Më 11 mars, hulumtuesit spanjollë zbuluan se kishin gjetur mbetjet skeletore të shkrimtarit Migel de Servantes dhe gruas së tij, Catalina de Salazar.
Megjithatë, burimet e Bashkisë së Madridit pohuan atëherë se ende nuk mund të garantohej se vërtet ato eshtra i përkisnin shkrimtarit. Në një konferencë për shtyp dje në mëngjes, përgjegjësit e hetimit kanë njohur se “vendimi” i tyre nuk është 100 për qind i sigurt, por ama “vihet re ekzistenca e shumë koincidencave dhe asnjë mospërputhjeje”.
“Është e mundur që në mesin e eshtrave që gjendeshin në dyshemenë e dhomës së nëndheshme të kishës së tanishme të Trinisë gjenden disa që i përkasin Migel de Servantes”, tha Francisco Etxeberria, mjekja ligjore dhe drejtoreshë e kërkimit.
“Nuk mund të bëjmë një verifikim matematikor, nuk kemi siguri absolute. Jemi të kujdesshëm dhe të emocionuar”, tha profesori. “Jemi të bindur se mes këtyre fragmenteve të kemi diçka nga Servantes”, shtoi ai. Mediat spanjolle njoftuan se edhe pse provat historike dhe arkeologjike tregojnë që eshtrat janë të Servantes, nuk ka prova të ADN-së. “Eshtrat janë në gjendje të keqe dhe nuk na lejojnë që të bëjmë një identifikim individual”, shpjegoi ekspertja e mjekësisë ligjore Almudena García Rubio. Studiuesit kanë më shumë se një vit që kërkojnë eshtrat e autorit të Don Kishotit (1547-1616).
Servantes u varros në atë kishë më 1616, sepse kështu vendosi shkrimtari, i cili ishte një besimtar i urdhrit trinitar. Ky besim ndihmoi që të paguhej për shpëtimin e tij kur ai u kap nga piratët dhe u burgos për pesë vjet në Algjeri. Kisha u rindërtua më vonë. Eshtrat e tij u transferuan në tempullin e ri në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe kishin humbur për shekuj me radhë.
“Vdiq si një njeri i varfër. Një veteran lufte me plagët e betejës”, tha Pedro Corral, drejtor i Kulturës, Sportit dhe Turizmit të qytetit të Madridit. Shkencëtari Luis Avial tha në një konferencë shtypi dje se Servantes do të varroset “me nder” në të njëjtin manastir kur të ndërtohet një varr i ri. Servantes njihet në Spanjë si “Princ i Shkronjave”.

A nuk ishte pirati Arnaut Mami ai qe e kapi Servantesin?
……..
http://www.veteranstoday.com/2015/03/18/charlie-crimes/
Charlie Hebdo & Copenhagen: Netanyahu war crimes?