Jozefina Topalli bojkoton strukturat e PD-së

Dita

Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, e cila arriti që të bëhej edhe Kryetare Kuvendi për dy legjislatura në kohën e qeverisjes së djathtë, ka vendosur që të mos jetë më pjesë e mbledhjeve të kësaj force.

Burime nga PD e Shkodrës bëjnë të ditur se deputetja e këtij qarku nuk ka marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të zhvilluara nga PD e kësaj dege.

Në kohën e qeverisjes së PD-së, Topalli kishte dorë të lirë edhe për të propozuar emrat e deputetëve të tjerë të këtij qarku, të cilat më pas i miratonte Berisha.

Por me ardhjen  e Bashës në krye të PD-së, edhe fuqia e Topallit ka rënë, dhe kjo e fundit ka zgjedhur që të hapë krahun.

Edhe sot u zhvillua takimi i Grupit të Punës së PD-së në Bashkinë Vau Dejës, takim që u drejtua nga Kryetari i Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj.  Të pranishëm në takim ishin dhe Kryetari i PD-së Shkodër,  Ramiz Çobaj si dhe deputetët,  Voltana Ademi dhe Helidon Bushati.

Share This Article
15 Comments
    • oooooo mark uk ta perzune teze zhelen prej PeDe-je o burra tani shko e bjer ne kompromis me pashukun qe ta qasin prap ne SHQUP teze-zhelen…

  • Na u prish pune se nuk merr pjese dizenjatorja. Te hapen dosjet dhe te shkoje te kujtoje arat e misrit te Shkodres

  • Me vine keq per te. Do zoti edhe lideri i vete shpirteror katandiset pa fuqi reale ne PD
    Kjo eshte vdekje per keta qe u mesuan duke na treguar forcen

  • Mos i bjeni ne qafe zonjes. Po meret me do dosje te kalume dhe per kete i duhet te udhetoje drejt Vlores per konsultime me nje shok.

  • Partia e Topallit dhe dhe e Liderit shpirteror te saje (Vicidolasit) vetem emrin kishte Demokratike se ne veprime ishte fashiste.Nuk mund te shtiresh gjithe jeten. Ju doli boja se turpi u kishte dale me kohe.Kokrra kokrra do perfundoni te gjithe se do u zene mallkimet e popullit .

  • *****…..Jozefin me je bere si zonja e zeze me shpirte dhe pune .Te fala FARI BALLIUT….dhe intriganteve te tjere , e’keshtu e paska jeta !…perplasjet e jetes krijojne keto kufoma te gjalla ,D.P-ja sot eshte mbushur me persona te infektuar nga kjo semundja e pushtetit per te vjedhur,disa kane dhe depression psikik,por gjithnje eshte e njeta semundje :tamafi per te vjedhur dhe grabitur ,ky denim eshte I pa riparueshem je nervozuar dhe gati per tu nxehur,je shkeputur nga raliteti.Je ne enderre Jozefin te duket vetja K.Parlamenti,dhe Saliu K/Minister por ne ralitet jeni mundur tani ecni si hije.*****…

  • i dergoni pagesen e projektit te kuvendit,se kjo eshte tallur me ne.hyri ne politike vetem per pronat e saj.rrofte dhe vuajte shume .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *