Deputeti socialist, Erion Braçe, thotë se kur ka vendosje tritoli, PD del dhe bën nga 5 deklarata në ditë, duke sulmuar policinë.
Ndërsa kur arrestohen personat që vënë eksploziv, si në rastin e sotëm, nuk ndjehen. Por, Braçe kritikon edhe PS-në për qendrimin po mban ndaj policisë, pasi sipas tij, nuk po e mbështet sa duhet.
“Kur shpërthen tritoli Partia Demokratike, Basha, Berisha, Ristani e të tjerë, bëjnë nga 5 deklarata në ditë!! Pyetje kam: Po kur arrestohen të dyshuarit si organizatorë të shpërthimeve me tritol që synojnë të gjunjëzojnë një shoqëri të tërë, përse Partia Demokratike hesht 5 herë në ditë?! Kam dhe një pyetje të dyte; Po Partia Socialiste përse nuk flet për këtë? Qoftë edhe për ti dhënë mbështetje qytetare Policisë së Shtetit që bën detyrën mes mijëra sakrificash”, shkruan deputeti socialist.

o brace llafazani nuk u lodhe mer duke bo propagande,,,,ps nuk mund ti jape policise mbeshtetje qytetare i jep vetem mbeshtetje politike ,,,,kto jane llafet e tahirit qe the apo ti ka thene ndonje tjeter,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
Ky i shkreti mbeti duke bere pyetje sepse nuk eshte i zoti te jape pergjigje konkrete.