinformues e manipulues apo dhe shërbime vdekjeprurëse për kombe të tërë, sepse si rregull ata mund të hiqen miqësorë, demokratë dhe “besimtarë të thekur”!

Më tej, plot të dhëna që sa vijnë e shtohen, copëza të dijeve e të mençurive të lashta, mbeturina të pajisjeve metalike, mitet dhe legjendat, mundësitë më të mëdha teknologjike për të zbuluar mistere të reja, na shtyjnë të supozojmë për ekzistencën e civilizimeve të një zhvillimi të lartë para civilizimit tonë njerëzor, që nuk dihet si e mbyllën ciklin e vetë. Prej traditave të tilla që janë njëherësh histori dhe kulturë, rrjedhin mësime me vlerë. Prej tyre del se ka edhe mospajtime e dallime thelbësore, por gjithsesi askush nuk e ka parë e trajtuar as luftën dhe as jetën e njeriut si stërvitje sportive, si gjah argëtues apo si llojin më të përhapur të lodrave virtuale. Gjithsesi, në një rrafsh të tillë historik edhe mund të flitet për “përplasje” politike të feve të ndryshme.

Një shembull tipik na serviri kohët e fundit (24 gusht 2014), kremtimi i 300-vjetorit të lindjes së Shën Kozmait nga Kisha Autoqefale Shqiptare. Që të festohet datëlindja e një shenjti, në vetvete s’ka asgjë të keqe, por kur politizohet për interesa të qarqeve shoviniste të një shteti fqinj, atëhere kemi përdorim të fesë për qëllime politike. Dhe rasti i organizimit të festimeve për shën Kozmanë është i tillë.   Historikisht dihet se ai ka lindur në shkurt 1714 dhe jo në gusht, në Etoli, një krahinë përballë Patras (Greqi) dhe jo në Kolkondas (fshat në afërsi të Libofshës së Fierit), ka ardhur si misionar për greqizimin e territoreve shqiptare, ka luftuar kundër gjuhës shqipe dhe është varur në një pemë rrugës për Berat më 24 gusht 1779. Pra del që është një përvjetor vdekjeje dhe jo lindjeje, një festë e sajuar me mesazhe politike antishqiptare. Për më tepër që festimet u zhvilluan me prezencën e priftërinjve të lartë grekë, drejtuar nga sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, por dhe me pjesëmarrje të politikanëve nga të dy vendet dhe angazhim të pushtetit vendor Fier… Me të drejtë kjo “festë” u shoqërua me kundërshti dhe debate të përligjura nga shtypi shqiptar dhe 26 shoqata të shoqërisë civile. Gjithsesi, kujdesi i politikës së fqinjësisë së mirë për raste të tilla asnjëherë nuk është i tepërt!

Jeta politike e përditshme, na jep edhe shembuj jo të paktë “konfliktesh” që duken në lloj-lloj formash, që nga vizitat e sforcuara të politikanëve për të uruar festat fetare, madje për t’i përdorur deri dhe pelegrinazhet e besimtarëve si mitingje partiake kundër njëri-tjetrit (siç ka ndodhur në kishën e Laçit, në malin Tomorr e gjetkë) dhe deri te dukja e tyre si besimtarë të spikatur që nuk harrojnë t’i mbyllin fjalimet politike me sloganin: Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë. Kjo nuk i pengon që duke lavdëruar tolerancën fetare, të bëjnë sherre, të përdorin fyerje për njëri-tjetrin, aq sa edhe festën e shumëpritur për marrjen e statusit të vendit kandidat për integrim në BE (28 qershor 2014), mazhoranca qeverisëse ta bënte në parkun e bukur te “Pallati i Brigadave”, kurse opozita bojkotuese në parkun e liqenit artificial….

