Kryetari i LSI, Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Bujqësise Edmond Panariti do të marrë pjesë nesër në orën 11: 00 në inaugurimin e një pularie në Xhafzotaj (Shijak).
“Kryetari i LSI, z. Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë z. Edmond Panariti nesër në orën 11:00 merr pjesë në inaugurimin e një pularie në Xhafzotaj (Shijak).
PS: Këtu mund të gjeni vezë shumë cilësore dhe pula më të zgjuara se sa pulat e #PRIFTIT”, shkruan Këshilltari për Mediat i Kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi.
Në verën e këtij viti, LSI loboi që të lehtësohej paketa fiskale për të gjithë fermerët dhe për mbarështruesit e shpendëve, një biznes që vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh.
Prej gushtit të vitit të kaluar, edhe Tom Doshi dhe Dritan Prifti nisën sëbashku një biznes, ku hapën në Koplik një pulari.

Qesendise Saline per pularine,por u leshove me vrap me gershere ne dore per te promovuar pulari te tjera,kjo tregon se e ke patur zili Saliun,e do t’ja kalosh ne finish,te lumte o kryetar,por kujdes nga burgu. !
Po kush eshte kjo pulari ajo qe kryetari tha pularia e krimit. Per pulat u prishet hengshit koken ishalla se per popullin nuk mendon njeri.