Prokuroria e Shkodrës kërkon 18 vjet burg për një shtetas të akuzuar si përgjegjës për vdekjen në një aksident rrugor të 5 personave, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2013.
Prend Ndreca akuzohet për veprën penale të ‘shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 të rinjve. Ngjarja ndodhi në 22 tetor të 2013, kur automjeti kamion “Man”, me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja. Si pasojë kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW.
Në përfundim të hetimit, prokuroria e Shkodrës ka krijuar bindjen e arsye në prova se personi i akuzuar është përgjegjës për vdekjen e 5 të rinjve.

per kete e pranoi vete shoferi , qe kerkoi ta denonin se nuk jetonte me dot me kete faj mbi supe , doli pordhikareria me kriju bindje , mjere ata qe iken po dhe shoferi u tregua i gatshem per te pranuar cdo lloj denimi , sipas shtypit te kohes nuk jetonte dot me kete ndjenje faji te dhimbshem , sado qe dhe bmw ishin te rinj te pire po nuk qe e drejte se qene ne rruge .
Te pakten ky e ka bere pa dashje,kurse djali i Xhuvanit e ka bere me dashje e eshte denuar 35 vite.Po nje ashte fakt avukati i Luizes se jo Kostandinit ishte Edvin Kristaq Vlash Rama.