Ndërkaq edhe sikur sjellje të tilla, që bien ndesh edhe me moralin fetar më të zakonshëm të pranohen si një lloj gare politike, e pranueshme për kushtet e demokracisë dhe të tolerancës, ato nuk do të mjaftonin për t’i dhënë të drejtë S. Hatingtonit që përplasjet fetare i quan përplasje politike qytetërimesh dhe më tej, si burimin dhe shkakun kryesor e të vetëm të luftrave midis shteteve dhe të konflikteve globale gjeopolitike, të sotme dhe të ardhshme. Gjithsesi, hulumtimi i çështjeve të tilla do të vazhdojë të mbetet i hapur për debate dhe analiza të tjera.

Share This Article
17 Comments
  • kam lexuar ne greqishte profecite e shen KOZMAIT. Asnje nga ato nuk ka armiqesi per shqiptaret,perkundrazi perdor termin ARVANITIA qe shtrihej nga etolia ku ka lindur deri lart ne shkumbin.QE sot te quhet TOSKERIA. Mos harroni qe jetoj ne kohen e ALI PASHES dhe ne ate me urdher te sulltanit nuk lejoheshin shkollat shqipe e dyta gjuha zyrtare evilajetit te Ali pashe TEPELENES ishte gjuha greke. SHEN KOZMAI perhapi arsimimin megjithse ne gjuhen greke per kohen ishte pozitive.konkluzion;gjuhen shqipe e kane luftuar si turqit dhe patriarkana.SHume luftetar qe luftuan per greqin si KOLOKOTRONI, XHEVELA, BOCARI, MJAULI,BUBULINA,PRANOHEN nga greket qe nuk flisnin greqisht por asnjehere nuk ihodhen poshte ,perkundrazi. NE bejme te kundet me shen kozmain.Ai eshte pjese e historise sone.SHEN KOZMAI ESHTE SHENJTE SHQIPTAR. AI KURRE NUK KA PERDORUR TERMIN EPIR OSE V. EPIR POR ARVANITIA .NE DITET E SOTME TOSKERIA.

  • Deri ne Shkumbin e doni Shqiperine,o @nani,po matane Shkumbinit ja keni lene Serbit?Po ne Shqipot nuk e duam Greqine,as Etoline,Nuk, eshte e jona,duam Janinen,e duam Camerine deri ne Preveze,Ate Kozma shejtanin merreni ne Etoli,se erdhi pa ftuar,merreni edhe ate tjetrin nga Afrika shen Anastasin,se mos na vdesi ketu dhe kush e duron shenjterine e tij!

  • Shen Kozmai , nuk ka qene kurre AntiShqiptar , sepse keta analistet e famshem nuk bazohen kurre ne Histiri , por vetem ne Intersat e tyre . Shen Kozmai i Etolise i thoshte besintareve te mesojne greqishten ne menyre qe te kryejne meshen dhe te Lavderojne Perendine , pasi Shqipja egzistonte si e folur dhe jo si e Shkruar .Nje tekst fetar llogjikish nuk thuhet dot permendesh .Pastaj cpune kane Analistet myslyman te futen ne punet e kishes dhe te futin hubdet aty ku nuk i takon . Pse nuk ndihen per Hoxhen qe pellet 5 here ne dite Arabisht dhe lutjet i thone po ashtu ne Arabisht dhe gjoja Kisha Orthodhokse ketu ne Shqiperi kryeka sherbesat Greqisht kur eshte krejt e Kunderta . Thone qe prifterinjte pse jane greke ? Ku kleriket nuk dine as greqishten e jo me te jene Greke . Pse ju analist e gazetar te famshem nuk ndiheni per Prifterinjte e Kishes Katolike ku 95% e tyre jane Polak , Italian ,Cek e Sllovak . Lufte e paster politike e organizuar nga qarqe te ndryshme nen drejtimin e Nikolla Markut qe hiqet per prift kur nuk eshte tille dhe Kreshnik Spahiu qe eshte pule e ngordhur ndihet 1 here ne Vit kur Zgjohet nga Gjumi Letargjik.

  • Vecova “ka ardhur si misionar për greqizimin e territoreve shqiptare, ka luftuar kundër gjuhës shqipe dhe është varur në një pemë rrugës për Berat më 24 gusht 1779” .Shen Kozmai nuk eshte varur ne Peme ruges per Berat po ne nje peme ne Fshatin Mujalli prane Kolkondasit.Ikni mesoni histoite e Shenjtoreve dhe pastaj hajde flisni e shkruani ..

    • @olti

      ilia gollobordasi, e paske ndërruar emrin e paske bërë olti? Ndër gjithë ato budallallëqe antishqiptare që ke shkruar, vetëm diçka më bën kureshtar. Si vallë ke arritur ta lexosh historinë e shenjtorëve ti që shkruan e shkruan shqipen si fëmijë i klasës së pestë? Apo ta ka treguar Anusi në formën e përrallave-pordhë, kur e mbledh kopenë tuaj pranë oxhakut, ku çdo njëri qen prej jush i shpjegon me pathos se ç’ka bërë gjatë ditës kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve?
      Latë nam o këllira! Jeni mbledhur 2-3 priftërinj antishqiptarë gjysmanalfabetë (si të gjithë kungujt që rriten në serën greke e Shëna-Vlashit), bashkë me @benin-qenin dhe shkruani këtu gomarllëqe pa kufi, pasi ju gënjen mendja se me këtë propagandë muti mund të ndikoni mendjet e shqiptarëve. Gabimi më i madh i juaji është se kujtoni që kjo është çështje mendje, e mund të ndikohet me propagandë dylberësh, kur në fakt është çështje zemre. Shqiptarët nuk e duan Anusin dhe pikë, sepse duan Shqipërinë e shqiptarët dhe vetëm Shqipërinë e shqiptarët e asgjë tjetër!

      • Nderimi i Shën Kozmait si shenjtor lokal nisi në shek. XVIII, në të gjitha ato zona ku ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të zgjuar ndërgjegjen e shtypur të ortodoksëve nga nata e gjatë osmane, duke frenuar dukshëm islamizimin e këtyre trevave. Këtë e dëshmojnë ndërgjegjja e popullit ortodoks shqiptar, afresket e ikonat, shërbesa kishtare për shenjtorin, Manastiri i tij ndërtuar me kujdesin e Ali Pashë Tepelenës (1814-1815) dhe mbi të gjitha, e dëshmon nderimi i madh i gjithë popullit shqiptar, edhe atij joortodoks, kudo ku ai predikoi.

        Dëshmi e këtij nderimi para vitit 1961, që hedh poshtë ato që pretendojnë antiortodoksët, mes shumë të tjerave është ajo që kanë shkruar e botuar dy nga personalitet më të mëdha të Kishës sonë: IMZOT THEOFAN NOLI DHE KRYEPISKOPI I PARË KANONIK, FORTLUMTURIA E TIJ KRISTOFOR KISI.

        Imzot Theofan Noli, në vitin 1947, në Boston, botoi Kremtoren (Të kremtet) e Kishës Ortodokse. Në parathënien e tij thotë se: “Përkthimin… e kemi bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i Kryehirësisë së Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”. Dhe në faqet 754-763 jep shërbesën kishtare të këtij shenjtori.

        Pra, Imzot Theofan Noli, që në 1947 (pra përpara viti 1961) e quan Shën Kozmai i Beratit dhe shërbesën e shenjtorit e merr nga botimi i vitit 1931 të Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft për Shën Kozmain.

        Pra, për Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, DY PATRIOTËT KORIFENJ ORTODOKSË SHQIPTARË, Shën Kozmai nuk ishte as antishqiptar e as “joshenjtor”, siç trumbetojnë zotërinjtë antiortodoksë.

        Tani o Pellazg trutharë zgjidh një standard: ose respekto dhe ndero atë që respekton dhe nderon i madhi Fan S. Noli që e përmend gjithmonë si shembull që duhet ndjekur, ose hidh poshtë edhe Shën Kozmanë dhe Fan Nolin.

        • @Roberta-olti-ilia

          O prift dylber gollobordas me pseudonimin kuptimplotë @Roberta, mos i lejo vetes të më thuash mua trutharë, me ato fjalë që të dalin nga vrima e kokës së pallës që mban mbi shpatullat e mbuluara me rason e këllirtë, të cilën ti kujton se është gojë… Kozmai i ndyrë i Etolisë ka qenë një prift shqipevrasës, i cili u dërgua në trojet arbërore me ferman të robëruesit të arbërve dhe Arbërisë, sulltanit. Dylberi Kozma s’ishte tjetër veçse një qen i sulltanit dhe vartës i bindur i kryeqenit të sulltanit, Patriarkut Ekumenik.
          Fakti që një figurë e turpshme e historisë shqiptare, si Ali Kusar tepelena, ka ndërtuar një manastir për nder të një shqipevrasësi, nuk është tregues se qelbësira Kozma nderohej nga shqiptarët. Shqiptarët nuk ka sesi të nderonin një figurë që nderohej nga Aliu, i cili i kishte robëruar ata dhe i përdorte si skllevër në shërbim të oborrit të tij të mbushur përplot me kurvat greke që mbante në harem, apo të dylberëve grekë që u pastronte tubin e sobës. Aliu ka qenë një figurë negative dhe e urryer, të cilin propaganda komuniste e ngriti në një piedestal që ai maskara nuk e meritonte. E vetmja meritë e Aliut është se iu kundërvu sulltanit, ashtu si edhe bullgari Pasvanolluja, por për interesat e veta, sepse krijoi një pashallëk të pavarur ku shtypte e rripte me taksa shqiptarë e grekë. Edhe atë manastir e ka ndërtuar me qëllime të mbrapshta, për t’u shfaqur sikur i trajtonte mirë vasalët e vet grekë apo besimin ortodoks, pasi po ndërtonte një manastir për një pleh që myzeqarët i ortodoksë i futën hurin në Kolkondas.
          Mos e përmend Nolin e Kisin me gojën tënde që qelb era spermë, sepse ata ishin shqiptarë dhe jo dylberë si ty, apo kreu i lukunisë tuaj Fortposhtërsia e Grekëve Kryepisi Anus Qenullatos. Nolin as që bëhet fjalë ta hedh poshtë, përkundër, ndërsa për dylberkën Kozmaicë as që e marr mundimin ta rruaj trapin.

          • po sa i felliqur qenke ne gjuhe dhe mendje more ‘pellazgu’ i denje per fjalet qe nxjerre… mjere ti per shpirtin tend… Zoti te dhashte cfare meriton…!

  • njeriu sot ne shqipri I duhet raliteti te mesoje te nevojshmen per te mbijetuar, jo histori “diturie” si hajmali qe njeriu I vare ne qafe per te na vene ne gjume me prralla me mbret e barkun bosh, sot ka me rendesi e nevojejshmja se e ditura.Do te kishte vlere shkrimi te trajtoshe problemet e mprehta shoqrise se tranzicionit te gjate pa mbarim qe shqetsoin realisht vendin dhe ju jeni pjese e kesaj , dhe me emra presidentesh kryeministrash,qeverishe,politikanesh,deputetesh,historjanesh,intelektualesh,priftrinjesh,hoxhallaresh dhe cili qendrim do te ishte me i drejte ne kete kohe per tu mbajtur ?.

  • Profesor pellumbi keshtu eshte kur popujt e ardhur nga nje kulture tjeter ne europe e ktu e 560 vjet nuk munden te integrohen ne kulturen kristjane!
    Pra nuk ua ka fain as greqia e as serbia qe i akuzoni kaq shum,por esht lakmia per te mbajt te pushtuar popujt e per te ruajt kulturen sunduse orjentale,qe kerkun ne toke te arberve nuk ka ekzistuar dhe per ket kan luftuar edhe heronjte ton kombetare si gjergj kastrioti!
    Nuk ua ka fain as kozmaj i etolise e as ndonje si pune e titos te jugosllavise kur keta kan prapaganduar krishtin e jo islamin!
    Pra ktu ka divergjenca ideologjish profesor pellumbi qe te mbajm vertet per njeri shum tolerant e te zotin ne politikat sociale ashtu sic pershkruhet edhe krishti!
    Europa gjithnje u ka dhen doren e ju i keni kthyer brylin e e quani europen kurve!!!
    Lufta per pushtet ka ndare si fete ne parti e partite ne fe!!
    Integrimi esht domosdoshmeri,qe te kemi nje fe e te mos perlahemi mes njeri tjetrin kur fillojn fushatat per pushtet!
    Pushteti esht i te gjithve e as i njeres fe apo parti ashtu sic po e prapagandojn ata qe luftojn per pushtetin e djeshem apo te sotmin!

    • @beni-qeni

      Të lumtë! Je shembulli më i mirë sesi interneti i bëjnë njerëzit të ndërveprojnë. Ja shiko veten ti. Megjithëse je një gomari i madh, që s’di as të shkruash, i “përgjigjesh” flakë për flakë Profesorit që ka një gomar me shkollë! Kush janë të ardhur në Evropë para 560 vitesh more pleh , shqiptarët myslimanë? Shpëlaje gojën more qelbësirë vllahe, se shqiptarët janë baballarët e Evropës, kurse ju haletë afro-aziatike, me sy të zinj dhe lëkure të zeshkët, jeni të ardhur vonë në Evropë. Erdhën të parët tuaj o qelbësira antishqiptare dhe stërgjyshërit tanë u hapën derën e i mirëpritën, por nuk e dinin që të ardhurit nuk ishin vetëm pabuksa, por edhe bukëshkalë. Kurse ju, pasardhësit e atyre bukëshkalëve të parë, jo vetëm keni trashëguar veset e të parëve tuaj, por jeni edhe më keq se ata, pasi prostituoni me grekun ditën për diell…

  • Ai ishte djall Kozmai deri sa i ka lene me shkrim (e zeza mbite bardhe) mallkimet per gjuhen shqipe dhe per ata qe flasin shqip, si une e ti. Une do flas shqip edhe pse e di qe Kozma djalli nuk do mi fale mekatet, si do tua fale atyre qe mohojne Shqiperine, shqiptarine dhe gjuhen shqipe.
    Shenjtoret e mi nuk jane greke por shqiptare te nderuar ortodokse si Fan Noli i Madh, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, At Stathe Melani, Papa Llambro Ballamaci, martiret e Kishes sime qe rane nga dora gjakatare e Kishes Greke te Janullatos

  • Per mjeranet Olti, Tiku, Nan Myzeqari, Beni, etj- te cilet e duan Shqiperine dhe ortodoksine shqiptare jo me zemer por me…stomak. Jane pjese e grazhdit te Janullws -shen Kozmait tw dytw, i cili rrezikon te vdesi ketu dhe te na e leri litarin jashte si edhe Kozmai i pare.
    Me e keqja- me ato qe shkruajne, injorojne veten pasi nuk kane lexuar asnje liber historie dhe flasin toidhjo si papaset greke te cileve iu binden e servilosen qenerisht per tri euro…
    Per profesor Pellumbin, pergezimet me te mira. Shkrimi eshte nje kendveshtrim i ri shume i nevojshem per radikalizmin fetar qofte islam apo kristian. Sera e shen Vlashit nxjerre prifterinj grekomane-antishqiptare siç i meson Anastasi…
    Festimi i 300 vjetorit te shejtan Kozmait nga Anastasi ne Koilkondas, ishte manover greke…

  • Kemi vite te tera qe mundohemi t’i mbushim mendjen vetes per autoktonine,ne keto troje,por nuk po gjejme dot kuptimin e emrave qe ju kane vene te paret tane,fshatrave,qyteteve,lumenjve,maleve,fushave etj.toponime qe ne gjuhen tone te perditshme nuk i kuptojme.-I them edhe ketij cope@pellazgu,qe me demek na i ditkerka,e qe si autokton i kupton,te na shqiperoje,jo per mua se une i di e i kam te qarta,por per takemin e skotkes se tij,qe cirren posht e perpjete.

  • Ne librin “ZEUSI”, me autor Rasim Bebo, faqe 305 thuhet: “Murgu Kozma, ka qene….Kurt Pashe Berati …dha urdher per ta vrare duke e ngulur ne hu,….”
    Cili autor po na genjen ne shqiptareve per menyren se si ju mor shpirti nje fetari ? PERSE KESHTU ?

  • Turp per ty qe mban edhe titull”profesor”edhe markesist qofte.Ti s’je ne gjendje te kuptosh librat hyjnore,ti ke tru te shpelare.

  • Është për të ardhur keq që disa autorë të mediave si dhe disa persona të ndryshëm hedhin baltë mbi shenjtorët dhe drejtuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Kështu po ndodh edhe këto ditë kur pritet të festohet e kremtja e martirizimit të Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit. U referohemi kryesisht shkrimeve të botuara rishtazi në media, të cilat, konkretisht për Shën Kozmain shprehen negativisht dhe me fjalët më ofenduese.

    1. Kemi vënë re që të gjithë keqdashësit përdorin për Shën Kozmain epitetin shenjtor grek apo i përket kishës greke dhe jo asaj shqiptare.

    Shenjtorët kanë dimension universal. Ashtu si në vendin tonë kremtohen me madhështi Shën Joan Pagëzori, Shën Joan Vladimiri, Shën Nikolla, Shën Gjergji, Shën Naumi etj, të cilët nuk janë shenjtor vendas, por kremtohen gjerësisht mes nesh, kështu edhe Shën Joan Kukuzeli nga Durrësi, një nga themeluesit e muzikës bizantine (kishtare), Shën Nikodhimi i Beratit, Shën Asti i Durrësit, Shën Lefteri i Vlorës, etj. kremtohen gjerësisht në gjithë Kishat Ortodokse në mbarë botën. Shën Kozmai, si një prej tyre, shkruan me dorën e tij: “Vendlindja ime e rreme tokësore dhe e kotë është nga rrethi i Apokurit”, pjesë e krahinës së Etolisë, në të cilin ai u lind. Kështu, të gjithë shenjtorët kanë një gjë të përbashkët që i bën ata universal, të përbashkët kanë atdheun e tyre të vërtetë, Mbretërinë e Qiejve.

    2. Gjithashtu këto ditë kemi lexuar shpifje të ndryshme si ajo e studiuesit Moikom Zeqo: “Në tërë dokumentet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nuk ekziston ndonjë fakt apo dëshmi që Kozmai të jetë kanonizuar edhe si një shenjtor shqiptar. Kozmai nuk ka qenë i dalluar veçmas dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, që nga ftillëzimi i saj institucional, nuk e ka theksuar asnjëherë Kozmain si një njeri që i ka shërbyer edhe interesave kombëtare, por edhe fetare të Shqipërisë.”

    Shën Kozmai është nderuar si shenjtor në Shqipëri, fill pas martirizimit të tij. E meqenëse z. Zeqo kërkon fakte, Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofor Kisi, në vitin 1931 thekson qartë rolin dhe kontributin e Shën Kozmait për Shqipërinë: “Në mbarimin e shekullit të tetëmbëdhjetë krishterimi i Shqipërisë kishte arritur në një rrezik shumë të madh. Nga padija e thellë e popullit, nga shtypjet e qeveritarëve të asaj kohe, nga tmerri që mbretëronte nëpër të krishterët, jeta dhe pasuria e të cilëve varesh prej mëshirës së më të fortëve, renegacionet, mohimet e besës, ishin gjëra të shpeshta dhe të zakonshme. Shumë herë ndodhte që vise të tëra ndërronin fe për shkaqe pa rëndësi.

    Në këtë gjendje ardhja e Shën Kozmait shënoi një stacion tepër të rëndësishëm për fatin e krishterimit në Shqipëri.

    Po si një apostull i ri, i mbushur me entuziazmin e Frymës së Shenjtë dhe me zemërnxehtësinë e profetëve, ky orator i shkëlqyer i Ungjillit, u përpoq me fjalimet e tij të larta dhe të ëmbla, t’u japë zemër dhe kurajë të krishterëve të terrorizuar të atëhershëm dhe t’i përmbante në traditat fetare atnore. Mund të themi sigurisht se, edhe ato teproja të pakta të krishterimit që mbeten sot në Shqipërinë e jugut, u detyrohen këtyre veprimeve.

    Merita më e madhe e Shenjtit dhe lartësia e tij tregohen nga kujdesia e veçantë që shfaqte për kulturën e popullit. Kur vizitonte një katund apo qytet për të predikuar, mendimi i parë i tij ishte të hapte shkolla, në të cilat, djemtë e të krishterëve merrnin edukatën darovisht”. (Jetëshkrimi dhe Akoluthia e Dëshmoit të Ri dhe Isapostollit Shën Kozma, Kristofor Kisi, Korcë 1931, fq. 3).

    Pas Imzot Kristofor Kisit, është Imzot Theofan Noli që bën në vitin 1947 një përmbledhje të shërbesës të përkthyer nga Kristofor Kisi. Ai shkruan: “Le ta nderojmë o besnik, dhe le ta kurorëzojmë me lule Shën Kozmanë, bukurinë e Dëshmorëve, mburrjen e murgjërve, predikonjësin e besës, shembullin e priftërinjve, imituesin e mbaruar të Apostujve, se bën çudira, dhe na dhuron shërime. Le ta përshëndoshim pra, dhe le t’i thërresim: Gëzohu o ligjëronjës i besës, o kollonë e patronditur e Kishës. Ruaje KiShën në paqe me ndërmjetime, se ke kurajë përpara Shpëtimtarit, se derdhe gjakun si një Apostull i tij.” (Kremtore e Kishës Ortodokse, përkthyer nga F. S. Noli, Boston 1947).

    Ashtu si imzot Kristofor Kisi, edhe Imzot Theofan Noli, e konsideron Shën Kozmain një shenjtor të madh me shumë vlera dhe virtyte në misionin e tij të shenjtë. Nëse për këta dy klerikë, intelektual dhe atdhetar, Shën Kozmai është një shenjtor që i ka shërbyer dhe ka dhënë një kontribut të paçmuar për të krishterët e Shqipërisë, atëherë përse këto gjoja “shoqata atdhetare për identitet e bashkim kombëtar” që kanë si shembull këta atdhetarë të shquar, keqinterpretojnë bindjet e tyre? Përse këta intelektual jo të krishterë përzihen në çështjet e besimit të krishterë ortodoks duke mos pasur fare njohuri, përbaltin shenjtorët të cilët populli, për shekuj me radhë, i kremton me shprestari?

    Shën Kozmai nuk i përket një kishe vendore. Ai është një shenjtor ekumenik dhe kremtohet në mbarë dhenë. Shumë kemi parë e dëgjuar këto ditë. Ata që e martirizuan 235 vite më parë vazhdojnë edhe sot të tërheqin litarin në grykën e tij. “Fali o Zot se nuk dinë se ç’bëjnë…”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *