Mblidhet Asambleja e PS së Tiranës, salla duartroket diskutantët që ngritën problemin e punësimit

redaktor

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë e Tiranës pasditen e sotme.

Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë lidhej me anën organizative të zgjedhjeve lokale.

Me praninë e kryeministrit Edi Rama, mbledhja është hapur nga Saimir Tahiri, kryetar i PS-së për kryeqytetin, i cili e ka përqendruar fjalën e tij të shkurtër në rëndësinë që marrin këto zgjedhje.

Diskutantët socialistë e kanë vënë theksin në shqetësimin që ka baza për sa i përket punësimit.

Sa herë diskutantët flisnin për çështjet e punësimit, ata duartrokiteshin.

Aty janë sugjeruar edhe emra se kush duhet t’i përfaqësojë ata në garën e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se emrat e sugjeruar ishin ato të ish-kryeministrit Pandeli Majko dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ish-kryetare e njësisë bashkiake numër 1.

Kanali TCH thotë se nga burimet e tij përveç dy emrave të Majkos dhe Nikollës do të testohen nga PS edhe Blendi Klosi dhe Albana Dhimitri, kjo e fundit ish-staf i Ramës në Bashki, e prezantuar si shoqëri civile.

 

Share This Article
13 Comments
  • Dihet qe MAJKO KA perkrahje te madhe ne Tirane.Por ne kendeveshtrimin time MAJKO me lehte mund te beje Presidentin sesa bashkinne

  • Po ne Vlore?,se mos na sjell ndonje nga TR,ndonje Fate apo ndonje biznesmen te rekomanduar nga Mezan Malaj?Kurren e kurres nuk votojme per ta,na duhet nje emer i paster,me reputacion dhe qe ka dhene prova se eshte i suksesshem ne drejtim.

  • Ky Majko dhe ky Klosi me se jane marre keto 25 vjet qe u shperbe shteti?Apo i kane bere fresk ‘2 burrave te shtetit’.Ne burg!

  • po ky majko ma eshte ngjitur si rrodhe dhe nuk po na ndahet njesoj si berisha, fino,ilir meta. e ceshte ky njeri cfare vlera leshi ka sdime gje. ka qeverisur ne kohen e lesh e lise si ilir meta e bashkim fino duke zbatuar vetem ato qe i thoshin te huajt. mos lini nam

  • Mashtrim total Lindita Nikolla nuk u permend fare…Por nuk ishte ky qellimi i asaj mbledhje…Ajo mbledhje ishte per te ndezur motoret e fushates.Pati ndonje qe donte te behej interesant per te bere ndonje propozim por Lindita ne asnje menyre…

  • Nese PS mbeshtet ALBANA DHIMITRIN , mund te themi se PS eshte e reformuar, ne te kunderten PS eshte zon rob nga te paaftit qe kon zone rronje prej me shume se 25 vjetesh, te cilet nuk kon bo asnje gjo per komunitetin……..

  • …..Jom i sigurte, nese PS nuk kandidon Albanen, ajo me siguri do te kandidoje si e pavarur. Do shikojme nje dyel te forte midis Albanes dhe Gjergj Bojagjiut, ku ne fund do ti buzeqeshe fitorja Albanes, sepse, ajo ka tre cilesite qe te japin mundesine te kesh suksese nje jete, ato jane Zgjuarsia, fishnikeria dhe thjeshtesia……..Forca Albana, mos u dekurajo nese PS nuk te sugjeron,dil si e pavarur dhe do te jesh e sigurte se do tja dalesh dhe se ty do te te buzeshi fitorja , sepse, Tirona pret te vesh ne zbatim ato projekte madheshtore qe kishit pregatitur sebashku me ish kryetarin e bashkise Edi Rama, por pe fat te keq nuk u vune ne zbatim se dora hajdute e Ristanit me kompani nuk donin qe Tirona te bohej nje qytet modern …..

    • Hahahahahahahahahahahahaha, sa e forte!

      Kjo do ishte me e bukura, Albana te kandidonte e pavarur, a do te arrinte ti merte votat e burit te vet??????????

  • tirona ; gjej noi nofke tjeter , psh tirona veriut ,,,,,ska tironc qe e ngaterron xh me gj keto gabime i bejne vetem malsoret ,,,,, sa per sqarim ps do haje derrin mac qe ne dore te pare keto zgjedhje o tironc kaucuku,,,,,se ropt jane deri ne fyt me mashtrimet edhe me arrogancen e ketyre legenave te ripjelljes,,,,,,,,,,,,,qe ngelen neper fb edhe duke shperndare tapija shpiash jane bo mo keq se ajo plaka llapazane e pd-se (salija)………..!!!!!!!!!!!

  • Albana mund te vendosej kandidate dhe ne pogradec pasi ka kujtime te bukura nga hotelet e pogradecit i di mire ajo kur shkonin si staf bashkie atje….

  • Shume mire e kane qe kerkojne pune. Rama, kerkoi pune si kryeminister, socialistet e ndihmuan dhe e bene te tille.
    Edhe socialistet prandaj votuan qe nga politika te fitojne edhe ata dicka. Dikush u be minister, dikush drejtor, por beje edhe ate socialistin e thjeshte qe ka qe me 1992 qe te rri besnik dhe mbrapa teje, te pakten beje roje ne nje ministri a ne nje institucion tjeter. Nuk po kerkojne te behen drejtora dhe ministra.
    Nuk do. Atehere, ke paralajmerim per pushim nga puna e kryeministrit. Mos kerko vota ne zgjedhjet e ardheshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *