Brace:Të hetohen koncensionet, janë krijuar monopole

Dita

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi raportin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës, për vitin 2014. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati tha se gjatë vitit të kaluar janë marrë 42 vendime nga të cilat: 2 vendime me gjobë;1 vendim me kushte dhe detyrime; 3 raste është hetuar për abuzim me pozitën dominuese; për marrëveshje të ndaluara është hetuar në 7 raste; 8 vendime janë autorizim për përqendrime, 4 vendime për rekomandime ndaj institucioneve publike për aktet ligjore, 1 vendim për përjashtim të marrëveshje nga ndalimi;dhe vendimet e tjera kanë qenë të natyrës procedural.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës u shpreh se institucioni që ajo drejton ka filluar punën për vitin 2015 me një axhendë të qartë të sektorëve prioritarë, për ndërhyrjen me qëllim rivendosjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Ndër sektorët kryesorë, janë sektori i komunikimeve elektronike, energjia dhe gazi, bujqësia, sektori bankar, etj., ndërkohë që pritet që një sërë procedurash hetimore të hapen dhe bazohen në ankesat e ndërmarrjeve në tregje dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë.a

Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkoi që ky autoritet të nisë hetimet për koncensionet, për të cilat qeveria kishte premtuar rishikimin e tyre, kolaudimit, të markimit të karburanteve, skanimit të kontenierëve dhe të pullave fiskale.

“Katër kontrata koncesionare në kushtet e një monopoli të pastër që prej më shumë sesa një viti arkëtojnë rreth 80- 90 milionë dollarë nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Nëse duhet të flasim për krim, këto janë krime. Nuk ka sesi ky Kuvend nën varësi të të cilit janë ERE dhe AKEP të zvarrisë për muaj dhe për vite zbatimin e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës”, deklaroi Braçe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *