Prokuroria kërkon arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut

redaktor

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal.

Në kërkesën që Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sqarohen argumentat kundër dy deputetëve. Sipas kërkesës, Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 03.03.2015, ka regjistruar kryesisht procedimin penal për veprën “Vrasja e funksionareve publike” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a – 22 i Kodit Penal, në bazë të deklarimeve të deputetit Tom Doshi, i cili ka deklaruar publikisht se ai dispononte prova, sipas të cilave, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kishte paguar vrasës me pagesë për të eleminuar fizikisht atë dhe një deputet tjetër. Në të njëjtën ditë, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka referuar materialet në ngarkim të shtetasit Durim Bami, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Në kuadër të hetimeve për këtë procedim penal, janë pyetur persona që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes, përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, kriijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar. Në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë.

Nga ana tjetër, organi procedues, në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.

Prokuroria për Krime të Rënda, pasi ka arritur në konkluzionin se ngjarja është inskenuar nga ana e shtetasve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ia ka kaluar hetimin për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka tagrin ligjor për hetimin e zyrtarëve me funksion “deputet”. Në analizën që i është bërë materialit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është konkluduar se dy deputetët dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

Share This Article
18 Comments
  • Sa mire i merr urdherat nga Berisha ky Llalla. Arrestim per dy deputete te mazhoranses. Me nje fjale, ne Kuvend, mazhoransa te kete dy deputete me pak.
    Ky eshte llogjika qe te arrestohen te dy per kallzim te rreme, kur ata japin deklarata te kunderta?? O njeri, o tjetri genjen. Jo te dy. Atehere, perse nuk arrestoni edhe Meten, Berishen, Ramen dhe Tahirin, te cilet gjithashtu dhane deklarata te kunderta ne Prokurori???

  • Le te shporren qe te dy nga jeta politike, po pati mundesi tu sekuestrojne edhe pasurite.
    Pervecse felliqin fytyren e shtetit, tregojne edhe njehere se populli duhet te zgjedhe perfaqesuesit e tij ne Kuvend duke pasur nje game me te gjere kandidatesh nga Partite politike(nqs pranojme akoma fatkeqesisht, qe te na i servirin Kryetaret e Partive) ose ka ardhur koha per te ndryshuar ligjet e Zgjedhjeve.
    Votojme nje Deputet sepse na paraqet nje program te “mirepercaktuar” te nje Force politike, per te cilen ne e votojme, dhe pas disa muajve per prishje pazari me Kryetarin, kalon ne nje Force tjeter politike, me nje program dhe besueshmeri tjeter nga ajo qe ne votuam, dhe vazhdon te kete mandatin pa kufi si Perfaqesuesi i votave te meparshme!!!!
    Tung

  • Per Mark Frokun, smund te them asgje, por Tom Doshi duhet arrestuar dhe jo vetem denimi, por edhe fatura financiare e shkaktuar, nga kjo estrade kodoshiane, ti ngarkohet ne kurriz Tom Doshit.
    Duhet te behet e qarte, per te gjithe, populli ska nevoje te paguaje, police, bodigarde, prokurore, agjente, deshmitare, gjykates, as parlamentare e ministra, per kohen e humbur, ne kete maskarade kodoshiane.
    Te filloje numerimi i oreve te harxhuara e trafikut te bllokuar, per kete ceshtje dhe te behet fatura financiare, qe duhet te paguaje shkaktari i ceshtjes Doshi.
    Ne qofte se do te kemi nje fature financiare, qe paguhet nga shkaktaret e mashtrimit, atehere do te filloje qetsia, se cdo aventurier do te shohe, qe populli, nuk paguan me, por faturen do ta paguaje, ai qe e shkakton.

  • Ja edhe nje loje tjeter e prokurorit LLALLA. Loje e trashe…… Kush mund ta haje.
    Edhe Toma e di qe kjo eshte fallco. Sa te mbulohet planin e sales dhe te LLALLES

  • Ne se eshte e vertetuar,arrestimi do te ishte gjeja me korrekte qe duhet te ndodhe.Tani mbetet te sqarohen qendrimet e maxhorances dhe opozites,mbeshtesin hetimin,pra prokurorine apo mbeshtesin kriminelet dhe mafiozet.Ketu ndahet shapi nga sheqeri,kush eshte per shtet dhe ligj dhe kush eshte per anarshi dhe Maliq.
    Si qytetar,mbeshtes ndeshkimin e kujtdo,te cdo krahu politik,vecanerisht ndeshkimin e atyre,te cilet ngrene kurthe dhe thurin intriga me vrases,me porosites dhe tutore te vrasesve per perfitime,personale apo politike.Edhe pse mbeshtes te majten,me vjen mire qendrimi i saj i deritanishem,qendrim i cili,jo vetem nuk ka penguar hetimin,sikurse ka bere vazhdimisht Sali Berisha,sidomos me pengimin e prokurorise per arrestimin e 6 gardisteve per vrasjen e 4 vetave me 21 Janar,por ka ndihmuar me venien ne dispozicion te saj edhe te drejtuesve me te larte te shtetit.
    Ne se do ecet ne kete drejtim,do te kemi shpresa se Shqiperia ka filluar te behet…

  • Absolutishte dakord me ju “hori I bulevardit” po une dua te shkoj edhe dicka tjeter.

    Ti vendosen sanksione ne BIZNESET e tyre. Se Jo vetem qe I kane ndertuar me VJEDHJE, PROSTITUCIONE, KONDRABANDE E KRIME, por vazhdojene te tallet me djersen dhe fukarallek un e ketij populli. Keta bejne te gjitha te ligat, populli paguan faturen e shpenzimeve…

    SANKSIONE EKONOMIKE DHE BURG

  • Ua futi Berisha ketyre.Sa cpifje te pavertetuara ka bere Berisha,sikur nje dite burg per cpifje sot duhet te ishte ne burg me 101 vjet.

  • TOM DOSHIN SHBA E CILESUAN SI KRIMINEL, NDERKOHE QE MARK FRROKU E KA VELLANE KRIMINEL VRASTAR TE KOMISARIT TE POLICISE DHE SHETIT ME MAKINEN E TIJ NE TIRANE KRIMINELA TE KERKUAR NGA INTERPOLI.

    Nga ana tjeter Like Floriri eshte dokumentuar me ze dhe figure nga videoja e Dritan Priftit qe eshte STRUMBULLARI i korrupsionit pushtetar dhe MBRETI i rryshfetit makaber ne vendin tone dhe per kete arsye ASKUSH nga Bota Demokratike nuk eshte kujtuar ta ftoje qofte edhe per nje vizite kete Kryetar Parlamenti te Rilindjes Socialiste te Edvin Rames.

    Ne kete situate krej absurde dhe tejet te trishtuar ne te cilen ndodhet Vatani, situate tragjike e shkaktuar nga Mafia e rryshfetit, droges dhe kokaines, kujt i plas se ke ka dashur te vrase Like Floriri, dallkaukun dru me pre Tom Doshin apo finokun mafioz dhe vrastar Mark Frroku, sepse o milet injorant dhe i paditur per Shqypnine Like Floriri do te bente mire qe t’i qerronte keta CIBANE te qelbur me killerat e tij, por e keqja e madhe eshte se:

    LIKE FLORIRI ESHTE PJESE E BANDES MAFIOZE ME PUSHTET.

  • Toma me kujton historin nje greku qe fitoje ne loto 2 miliard dhrami.Dhe tha qe ;tani dua te behem kryeminister. Ne kete momente miku eshte ne burgdhe i mbushur me borxhe

  • UROJ QE TE JETE FILLIMI I ARRESTIMEVE!!!
    PASI NE BURG DUHET KALBUR KRIMINELI BERISHA ME GJITHE FAMILJEN E TIJ.
    GJITHASHTU DUHET TU KONFISKOHEN TE GJITHA PASURITE
    TE SHOHIM SE CDO TE BEHET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *